leoni

Lajmet

Përpjekja për t’ i marrë jashtëligjshëm, mjetet dhe pajisjet teknike nga Shtëpia-Muze e RKL-së në Berishë, është vepër antikombëtare

Përpjekja për t’ i marrë jashtëligjshëm, mjetet dhe pajisjet teknike nga Shtëpia-Muze e RKL-së në Berishë, është vepër antikombëtare

Dje, një grupim i vetëquajtur, “Ish staf i Radios Kosova e Lirë” në krye me Martin  Çunin e Nusret Pllanën, pa njoftim paraprak të Drejtorisë së Radios, ka nënshkruar një  letër, përmes së cilës i kërkon Muzeut të Kosovës të tërheqë nga Muzeu i Radios-Kosova e Lirë, në fshatin Berishë,  …

Më shumë...

Sadik Halitjaha dhe ZOP: Radio-Kosova e Lirë, mbetet aset kombëtar i dalë nga lufta e UÇK-së I

Sadik Halitjaha: Njeri tabor thotë do të ju japim lekë, lekë, tjetri tabor thotë punë, punë

Lidhur me pretendimet e pesë ish-anëtarëve e bashkëpunëtorëve të stafit të kohës së luftës,  nga 38 sa i ka pasur gjithsej që pa lejen e  Drejtorisë Radios-Kosova e Lirë, të marrin mjetet e pajisje nga Shtëpia-Muze dhe t i dërgojnë në Muzeun e Kosovë ka reaguar edhe ish komandanti i …

Më shumë...

J. Borell ka lëshuar një deklaratë me rastin e njëvjetorit të arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, mes Kosovës e Serbisë

Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i BE-së, ka lëshuar një deklaratë me rastin e njëvjetorit të arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, mes Kosovës dhe Serbisë.  Sipas tij, rezultatet e zbatimit të kësaj marrëveshjeje janë për keqardhje, ndërsa pret nga liderët e të dyja palëve të tregojnë përgjegjësi, vizion …

Më shumë...

Gjyqtari i Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou, jashtëligjshëm i mban dy vende të punës, avokati kërkon përjashtimin e tij

Nicolas

Gjyqtari francez, Nicolas Gyiju, është gjyqtar i procedurës paraprake në rastin kundër krerëve të UÇK-së dhe në të gjitha rastet e arrestimeve dhe bastisjeve nga Prokuroria e Speciales. Ai kohë më parë u zgjodh gjyqtar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Pavarësisht se e ka marrë edhe detyrën e re, ai po …

Më shumë...

Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit, iu ka bashkuar avokatja, Nina Tavakoli

Fjala e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, më 4 prill 2023

Gjykata Speciale në Hagë  njoftuar se ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit, iu ka  bashkuar avokatja,  Nina Tavakoli. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të kësaj gjykate  shkruan se në bazë të Rregullës 26(1) të Rregullores,1 Sekretari njofton Trupin Gjykues të miratimit të znj. Nina Tavakoli si bashkëavokate për z. …

Më shumë...

Besnik Tahiri, akuzon kryeministrin Albin Kurti se e ka rrezikuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, akuzon kryeministrin Albin Kurti se e ka rrezikuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy ditë pas vizitës së emisarit amerikan, Gabriel Escobar në Kosovë, shefi i deputetëve të AAK-së, është skeptik se do të ketë …

Më shumë...

Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste foli për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vitin 2025

Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste foli për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vitin 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste foli për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vitin 2025. ai tha se Partia Socialiste është e pakonkurrueshme dhe se është e aftë për të fituar përtej zgjedhjeve të 2025-ës. “Përtej kufijve të vjetër partiak, PS duhet të …

Më shumë...

Aleksandar Vuçiq: Pres vetëm lajme të këqija andaj Serbia do ta ndryshojë qasjen në dialog me Kosovën

Vuçiq

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pret vetëm lajme të këqija për vendin e tij dhe se Serbia do ta ndryshojë qasjen në dialog me Kosovën, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Unë do të shpjegoj se si na mashtruan, ku dhe si na kanë gënjyer disa të ashtuquajtur …

Më shumë...

Reagimi i drejtorisë së Radios-Kosova e Lirë në deklaratën skandaloze e naive të disa anëtarëve të ish-stafit

Reagimi i drejtorisë së Radios-Kosova e Lirë në deklaratën skandaloze e naive të disa anëtarëve të ish-stafit

Reagimi i drejtorisë së Radios-Kosova e Lirë në deklaratën skandaloze e naive të disa anëtarëve të ish-stafit Sot, i vetëquajturi  “Ish staf i Radios Kosova e Lirë” në krye me Martin  Çunin, pa njoftim paraprak të Drejtorisë së Radios, ka nënshkruar një  letër, përmes së cilës i kërkon Muzeut Kombëtar …

Më shumë...

Ministri i Qeverisë Kurti, Hekuran Murati është përgënjeshtruar nga eksperti i ekonomisë, Berat Rukiqi

Ekonomisti, Berat Rukiqi përgënjeshtron ministrin e Financave të Qeverisë Kurti, Hekuran Murati. Derisa ky i fundit ka publikuar një grafik duke shkruar se ekonomia e vendit “ka vazhduar rritjen”, gjë që sipas tij dëshmon për “qëndrueshmëri të bizneseve tona përballë sfidave të njëpasnjëshme”, atij i ka reaguar anëtari i kryesisë …

Më shumë...

Ahmeti: Inflacioni që nuk është përcjell me rritje pagash ka mbushur buxhetin e ka zbrazur xhepat

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e quan banalitet marrjen e vaksinave nga politikanët e rinj e të shëndoshë

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka drejtuar kritika të shumta ndaj  mënyrës se si po udhëheqë Qeveria Kurti me Kosovën, sidomos në fushën e ekonomisë. Ai ka shkruar se xhepat e qytetarëve po zbrazen çdo ditë e më shumë ndërkohë që po rriten kreditë që familjet po marrin nëpër banka. …

Më shumë...

Rafuna: Bizneset po përballen me sfidën më të madhe – mungesën e fuqisë punëtore

Lulzim Rafuna

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka tërhequr vërejtjen se bizneset po përballen me sfidën më të madhe të tyre – mungesën e fuqisë punëtore. “Kjo  është një sfidë që është duke përcjell sektorin privat. Tani jemi në vitin e tretë sidomos ka qenë e theksuar dy vitet …

Më shumë...

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ju mban leksione fëmijëve serb të Kosovës se kryeqyteti i tyre është Beogradi

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka pritur në takim një grup të fëmijëve serb nga Kosova dhe ju ka mbajtur leksione sipas të cilave ata kanë vetëm një kryeqytet dhe se ai është Beogradi. “Ju e dini se ky është vendi juaj dhe se e keni vetëm një kryeqytet, dhe …

Më shumë...

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur këtë vikend dy kuvende zgjedhore në Bruksel dhe Namur të Belgjikës

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur këtë vikend dy kuvende zgjedhore në Bruksel dhe Namur të Belgjikës. Nga Kryesia Qendrore e këtij subjekti politik është thënë se të pranishëm në këto kuvende zgjedhore ishin Zenun Pajaziti dhe Betim Gjoshi. Po ashtu, në këto kuvende zgjedhore morën pjesë …

Më shumë...

Tahiri: Aplikimi i Kosovës për në Këshillin e Evropës do të shqyrtohet më 27 mars

Besnik Tahiri: Albin Kurti po i bën favor Aleksandër Vuçiqit

Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka shkruar se aplikimi i Kosovës për në Këshillin e Evropës, do të shqyrtohet më 27 mars. “Dy momente janë me rëndësi në këto javë. Takimi që do të mbahet më 27 mars 2024 i Komisionit për Politikë …

Më shumë...

Autoritetet islandeze kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas shpërthimit vullkanik në Gadishullin e Reikjanes

Autoritetet islandeze kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas shpërthimit vullkanik në Gadishullin e Reikjanes. Sipas autoriteteve, shpërthimi i vullkanit nisi në orën 20:00 të shtunën, në veri të Grindavikut, në lokacionin ku kishte nisur shpërthimi edhe më 8 dhjetor. Sipas Radio Evropa e Lirë, lajmëron se besohet që ky është …

Më shumë...