Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, dhe anëtarët e ekipit të tij kanë në plan të japin dorëheqjen para fillimit të mandatit të presidentit të zgjedhur, Donald Trump, njoftoi gazeta amerikane The New York Times. Smith ka hetuar dy çështje kryesore kundër Trump: njërën që lidhet me dokumentet sekrete që Trump mori …
Më shumë...Lajmet
Radislav Krstiq pranon fajësinë për Gjenocidin në Srebrenicë dhe kërkon publikimin e Pendimit të Tij
Ish-gjenerali i ushtrisë serbe të Bosnje-Hercegovinës, Radislav Krstiq, i cili u dënua me 35 vjet burg nga Tribunali i Hagës për krime lufte, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë, ka kërkuar që Gjykata e Kombeve të Bashkuara të publikojë një letër në të cilën ai pranon plotësisht përgjegjësinë për krimet e kryera …
Më shumë...Kryeministri Kurti i ka cilësuar “bllokim të reformave pozitive” dërgimin që opozita po ua bën ligjeve në Gjykatën Kushtetuese dhe vendimet e kësaj gjykate
Duke folur për Ligjin për Fondin Sovran, kryeministri Kurti ka shprehur shqetësimin se ky ligj po qëndron i bllokuar në Gjykatë prej një viti. Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, Kurti theksoi se çdo ditë e humbur ka rëndësi të madhe, pasi vonesat po dëmtojnë përparimin e shtetit në një …
Më shumë...Miftaraj e quan mashtrim deklarimin e Kurtit për “bllokimin” e Ligjit për Byron dhe KPK-në
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti akuzoi opozitën për “bllokimin” e Fondit Sovran prej një viti. Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagoi, duke e quajtur deklaratën e Kurtit një shembull të lajmeve të rreme për të mashtruar publikun. Ai theksoi se jo vetëm …
Më shumë...Vlora Çitaku: Qeveria Kurti ka prishur raportet me aleatët e Kosovës, veçanërisht me ShBA-të
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku, kritikoi qeverinë Kurti për dëmtimin e raporteve me aleatët kryesorë të Kosovës, sidomos me SHBA-në. Sipas Çitakut, kryeministri Kurti dhe zyrtarët e tij shpesh kanë qenë kundër zyrtarëve të lartë amerikanë, duke i cilësuar si “naivë.” “Ata kërkuan largimin e Grenellit, dhe pasi …
Më shumë...Prokurori Special Jack Smith planifikon dorëheqjen përpara marrjes së detyrës nga Trump
Prokurori special Jack Smith, i cili ngriti aktakuzën kundër ish-krerëve të UÇK-së dhe drejtoi dy çështje federale kundër presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, pritet të japë dorëheqjen përpara se Trump të marrë detyrën më 20 janar. Sipas New York Times, Smith ka bërë të ditur në rrethin e …
Më shumë...Komandanti i KFOR-it riafirmon përkushtimin për siguri të qëndrueshme në Kosovë dhe rajon
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, u takua me përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas Mathisen. Sipas njoftimit të KFOR-it, ky takim shërbeu si një mundësi për gjeneralmajor Barduanin, që drejton misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO, të ndajë qëllimet e tij dhe të diskutojë mbi …
Më shumë...Kaja Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, një rrugë për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor
Kandidatja për Përfaqësuese të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka theksuar rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë si një shtyllë kyçe për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Kallas shprehu përkushtimin për ta mbështetur këtë proces si një rrugë drejt stabilitetit dhe …
Më shumë...Deputeti Arben Gashi ngre akuza për shkelje kushtetuese në Kuvend
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar në lidhje me seancën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës, duke deklaruar se ka pasur shkelje të rënda kushtetuese dhe procedurale. Kuvendi ka votuar për një çështje që nuk ishte përfshirë në rendin e ditës, gjë që ai e konsideron shkelje të parimeve …
Më shumë...Fatmir Limaj: Po punojmë për t’i dhënë Kosovës një kahje të re politike, drejt zhvillimit dhe integrimit ndërkombëtar
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u takua sot me kryetarët e degëve të partisë për të diskutuar rreth zhvillimeve politike në vend dhe objektivat e Nismës për zgjedhjet e ardhshme. Limaj theksoi se partia është e përkushtuar për të ofruar një drejtim të ri për Kosovën, duke përfshirë reformimin …
Më shumë...Bekim Haxhiu: PDK pritet të dalë e para me 35-36% në zgjedhjet e vitit 2025, Vetëvendosje partia e tretë
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, shprehu optimizmin për rezultatet e pritshme të partisë së tij Në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025. Sipas Haxhiut, PDK ka gjasa të marrë rreth 35-36% të votave dhe të dalë e para. Sa i përket partisë në pushtet, Haxhiu beson se ajo do …
Më shumë...Lutfi Haziri: LDK-ja nuk e pranon draft-statutin e asociacionit të komunave me shumicë serbe
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kjo parti nuk e pranon draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Duke folur për marrëveshjet e arritura më 27 shkurt 2023 në Bruksel dhe më 17 mars në Ohër, Haziri i cilësoi ato si marrëveshje të dëmshme me probleme serioze …
Më shumë...Ardian Gjini: Kosova nuk është shkatërruar për 20 vjet, ka pasur ndërtime dhe përparime
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj deklaratave që kanë thënë se Kosova është shkatërruar për 20 vjet, duke i quajtur këto pohime të pavërteta. Ai theksoi se, pas periudhës së luftës në vitin 1999, Kosova ka kaluar në një proces të rëndësishëm ndërtimi dhe zhvillimi, duke …
Më shumë...Trump pritet të emërojë Marco Rubion si sekretar amerikan të Shtetit
Presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump, po përflitet se ka zgjedhur Senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, duke i besuar atij rolin më të lartë në politikën e jashtme amerikane. Rubio, senator republikan nga Florida, është i njohur për qëndrimet e tij të ashpra në disa …
Më shumë...Ekaterina Trendafilova thotë se gjykimi kundër krerëve të UÇK-së, mund të përfundojë në prill të vitit 2025
Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova ka deklaruar se gjykimi kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi mund të përfundojë në prill të vitit 2025. Prokuroria i ka komunikuar se janë 43 dëshmitarë dhe data e fundit është më 8 prill për …
Më shumë...Avdullah Hoti: Kosovës i mungojnë qindra miliona euro për mosrealizimin e investimeve të planifikuara nga Qeveria Kurti
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ekonomisë së Kosovës i mungojnë qindra miliona euro për shkak të mosrealizimit të investimeve të planifikuara nga Qeveria Kurti. Hoti në një reagim në profilin e tij ka thënë se rrugët rajonale që janë nisur nga qeveritë e kaluara, s’janë përfunduar nga …
Më shumë...