Në një konferencë për medie para takimeve të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel, Sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të mos ndërmarrim veprime që mund të tensionojnë edhe më shumë situatën. Stoltenberg ka thënë se propozimi i …
Më shumë...Lajmet
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për mosmbështetje të kategorive të luftës
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosmbështetje të veteranëve të luftës së UÇK-së, invalidëve dhe familjarëve të dëshmorëve. Ai ka thënë se edhe AAK-ja do të votojë kundër Projektligjit për Fondin Sovran dhe se nëse ai kalon do të adresohen në Gjykatën …
Më shumë...Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, uroi ushtarët me rastin e “Ditës së Forcës”
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari uroi ushtarët dhe eprorët me rastin e “Ditës së Forcës”. Ai me këtë rast deklaruar: Të nderuar ushtarë, nënoficerë dhe oficerë, përkushtimi juaj i palëkundur dhe puna juaj e palodhshme që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për ushtrinë dhe …
Më shumë...Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë qëndrimit në Bruksel merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sot rrugëton për në Bruksel, ku nesër do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, duke përfshirë takimin e parë të ministrave të jashtëm të Këshillit: NATO-Ukrainë. Departamenti Amerikan i Shtetit në njoftimin e tij, ka bërë të ditur se …
Më shumë...Nëse shumica në Kuvend, e voton “Fondin sovran”, PDK-ja do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese, thotë Abelard Tahiri
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se në seancën e dytë që pritet të mbahet gjatë ditës së enjte do të hidhet në votim leximin e dytë për projektligjin për fondin sovran. Ne kemi kundërshtuar këtë projektligj sepse konsiderojmë që në kuadër të strukturës ekonomike të …
Më shumë...Enver Hoxhaj: Marrëveshjen e pranuar nga kryeministri Kurti e kemi refuzuar, në Vjenë, para shpalljes së pavarësisë
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj tha në RTV21, se marrëveshja e pranuar nga kryeministri Kurti është ajo që delegacioni i Kosovës në Vjenë e ka refuzuar qysh para pavarësisë. Unë kam qenë pjesë e negociatave, në Vjenë, në vitet 2006-2007. Po ashtu ambasadori amerikan, një mik fort i çmuar dhe …
Më shumë...Arbëreshë Kryeziu: Kosova, nuk mund të zbatojë marrëveshjet në mënyrë të njëanshme dhe Serbia të favorizohet nga BE-ja
Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëresha Kryeziu, ka deklaruar se Kosova, nuk mund të zbatojë marrëveshjet në mënyrë të njëanshme, ndërsa Serbia të favorizohet nga ndërmjetësuesit e BE-së. Ajo kritikoi BE-në se nuk e ka ndryshuar qasjen ndaj Serbisë e cila, po shihet se nuk e do normalizimin e marrëdhënieve. Shqetësuese në …
Më shumë...Fondi për të Drejtën Humanitare: Mbi 13. 500 qytetarë të vrarë e të zhdukur nga lufta në Kosovë në vitet 1998-1999
Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, fond ky i cili merret me dokumentimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut gjatë luftës, ka arritur që deri më tani të dokumentojë mbi 13,500 qytetarë të vrarë e të zhdukur nga lufta në Kosovë në vitet 1998-1999. “Ne i kemi dokumentuar …
Më shumë...Ish-ministri, Armend Mehaj dhe dy zëvendësit e tij, Andan Rexhepllar e Shemsi Syla, për 7 muaj shpenzuan mbi 20 mijë euro
Ish-ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me dy zëvendësministrat, Andan Rexhepllar dhe Shemsi Syla, për shtatë muaj shpenzuan 20 mijë e 453 euro. Nga këto para, 6 mijë e 816 euro u shpenzuan vetëm nga ish-ministri Mehaj për udhëtime jashtë vendit. Mehaj gjithashtu shpenzoi edhe 1 mijë …
Më shumë...Në Durrës u përkujtua 111-vjetori i ngritjes së Flamurit të Pavarësisë, më 26 Nëntor të vitit 1912
Në përkujtim të kësaj dite të rëndësishme që parapriu çlirimit kombëtar, bashkia e Durrësit ka organizuar një ceremoni solemne, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryebashkiakja Emiriana Sako. Jemi të nderuar të përsërisim sot, 111 vjet më pas, me solemnitet dhe përgjegjësi, aktin historik që …
Më shumë...Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja, me rastin e DITËS SË FORCËS, po zhvillon aktivitete tematike e pune për “DITËN E HAPUR’’
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e DITËS SË FORCËS, sot nga ora 10:00 deri në orën 13. 00 po e mban “DITËN E HAPUR’’. Manifestimi qendror po mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku po marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetëror, si …
Më shumë...RANE: Rusia shfrytëzon tensionet fetare e etnike për të pamundësuar normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë
Instituti amerikan “RANE”, konstaton se Rusia, me qëllim për të ngurtësuar mbështetjen në Serbi, ka synuar të pozicionojë veten si kampionja primare e kauzës së Serbisë duke ushqyer kërkesat që theksojnë përpjekjet e Moskës për të mbrojtur pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës në skenën ndërkombëtare”, thuhet në artikull. Por, instituti …
Më shumë...Vuçiq: Nuk do ta nënshkruaj Marrëveshjen bazike me Kosovën, por populli në Serbi duhet ta dijë se do të kemi pasoja
Kryetari i Serbisë, Vuçiq, ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare insiston në nënshkrimin e marrëveshjes bazike me Kosovën, të cilin e ka refuzuar, por saktëson se populli i Serbisë duhet ta dijë që kjo do të ketë pasoja. Gjatë një takimi me qytetarë tha se ditët, javët dhe muajt që po …
Më shumë...Rreth 70% e hebrenjve britanikë shprehen për largim nga Anglia, si pasojë e krimeve izraelite kundër palestinezëve
Rreth 70% e hebrenjve britanikë mendojnë të largohen nga Britania e Madhe për shkak të antisemitizmit që po hasin pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor. Të dhënat janë konfirmuar nga një studim i Fushatës kundër Antisemitizmit. Sipas sondazhit, 69% e hebrenjve britanikë pranuan se aktualisht kishin më pak gjasa …
Më shumë...Shtetet arabe dënuan deklaratat raciste e fashiste të Geert Wildersit, politikanit që fitoi zgjedhjet, në Holandë
Shtetet arabe si, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Jemeni e Liga Arabe dënuan deklaratat e Geert Wilders, politikanit të ekstremit të djathtë që fitoi zgjedhjet e kësaj jave në Holandë. Autoriteti Palestinez e etiketoi deklaratën e tij se palestinezët duhet të zhvendosen në Jordani, si një thirrje për përshkallëzim …
Më shumë...BESIM XHELILI: NËNTORI I LETRAVE SHQIPE DHE ATDHEDASHURISË NË VJENË TË AUSTRISË
Me një përzierje të këndshme kulturore dhe letrare, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në bashkëpunim me Teatrin “ArbnoriIlir”, shfaqën para bashkëvendësve tanë në Vjenë, një program të bukur dhe plot ndjenjë atdhedashurie, shoqëruar me poezi, pika muzikore dhe përurime librash. E gjithë kjo me rastin …
Më shumë...