Lajmet

MASHT ka nxjerrë vendim për rishikimin e doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”

MASH e anulon tenderin prej 1.3 milion euro për krijimin e sistemit të digjitalizimit për menaxhimin e arsimit.

Për procesin e rishikimit ministria ka njoftuar se do të formojë një komision me ekspertët më të kualifikuar në vend. “Të ftuar do të jenë të gjitha palët relevante, përfshirë Këshillin e Prindërve të Kosovës. Ky proces do të kryhet në mënyrë profesionale, etike e transparente, dhe me tërë përkushtimin …

Më shumë...

Çështja e masave ndaj Kosovës është trajtuar rishtazi në takimin e ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së, por nuk ka pasur lëvizje në vendimmarrje

Peter Stano

Zyrtarët e Bashkimit Evropian nuk precizojnë afatet kohore por vetëm konfirmojnë se diskutimet po vazhdojnë. Çështja e masave është ende në shqyrtim në këshill. Kjo do të thotë se është duke u debatuar dhe do të vendoset nga vendet anëtare të BE-së, pavarësisht se kur skadon mandati i institucioneve aktuale …

Më shumë...

Eugen Cakolli ka theksuar se në mungesë të rregullimit ligjor, partitë politike kanë filluar të zhvillojnë aktivitete të parafushatës

Koalicioni Demokracia në Veprim ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka ofruar një vlerësim të periudhës se parafushatës, ndërhyrjeve të qeverisë Kurti, shfrytëzimin e burimeve publike për qëllime elektorale, si dhe për përgatitjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, ka theksuar se në …

Më shumë...

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, është veteran i rrejshëm, ai ka qenë përkthyes i Adem Demaçit

Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është veteran i rrejshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se vetë ai e di këtë gjë, edhe pse i ka pasur të gjithë mundësitë për të qenë pjesë e saj. Përtej asaj që po e them unë, …

Më shumë...

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim një delegacion të deputetëve nga Britania e Madhe

Enver Hoxhaj:

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim një delegacion të deputetëve nga Britania e Madhe. Ai ka thënë se ky takim ka shërbyer si një platformë për diskutimin e çështjeve kyçe që lidhen me prioritetet strategjike të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, duke ritheksuar rëndësinë e anëtarësimit …

Më shumë...

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dënuar fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe pastrimit institucional nga shqiptarët

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

Nën maskën e një ‘patriotizmi’ të rremë dhe të retorikës së ‘kthimit të Maqedonisë maqedonasve’, po kryhet një përpjekje sistematike për të degraduar dhe margjinalizuar profesionistët që i kanë shërbyer këtij shteti me përkushtim dhe profesionalizëm të pakontestueshëm. Punonjësit shqiptarë, të cilët kanë dëshmuar lojalitetin e tyre ndaj institucioneve dhe …

Më shumë...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkon që, Albin Kurti të mos jetë më kryeministër

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka propozuar që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2024, partitë opozitare, AAK, PDK dhe LDK, të ndajnë postin e kryeministrit me rotacion. Haradinaj theksoi se Albin Kurti nuk do të mbetet më kryeministër, duke e cilësuar qeverisjen e tij të dështuar. …

Më shumë...

Gjykata speciale në Hagë ua ka vazhduar paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

Gjykat speciale në Hagë ua ka kavendosur të vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë të akuzuarive, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Vendimet përkatëse u morën më 13 nëntor 2024 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, pas shqyrtimit të rrethanave të rastit. Në arsyetimin e vendimeve, …

Më shumë...

Zgjatet afati për dorëzimin e dosjeve në apelimin e rastit të Pjetër Shalës nga Gjykata speciale, në Hagë

Pjetër Shala

Gjykata speciale në Hagë ka vendosur të zgjasë afatin për dorëzimin e dosjeve nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe mbrojtësi i viktimave, në lidhje me apelimin e vendimit të Gjykatës Themelore në rastin e Pjetër Shalës. Afati i ri për dorëzimin e përgjigjeve është caktuar deri më 17 janar …

Më shumë...

Gjenerali Wesley Clark: Ndihemi krenarë për sjelljen e paqes në Kosovë, Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Gjenerali Wesleyli Clark: Ndihemi krenarë për sjelljen e paqes në Kosovë, Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Gjenerali amerikan Wesley Clark ka shprehur krenarinë e tij për rolin që ka luajtur në operacionin që solli paqen dhe demokracinë në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një sukses të madh. Clark ka vlerësuar angazhimin e shumë njerëzve që kontribuan në këtë proces pas konfliktit të dhunshëm të viteve …

Më shumë...

Ambasadori i Francës, kërkon dërgimin e Draftit të BE-së për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guero, ka ripërsëritur kërkesën e tij ndaj Qeverisë së Kosovës për të dërguar Draftin e Bashkimit Evropian për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Kjo deklaratë e tij është bërë gjatë një intervistë për portalin Kosovo Online, ku ka …

Më shumë...

Presidenti, Donald Trump, ka bërë emërimet e para në Administratën e tij për katër vitet e ardhshme

Ish kryetari amerikan Donald Trump nuk heq dorë nga ambicia e tij për t’u rikthyer sërish në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti, Donald Trump, ka bërë emërimet e para në Administratën e tij për katër vitet e ardhshme. Ai ka caktuar John Ratcliff si drejtor të CIA-s dhe Mike Waltz si Këshilltar të Sigurisë Kombëtare. Ratcliff është njohur për mbështetjen e tij të fuqishme ndaj çështjes së Kosovës, ndërsa Waltz ka …

Më shumë...

Enrico Barduani: Çështja e urës së Ibrit kërkon zgjidhje politike, jo ndërhyrje ushtarake

Komandanti i forcave të KFOR-it në Kosovë, Enrico Barduani, ka theksuar se çështja e hapjes së urës së Ibrit në Mitrovicë është një vendim politik që duhet adresuar përmes dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke nënvizuar se kjo nuk është çështje për ndërhyrje ushtarake. “Çdo vendim për urën është një …

Më shumë...

QUINT-i, kërkon miratim të Asociacionit nga Kosova

Shtetet e QUINT-it vazhdojnë të insistojnë që qeveria e Kosovës të miratojë draft-Statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Pas kërkesave nga SHBA, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, së fundmi edhe Franca, përmes ambasadorit Oliver Guerrot, theksoi rëndësinë e miratimit të …

Më shumë...

Afera korruptive në qeverinë Kurti, hetime për abuzime me fondet publike dhe përfshirje të zyrtarëve të lartë

Qeveria Kurti, që premtoi “duar të pastra”, po përballet me akuza korrupsioni, ku përfshihen disa zyrtarë të lartë të lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje. Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, po hetohet për tregti të jashtëligjshme të energjisë, ndërsa ambasadori në Kroaci, Martin Berishaj, është i dyshuar për shpëlarje …

Më shumë...

Uran Ismaili kundërshton akuzat për qasje të butë ndaj VV-së

Uran Ismaili: Qeveria dhe ZRRE të nisin urgjentisht procesin e uljes së çmimit të energjisë elektrike

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka deklaruar se ndryshe nga Lëvizja Vetëvendosje kur ishte në opozitë, PDK synon një formë më institucionale të opozitbërjes, duke mos e përqafuar stilin e ashpër të diskursit që karakterizoi VV-në. Ismaili mohoi kategorikisht idenë e një qasjeje transaksionale, duke theksuar se kritikat ndaj VV-së …

Më shumë...