Lajmet

Faturat e larta të energjisë janë goditja e radhës për familjet e vendit tonë, tha kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Ableard Tahiri

Abelard Tahiri

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Ableard Tahiri ka kritikuar Qeverinë Kurti për faturat e larta të energjisë elektrike. Ai konsideron  se faturat e larta të energjisë janë goditja e radhës për familjet kosovare.  Në vitin e tretë të Qeverisë Kurti, qytetarët po ndjejnë në xhep efektet “e fuqishme” të kësaj …

Më shumë...

Daut Haradinaj: Mafia energjetike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve tanë

Daut Haradinaj

Në reagimin e tij  kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike,  zyrtari  lartë  i AAK-së, Daut Haradinaj ka deklaruar se kjo dëshmon qartë se mafia energjetike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve tanë.  Kjo është arsyeja e anulimit të “Kosovës së  Re”  me qëllim për t’i lejuar …

Më shumë...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka pranuar si të bazuar ankesën e Avokatit të popullit, duke e rrëzuar Ligjin e Pagave

Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetues e Kosovës e ka pranuar si të bazuar ankesën e Avokatit të popullit, duke e rrëzuar Ligjin e Pagave. Sipas komunikatës së Kushtetueses, kjo gjykatë ka vendosur lidhur me kërkesën në rastin e parashtruar nga Avokati i Popullit, bazuar në përcaktimet e Kushtetutës, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë …

Më shumë...

KMDLNJ ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që ta hetojë me urgjencë fryrjen e faturave të rrymës për konsumatorët

KMDLNJ

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që  fryrjen e faturave të rrymës ta hetojë me urgjencë. “Faturat për rrymë të muajit dhjetor për shumicën e qytetarëve dallojnë shumë nga ato të muajit të kaluar, janë 100 % e më shumë …

Më shumë...

Ministri, Ejup Maqedonci, ndihet krenar për sukseset e vazhdueshme të ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjatë shkollimit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se dy pjesëtarët e FSK-së, Vildane Tmava dhe Besnik Behrami, kanë diplomuar me sukses të lartë në trajnimin për oficerë në Akademinë Ushtarake të Izmirit,  në Republikën e Turqisë. Ministri Maqedonci ka publikuar fotografi nga ceremonia e diplomimit, ndërsa në një postim të …

Më shumë...

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrest shtëpie për Sali Berishën nën mbikëqyrje të punonjësve të Policisë së Shtetit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kërkon rikthimin e Sali Berishës në arrest shtëpiak

Zbardhet masa e SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha. Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrest shtëpie me mbikëqyrje të punonjësve të Policisë së Shtetit. Nëse ndodh që nesër të  merret vendimi, Sali Berishës do t’i duhet të mbyllet në shtëpi, derisa  te dera do të qëndrojnë policë që do …

Më shumë...

Peter Stano: Bashkimi Evropian pret që edhe Kosova të marrë vendimin e njëjtë si Serbia, për njohjen e targave

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

Bashkimi Evropian pret që edhe Kosova të marrë vendimin e njëjtë si Serbia për njohjen e targave. Në një përgjigje për Top Channel, zëdhënësi për politikë të jashtme i BE-së Peter Stano thotë se blloku e mirëpret vendimin e Serbisë për njohjen e targave të Kosovës dhe largimin e letrave …

Më shumë...

Partia Demokratike e Kosovës sot e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran

Partia Demokratike e Kosovës sot e  dërgoi në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran. Ky Ligj u miratua në Kuvendin e Kosovës, me votat e deputetëve të Vetëvendosjes. Edhe LDK-ja e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese këtë Ligj me konstatime se “Qeveria Kurti po dëshiron të krijojë një super-ndërmarrje të …

Më shumë...

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar rezultatet e anketave në pesë qytete të Kosovës ku thotë se i ka shumicën e votave

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje po propagandon, duke iu referuar një sondazhi të publikuar të hënën që LDK-në e vendosi të tretën, ndërkaq VV-në të parën. Ai ka publikuar edhe rezultatet e anketave në pesë qytete, sipas të cilave nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, …

Më shumë...

Rezultati i sondazhit të UBO Consulting, i porositur nga Vetëvendosja i ka trazuar partitë e opozitës

Një sondazh i publikuar ku Lëvizja Vetëvendosje kryeson e para me një dallim, të madh me partitë tjera, ka nxitur reagime të ashpra në mesin e opozitës. Në sondazhin e porositur dhe të financuar Lëvizja Vetëvendosje kryeson në vend të parë me 48.5 për qind ndërsa PDK-ja me 18.2 për …

Më shumë...

Raportuesja e PE-së për Kosovën, Viola von Cramon, reagoi në deklaratën e kryetarit të SSP-së, Dragan Gjilas, për protestat në Beograd

Viola von Cramon:

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka reaguar lidhur me deklaratën e kryetarit të SSP-së, Dragan Gjilas, i cili tha se huliganët që shkaktuan trazira në protestën e mbrëmshme para Kuvendit të qytetit kanë lidhje me regjimin. Duke komentuar atë deklaratë, ajo deklaroi se do të përshtatej …

Më shumë...

Safet Gërxhaliu: Numri i qytetarëve që kanë marrë kredi është rritur për 13 mijë deri në nëntor 2023, krahasuar me vitin paraprak

Safet Gërxhaliu: Mungesa e dialogut social në Kosovë e dërgoi ligjin mbi pagën minimale në Kushtetuese

Numri i qytetarëve që kanë marrë kredi nëpër bankat e komerciale të Kosovës është rritur për rreth 13 mijë deri në nëntor të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Gati 200 mijë qytetarë u janë drejtuar bankave të Kosovës për kredi gjatë këtij viti. Ekonomisti, Safet …

Më shumë...

Qeveria e Serbisë ka njoftuar se nga një janari i vitit 2024, do të lejojë lëvizjen e makinave me targa RKS nëpër territorin e saj

Aktualisht qytetarët e Kosovës që lëvizin nëpër territorin e Serbisë me targa të Kosovës, mbulojnë pjesën ku shkruan RKS me letër ngjitëse. Vendimi u publikua nga shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, në një konference shtypi në Beograd, gjatë se cilës tha se me këtë …

Më shumë...

Albin Kurti dha alarmin për luftën që po e përgatitë Serbia kundër Kosovës dhe fluturoi për në Norvegji te bashkëshortja

Albin Kurti dha alarmin për luftën që po e përgatitë Serbia kundër Kosovës dhe fluturoi për në Norvegji te bashkëshortja

Një ditë pasi alarmoi se Serbia mund të sulmojë sërish në Veri, kryeministri, Albin  Kurti u nis për në Norvegji te bashkëshortja dhe bija e tij,   me qëllim për të festuar për të kaluar me ta krishtlindjet. Kuptohet ky veprim i Kurtit si familjar, por jo edhe si kryeministër, pikërisht …

Më shumë...

Ben Andoni: Ekspansioni politik i Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut e rrezikon Kosovën

Ben Andoni: Ekspansioni politik i Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut e rrezikon Kosovën

Egoja e Kurtit po shtrihet mbi partinë, thotë publicisti Ben Andoni, sipas të cilit kryeministri i Kosovës po kërkon ta shtrijë kudo ndikimin e tij. Përfshirja e Lëvizjes Vetëvendosje në garën për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, rrezikon t’i cenojë edhe zgjedhjet në Kosovë. Partia e tij u fut …

Më shumë...

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti e konsideron të papërgjegjshme deklaratën e Kurtit se Serbia po përgatit sulme të reja në Kosovë

Xhavit Haliti

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti e ka vlerësuar si të papërgjegjshme deklaratën e Kurtit se Serbia po përgatit sulme të reja në Kosovë. Ai  ka thënë se betejën më të madhe Kosova e ka për paqe. Mendoj që të gjitha përpjekjet politike duhet të bëhen që të mbretërojë paqja dhe …

Më shumë...