Lajmet

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u bën apel serbëve që ta mbajnë kokën lart dhe të ruajnë vendin e tyre

Aleksandar Vuçiq vazhdon të viktimizohet, pretendon se në Kosovë po bëhet persekutim dhe spastrim etnik ndaj serbëve

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiç me një video-mesazh u bën apel serbëve që ta mbajnë kokën lart dhe të ruajnë vendin e tyre. Mesazhi im për qytetarët e Serbisë është të mbajmë kokën lart dhe të luftojmë, të luftojmë edhe më shumë për Serbinë tonë. Të punojmë më shumë. Të …

Më shumë...

Jeffrey Hovenier: Shërbimet tona të sigurisë e partnerë të tjerë do të vazhdojnë të mësojnë se çfarë ka ndodhur, në veri, më 24 shtator

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, në Kosovë, Jeff Hovenier, ka uruar ditën e Pavarësisë së Amerikës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se çështja e përgjegjësisë mbi sulmin kundër Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit nuk  merr fund me deklarimin e ish-nënkryetarit të Listës Serbe Millan Radoiçiq, se ai e ka organizuar sulmin. Do të thosha që gjëja …

Më shumë...

Abelard Tahiri: Nuk do t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, derisa të caktohet data për mbajtjen e zgjedhjeve të reja

Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka rikonfirmuar se deputetët e kësaj partie në Kuvend nuk do t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare derisa të caktohet data për mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Grupi Parlamentar i PDK-së sa i përket marrëveshjeve ndërkombëtare e ka qëndrimin e qartë për të gjitha …

Më shumë...

John Kirby: Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta rrisin praninë ushtarake në Kosovë pas ngjarjeve të 24 shtatorit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta rrisin praninë ushtarake në Kosovë pas ngjarjeve të 24 shtatorit, ka konfirmuar koordinatori për komunikim në Këshillin për Siguri Kombëtare të SHBA-së, John Kirby. Ai  ka thënë se Amerika  ka në Kosovë një numër të vogël të forcave ushtarake në kuadër të …

Më shumë...

Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se reagimet verbale kundër veprimeve të Serbisë nuk janë të mjaftueshme, duhen sanksione

Daniel Serwer

Profesori dhe analisti amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se reagimet verbale kundër veprimeve të Serbisë s’janë të mjaftueshme, pasi  Uashingtoni dhe Brukseli e dinë se shteti i Serbisë ka qenë përgjegjës në përpjekjen  për kryengritje të dhunshme me qëllime politike që njihet si terrorizëm. Ngjarja e 24 shkurtit është një …

Më shumë...

Jeffrey Hovenier: Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta këshillojnë Kosovën në hartimin e statutit për Asociacionin e komunave serbe

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të mërkurën se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta këshillojnë Kosovën në hartimin e statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Megjithatë, ai e ka përmendur që në fund, kjo çështje është në duart e Bashkimit Evropian, si ndërmjetësuese e …

Më shumë...

Ambasadori i Anglisë, Nicholas Abbott dhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, kanë vizituar të mërkurën kampin ushtarak të Bondsteel

Ambasadori i Anglisë, Nicholas Abbott dhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, kanë vizituar të mërkurën kampin ushtarak të Bondsteel

Dje ambasadori i Anglisë Nicholas Abbott dhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, kanë vizituar kampin ushtarak të Bondstil ku janë takuar me ushtarët britanikë, të cilëve do t’iu bashkohen edhe 200 trupa të tjerë shtesë në ditët në vazhdim si rezultat i ngjarjeve në veri të Republikës së Kosovës. Abbott ka …

Më shumë...

Edi Rama: Nëse NATO-ja nuk rivendos kontrollin e plotë në veriun e Kosovës, do të përballet me dhunën e vazhdueshme, në rajon

Edi Rama

 Në një intervistë për gazetën britanike “The Fajnenshel Tajms” pas tensioneve në veri – ku forcat paramilitare serbe vranë një efektiv shqiptar dhe më pas morën peng Manastirin e Banjskës, ndërsa nga shkëmbimi i zjarrit me autoritetet ligjzbatuese mbetën të vdekur 3 terroristë Edi Rama tha se  Kosova është një …

Më shumë...

Rritet prania e forcave paqeruajtëse të KFOR-it në vendin tonë, pas sulmit terrorist kundër Policisë së Kosovës në veri

Autoritetet për informim  të KFOR-it, në veri të Kosovës,  kanë deklaruar për mediet se si rezultat i  tendosjes  së situatës, mes Kosovës e Serbisë,  që  në muajt e parë  të këtij viti, në Kosovë ishin dislokuar 500 trupa turke nga forca rezervë operacionale e NATO-s për Ballkanin Perëndimor, forca të …

Më shumë...

Partia Socialiste e Shqipërisë ka dorëzuar në Kuvend një rezolutë, e cila dënon sulmin e armatosur të bandave serbe, në veri të Kosovës

Partia Socialiste e Shqipërisë dorëzoi në Kuvend një projekt-rezolutë, e cila  dënon sulmin me armë në veri të Kosovës, ku u sulmua policia dhe për pasojë u vra rreshteri, Afrim Bunjaku. Kërkesë për mocion dhe miratim Projekt-Rezolutë “Për dënimin e sulmit të armatosur terrorist në Veri të Republikës së Kosovës …

Më shumë...

Deputetët e Vetëvendosjes nuk morën pjesë në mbledhjen për konstituimin e Komisionit Hetimor, lidhur me rezervat shtetërore

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e ftuar për konstituimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. Mospjesëmarrje e ka bërë të …

Më shumë...

Gjykata e Lartë në Beograd, liroi nga arresti ish-nënkryetarin e Listës Serbe, M. Radoiçiq, një ditë pas marrjes në pyetje

Gjykata e Lartë në Beograd, liroi nga arrestimi ish-nënkryetarin e Listës Serbe, M. Radoiçiq, një ditë pas marrjes në pyetje. Gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për caktimin e masës së paraburgimit për Radoiçiqin, pas intervistimit. Prokuroria e ka kërkuar paraburgimin …

Më shumë...

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, votoi për të larguar kryesuesin, Kevin Mec-Karty nga kryesia

Dhoma e Përfaqësuesve  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, votoi për të larguar kryesuesin, Kevin Mec-Karty nga kryesia. Ky veprim  konsiderohet i paprecedentë në historinë moderne që e la dhomën pa një drejtues dhe e zhyti atë në kaos. Dhoma e Përfaqësuesve tani duhet të zgjedhë një kryetar të ri, …

Më shumë...

Vedant Patel: Po monitorohet vendosja e artilerisë dhe e forcave serb përgjatë kufirit me Kosovën

Zëvendës-zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Vedant Patel, deklaroi  se po monitorohet  vendosja  e forcave serbe dhe artilerisë përgjatë kufirit me Kosovën. Patel u pyet në një konferencë për media nëse kanë verifikuar se Serbia i ka tërhequr trupat e saj nga atje, pasi zëdhënësi tjetër, Matthew Miller kishte thënë …

Më shumë...

Diplomati amerikan, Eduard Xhozef, ka deklaruar se Serbisë i konvenon fakti që Evropa është e ndarë lidhur me Kosovën

Eduard Jospeh: Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është se Serbia nuk e pranon rendin perëndimor

Diplomati amerikan, Eduard Xhozef,  ka deklaruar se Serbisë i konvenon fakti që Evropa është e ndarë për Kosovën. Ai për mes një postimi ka thënë se vetëm Serbia është ajo e cila mund ta bëjë marrëveshjen të pamundur.  Mirëpo Kosova  mund ta bëjë marrëveshjen më të vështirë dhe t’i zemërojë …

Më shumë...

Euro-deputeti bullgar, Andrey Kovaçev, kërkoi nga ata që janë përgjegjës për sulmin kundër Kosovës, të sillen para drejtësisë

Euro-deputeti bullgar nga Partia Popullore Evropiane, i angazhuar për Ballkanin Perëndimor, Andrej Kovaçev, deklaroi  para deputetëve evropianë  se të gjithë ata që janë përgjegjës për sulmin ndaj Kosovës duhet të sillen para drejtësisë. Duhet të ketë hetim të thellë se kush ishte prapa sulmit, kush ka dhënë urdhër dhe nga …

Më shumë...