Lajmet

Ejup Maqedonci: Serbia ka dislokuar tri brigada ushtarake gjatë vijës kufitare me Kosovën dhe ka vendosur 48 baza operative

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaron se vendi është në rrezik nga kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë, pasi kjo e fundit po mbështet grupet e armatosura paramilitare. Ai thotë se Serbia ka dislokuar tri brigada ushtarake në jug të territorit të saj dhe përgjatë vijës kufitare me Kosovën ka vendosur …

Më shumë...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, paralajmëron se zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen në këtë pranverë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkoi nga ndërkombëtarët ta hetojnë sulmin terrorist kundër Policisë së Kosovës, më 24 shtator

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se zgjedhjet e parakohshme në vendin tonë  mund të mbahen në këtë pranverë, pasi të gjitha partitë politike janë bërë gati për zgjedhje dhe se vendi tashmë është në fushatë. Ramush Haradinaj thotë se AAK-ja qëndron dukshëm më mirë sesa në sondazhin e …

Më shumë...

Dhjetëra militantë të Sali Berishës kanë defiluar para shtëpisë, ku ai po mbahet në arrest shtëpiak, i ruajtur me policë

Dhjetëra militantë të Sali Berishës kanë brohoritur  para shtëpisë ku po mbahet në arrest shtëpiak, i ruajtur me policë. Brohoritjeve të mbështetësve të tij dhe ovacioneve, Berisha i është përgjigjur duke dalë në dritaren e tij, duke i përshëndetur me dy gishta. Dy ditë më parë Gjykata e Posaçme pranoi …

Më shumë...

Sami Lushtaku: Albin Kurtin e konsideroj më shumë së sa rival politik, ai po e diskriminon komunën e Skenderajt

Sami Lushtaku

Duke folur lidhur me mos ndarjen e Buxhetit të Shtetit për komunën e Skënderajt, nga regjimi  i Albin Kurtit nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka krahasuar  atë me ish-kryekriminelin e Ballkanit, Slobodan Millosheviq. Nënkryetari i Skenderajt, nga Partia Demokratike e Kosovës, e konsideron absurde mospërkrahjen e Qeverisë …

Më shumë...

Dogana: Turqia është vendi nga i cili Kosova importoi më shumë edhe gjatë vitit 2023, me mbi 744 milionë euro import

Doganierët nuk pranojnë të barazohen me të gjithë shërbyesit civil të administratës publike në Kosovës

Dogana e Kosovës gjatë vitit 2023 ka grumbulluar nga tatimet doganore mbi 1.6 miliard euro, rreth 135 milionë euro ose 9.5 për qind më shumë sesa në vitin paraprak, raporton Anadolu.  Drejtori, Agron Llugaliu, tha se Dogana është duke shënuar rezultate pozitive edhe sa i përket luftimit të ekonomisë joformale …

Më shumë...

Betim Gjoshi: Njerëzit po ikin në Gjermani e gjetkë si pasojë e fushatës 10-vjeçare të opozitës antishtetërore të Albin Kurtit

Betim Gjoshi: Hipokrizia e radhës e qeverisë është sot kur Albin Kurti bëhet sikur e respekton heroin Enver Zymberi

Sekretari për organizim në PDK, Betim Gjoshi tha se prezenca e kryeministrit Albin Kurti në aeroportin “Adem Jashari” në ditën e parë të lëvizjes pa viza në zonën Shëngen, është një përpjekje për të improvizuar normalitetin në rrethana kur qytetarët e Kosovës po përballen me pasoja të politikave të tij. …

Më shumë...

Tërmetet e fuqishme që goditën Japoninë kanë lënë të paktën 48 të vdekur dhe kanë shkaktuar dëme masive

Kryeministri i Japonisë,  Fumio Kishida,  deklaroi se autoritetet janë në luftë me garë për të gjetur sa më shumë të mbijetuar nën rrënojat e shkatërruara nga tërmeti. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin më shumë të mbijetuar nga ndërtesat e shembura, të penguara nga rrugët e dëmtuara dhe të …

Më shumë...

Josep Borrell: Hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, është vendim historik i BE-së

Josep Borrell, në seancën e KS të OKB-së ka folur edhe për propozimin franko-gjerman dhe për dialogun Kosovë-Serbi

Shefi i  Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është cituar të ketë deklaruar  se hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, është vendim historik i BE-së. Qytetarët e Kosovës tani  mund të udhëtojnë në vendet e  BE-sp pa viza. Kjo sjell përfitime …

Më shumë...

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani përshëndeti liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Igli Hasani: Samiti i Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë, ishte investim për paqen dhe prosperitetin në rajon

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani përshëndeti liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së. Ai tha me këtë rast se kjo  është një ditë e mirë për Kosovën sepse qytetarët e saj më në fund fillojnë të përfitojnë nga …

Më shumë...

Besnik Tahiri: Merita e vetme e kësaj qeverie janë sanksionet e vendosura nga BE-ja dhe jo liberalizimi i vizave

Besnik Tahiri: Kërkojmë të mos abuzohet me ditën më të rëndësishme të Kosovës, sikur bëri, Kurti duke folur për veten

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar kundër deklaratës së kryeministrit Albin Kurti për liberalizimin e vizave, të cilin e quajti meritë të qeverisë së tij. Ai ka theksuar se merita e vetme e kësaj qeverie janë sanksionet e vendosura nga BE-ja. Kurti po pretendon merita për …

Më shumë...

Qytetarët e Kosovës kanë nisur të lëvizin në territorin e Serbisë me targa të Kosovës pa i vendosur stikerat në simbolet shtetërore

Qytetarët e Kosovës kanë nisur të lëvizin në territorin e Serbisë me targa të Kosovës pa i vendosur stikerat në simbolet shtetërore

Qytetarët e Kosovës kanë nisur të lëvizin në territorin e Serbisë me targa të Kosovës pa i vendosur stikerat në simbolet shtetërore. Vendimin e Qeverisë së Serbisë e bëri të ditur drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, duke përmendur që kjo nuk nënkupton njohje të …

Më shumë...

Shaip Kamberi: Rreth 10 mijë shqiptarëve të Kosovës Lindore u pasivizohen adresat nga autoritetet serbe

Shaip Kamberi

Deputeti i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi, në një intervistë për “Zërin” ka treguar se çfarë ndodh me pronat e shqiptarëve të cilëve shteti serb ua pasivizon adresat, pra i largon nga regjistri civil. Kamberi ka thënë po ashtu se përmes pasivizimit të adresave Serbia po bën spastrim etnik të …

Më shumë...

25 qytetarë janë lënduar nga fishekzjarrët gjatë natë së ndërrimit të viteve në Kosovë

IKSHPK apelon qytetarët që gjatë festave të fundvitit të mos i përdorin mjetet piroteknike

“Gjatë 24 orëve në Qendrën Emergjente deri më tani kanë kërkuar ndihmë gjithsej 290 pacientë, duke marrë parasysh 250 kanë qenë mbrëmë, dhe ndërrimin e sotshëm gjithsej 50 pacientë kanë kërkuar ndihmë. Prej tyre 25 pacientë kanë qenë të lënduar nga mjetet piroteknike dhe lëndimet kanë qenë të ekstremiteteve, ku …

Më shumë...

Pas afër 25 vite në geto dhe izolim, sot Evropa i hapi dyert edhe për shqiptarët e Kosovës të udhëtojnë për në vendet e saj, pa viza

Analistët amerikanë Janusz Bugajski dhe Daniel Serwer, vlerësojnë se Bashkimi Evropian po ndjek një qasje të gabuar ndaj Kosovës

Qytetarët e Kosovës nga dita e sotme kanë filluar të udhëtojnë pa viza në 27 shtetet e zonës Shengen. Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të kësa …

Më shumë...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, uroi të gjithë shqiptarët për një vit të mbarë, me shëndet, paqe e dashuri

Edi Rama: Në indeksin e Fuqisë Globale 2022 Shqipëria ka kapërcyer 14 shkallë nga 2021

Në natën e ndërrimit të viteve, kryeministri Edi Rama uroi mbarë shqiptarët për një vit të mbarë, me shëndet, paqe e dashuri, si dhe me mundësi të reja për realizimin e ëndrrave dhe përmbushjen e shpresave.  Këtë herë, urimi tradicional i fundvitit u shoqërua me një video të krijuar nga …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi Në ditëlindjen e atdhetarit dhe idealistit të përjetshëm, Jakup Krasniqi

Ahmet Qeriqi Në ditëlindjen e atdhetarit dhe idealistit të përjetshëm, Jakup Krasniqi

Na ndau jeta nga aktivitetet e përbashkëta,  Jakup. Ty  të ndau edhe nga familja, të afërmit, veprimtarët, bashkëluftëtarët, përveç atyre me të cilët je në burg, ndërsa mua kësaj radhe, në vend të burgut, ku do të ndihesha shumë herë më mirë, më gozhdoi  sëmundja e pashërueshme, por ende nuk …

Më shumë...