Lajmet

Në Kuvendin e Kosovës po debatohet raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit ku Qeveria e Kosovës kritikohet për korrupsion

Kuvendi i Kosovës

Gjatë fjalës së tij në Kuvend,  kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri është shprehur se në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit është thënë se ka regres në vendin tonë. Specifikohet dhuna ndaj gruas në një ambient jashtëzakonisht jomiqësor, dhuna në baza gjinore, dhuna ndaj …

Më shumë...

Prej nga po ushtrohen presionet mbi hetuesit e korrupsionit në Policinë e Kosovës

Largimi i Shemsi Hazirit, drejtuesit të Njësisë së Veçantë Hetimore brenda Policisë së Kosovës, ka hapur një valë të re shqetësimesh. Hetuesit që po merren me rastet e korrupsionit, duke përfshirë sidomos Martin Berishajn dhe Nagip Krasniqin, po përballen me presione të forta për largim nga kjo njësi. Burime të …

Më shumë...

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit pas rekomandimeve të fundit të Francës dhe Gjermanisë, të cilat po shkaktojnë shqetësime në lidhje me draftin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Njohës të procesit të anëtarësimit shprehin shpresën e tyre …

Më shumë...

Deputetja, Duda Balje kritikon ashpër kryeministrin, Albin Kurti për deklaratat mbi Kodin Civil dhe komunitetin LBGT

Deputetja Duda Bale, e ka paraqitur një rast prekës të një gruaje e cila është viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e ka trajtuar si deklaratë provokuese qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti në lidhje me Kodin Civil të vendit. Referimi i kryeministrit për fe dhe shtetin laik është i papranueshëm për të. Ajo që tha kryeministri ishte provokuese. Asnjë fe nuk e lejon këtë …

Më shumë...

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Ferid Agani

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për martesat në mes të gjinisë së njëjtë duhet të hiqet nga projektligji. Tërë ai kod civil është bërë peng i një paragrafi, kjo është një agjendë, pseudoliberale, majtiste e populiste. Po bëhen përpjekje  të shtyhen …

Më shumë...

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, takon diplomatë të rëndësishëm perëndimorë në Kosovë

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja , Bedri Hamza, ka qenë në qendër të vëmendjes për pritjen e një numri të konsiderueshëm të diplomatëve perëndimorë në zyrën e tij. Në një periudhë prej një muaji, ai është takuar me tetë ambasadorë nga vende evropiane të akredituara në Republikën e Kosovës, si …

Më shumë...

Ziadin Sela shprehet i zhgënjyer me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka shprehur publikisht disa momente të zhgënjimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ka pasur disa situata që e kanë bërë të ndiejë zhgënjim me sjelljen e Kurtit, duke përfshirë marrëdhëniet e tij me partitë e tjera dhe institucionet. Sipas Selës, mungesa e …

Më shumë...

Artan Grubi: Nuk duhet të ketë vota shqiptarësh për shërbëtorët e Mickovskit dhe të VMRO-

Artan Grubi

Zëvendës-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të mos e votojnë VMRO-në dhe kandidaten e tyre për president në zgjedhjet e 8 majit, duke paralajmëruar një fitore të thellë të Frontit Evropian. Koalicioni do të fitojë 30 deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Ai akuzoi koalicionin …

Më shumë...

Sonia Biserko: Uroj që Kosova të futet në Këshillin e Europës

Sonja Biserko: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Kosovën Lindore është çështje politike

Sonia Biserko, kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, ka shprehur dëshirën e saj për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, duke ndërthurur këtë dëshirë me vlerësimin e rolit të Beogradit në procesin e anëtarësimit. Në një intervistë për Euronews Albania, Biserko u shpreh se Beogradi ka përdorur lobimin …

Më shumë...

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ky dëshmitar, ashtu sikur shumica dërrmuese e ‘kotillës” së tillë u dëgjua në seancë të mbyllur për publikun, dhe  mbaroi  brenda sesionit të paradites. …

Më shumë...

Sot në Tiranë, me propozim të kryebashkiakut, Erion Veliaj, titulli “Qytetar Nderi”, do t’ i jepet kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti

Me propozim të kryebashkiakut, Erion Veliaj, Këshilli Bashkiak i Tiranës, sot i jep  titullin “Qytetar Nderi”, kryetarit të  Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti. Ky titull do t’i akordohet në shenjë falënderimi për gjithë kontributin e tij në komunitetin shqiptar të Maqedonisë. Ali Ahmeti është një …

Më shumë...

Sekretari i Jashtëm i Anglisë, David Cameron kërkon të punohet më shumë me KFOR-in, që të jetë më i fortë e më i guximshëm

Sekretari i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë

Sekretari i Jashtëm i Anglisë, David Cameron, gjatë raportimit në Dhomën e Lordëve, ka diskutuar për raportet Izrael-Palestinë, si dhe për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Në këtë mbledhje, ai foli edhe për Kosovën. Në pyetjen e ish-sekretari i NATO-së, Lord Robertson, rreth pranisë ushtarake në Ballkan, sekretari i …

Më shumë...

Theodora Bakoyanni: Asnjë vendi kandidat nuk iu kanë kërkuar më shumë reforma sesa Kosovës para diskutimit për anëtarësim në KiE

Deputetja greke, Theodora Bakoyannis, ka theksuar se asnjë kandidati nuk iu kanë kërkuar më shumë reforma se Kosovës para diskutimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.  Ajo thotë se për të ardhur tek opinioni pozitiv,   janë dashur 300 ditë, misione në Prishtinë, Mitrovicë të Veriut dhe Bruksel, ekip të specializuar dhe …

Më shumë...

Arsim Musa, i zhgënjyer nga Qeveria Kurti, largohet nga Vetëvendosja dhe në shenjë pakënaqësie djeg kartelën e anëtarësisë

Arsim Musa, i zhgënjyer nga Qeveria Kurti, largohet nga Vetëvendosja dhe në shenjë pakënaqësie djeg kartelën e anëtarësisë

I zhgënjyer nga Qeveria Kurti, Arsim Musa nga Mitrovica është larguar nga Vetëvendosja. Madje, në shenjë pakënaqësie me këtë qeveri, ai e ka djegur kartelën e anëtarësisë. Në një prononcim për gazetën “Jepi zë”, ai ka treguar arsyet e largimit duke konsideruar  se brenda këtyre viteve Qeveria Kurti e ka thyer …

Më shumë...

Anketa e Agjencisë IPSOS, Partinë URA të Dritan Abazoviqit e ka radhitur në vendin e tretë

Kryetari i Partisë URA, Dritan Abazoviq ka shpallur fitoren e koalicionit “Për një fillim të ri” në zgjedhjet lokale për Ulqinin

Në Mal të Zi është kryer anketa e rregullt mujore nga agjencia IPSOS mbi renditjen e subjekteve politike dhe të politikanëve. Sipas renditjes, partia URA e shqiptarit, Dritan Abazoviq, ka shënuar rritjen më të madhe krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2023. 13 për qind të respondentëve të IPSOS …

Më shumë...

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek Ministria e Arsimit e në drejtim të objektit të Qeverisë së Kosovës. Protestës së organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit iu kanë  bashkuar edhe krerët e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat dhe Bashkimit …

Më shumë...