Lajmet

Ramush Haradinaj: Edhe Putini po të kishte qenë kryeministër i Kosovës nuk do ta kishte ndihmuar Rusinë sa po e ndihmon, Albin Kurti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkoi nga ndërkombëtarët ta hetojnë sulmin terrorist kundër Policisë së Kosovës, më 24 shtator

Kryetari i AAK-së,  Ramush Haradinaj, është shprehur se edhe Putini po të kishte qenë kryetar i qeverisë së Kosovës nuk do ta kishte ndihmuar kaq shumë Rusinë sa e ka ndihmuar, atë, Albin   Kurti. Ky reagim i ashpër i kreut të AAK-së ka të bëjë me  situatën që është  krijuar …

Më shumë...

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, deklaroi se FSK-ja po punon mjaft mirë në rrjedhat e sigurisë

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, ka deklaruar se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë duke punuar mjaft mirë sa i përket problemeve të sigurisë që po shkaktohen në vend. Ai pas raportimit të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënan Bashkim Jashari, ka …

Më shumë...

Memli Krasniqi në Zvicër: Politikanët dhe Qeveritë e papërgjegjshme janë të përkohshme, Kosova është e përjetshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku me shumë zyrtarë tjerë të partisë, kanë marrë pjesë në shënimin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Aargau, që u organizua nga Dega e PDK-së në Zvicër. Gjatë këtij manifestimi, Kryetari Krasniqi tha se mërgimtarët janë shtylla e …

Më shumë...

Samiti Ukrainë-Evropë Juglindore do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë, më 28 dhe 29 shkurt

Në 2-vjetorin e fillimit të luftës së Rusisë në Ukrainë, në Tiranë do të mbahet Samiti për Ukrainën, ku pritet të jetë i pranishëm edhe presidenti i Ukrainës, Vladimir  Zelensky. Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore do të zhvillohet në datat 28 dhe 29 shkurt në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrin …

Më shumë...

Në selinë e BERZH-it, në Londër, u mbajt Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor për vitin 2024

Në selinë e BERZH-it, në Londër u mbajt këtë të hënë Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor për vititn 2024. Pjesë e këtij aktiviteti u bënë gjashtë liderë të rajonit, mes të cilëve tre kryeministra shqiptarë. Edi Rama, Albin Kurti dhe Talat Xhaferi. Ata sollën sugjerimet e tyre për nxitjen …

Më shumë...

Sazan Ibrahimi: Formimi i grantit të katërt nuk është jetësuar ende dhe dëmet janë të mëdha për nivelin lokal

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë për “Ekonomia Online” se formimi i grantit të katërt nuk është jetësuar ende dhe se dëmet janë të mëdha për nivelin lokal. Granti i katërt në takimin që është mbajtur më shtator të vitit 2022 në atë kohë …

Më shumë...

Baza ajrore e NATO-s, në Kuçovë të Shqipërisë, është përgatitur dhe do të përurohet më 4 mars

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka bërë të ditur se janë kryer përgatitjet në bazën ajrore të aleancës ushtarake të NATO-s, në Kuçovë të Shqipërisë,  e cila do të përurohet më 4 mars. Komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë, gjeneral brigade Ferdinand Dimo, tha se trupat e NATO-s dhe mjetet …

Më shumë...

Gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih, Borell ka folur në takime të ndara me kryeministrin, Kurti dhe kryetarin e Serbisë, Vuçiq

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka shkruar se gjatë Konferencës së Sigurisë së Munihut ka folur në takime të veçanta me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq për shtendosjen  e tensioneve në marrëdhëniet mes dy vendeve. Borrelli …

Më shumë...

Rreth 20 autoritete të larta të vendeve evropiane, takohen në Paris, për t’i dërguar një mesazh kryetarit të Rusisë, Vladimir Putin

Vladimir Putin

Rreth 20 autoritete të larta të vendeve evropiane, sot  do të takohen  në Paris,  për t’i dërguar presidentit rus Vladimir Putin një mesazh të vendosmërisë evropiane për Ukrainën dhe për të kundërshtuar deklaratat e Kremlinit se Rusia është e detyruar të fitojë një luftë, që tani hyn në vitin e …

Më shumë...

Më 26 shkurt të vitit 1936 lindi Simboli i Rezistencës kombëtare shqiptare, Adem Demaçi

Me një Akademi përkujtimore sot përkujtohet veprimtari, Adem Demaçi në një vjetorin e vdekjes se tij

Më 26 shkurt të vitit 1936 lindi Simboli i Rezistencës kombëtare shqiptare, Adem Demaçi. Ai u lind në Prishtinë, në një familje  me prejardhje nga fshati Lupç i Besianës.  Në vitin 1958 është dënuar 5 vjet me burg për shkak të shkrimeve dhe bindjeve  të tij, politike e atdhetare. Në …

Më shumë...

Rufki Suma: 26 Shkurti – Krisma e Pushkës së Parë në Han të Elezit

Në përvjetorin e lindjes së simbolit te rezistencës kombëtare, bacit Adem Demaçi, të frymëzuar nga vepra e tij dhe heroizmi i komandantit legjendar Adem Jashari, me 26 shkurt te vitit 1999 shkrepën Pushkët e Para te Lirisë në Han të Elezit. Sot bëhen 25 vite kur që nga orët e …

Më shumë...

Albin Kurti po e mbështetë opozitën në Maqedoninë e Veriut, para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale

Albin Kurti

Albin Kurti po e mbështetë opozitën në Maqedoninë e Veriut, para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale. Ai është drejtuar kundër BDI-së, partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, parti me prejardhje nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Zëvendëskryeministri Artan Grubi, thotë se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut janë …

Më shumë...

BDI: Lajme të rreme nga propagandist pro-rus kundër BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim demanton ashpër shpifjet ndaj BDI-së nga gazetarë, disa portale dhe parti politike për procesin e grumbullimit të nënshkrimeve për kandidatët për kryetar. Fushata kundër idesë së BDI-së për zgjedhje të presidentit me 2/3 e votave në Kuvend dhe me shumicë të Badenterit, si dhe ndryshimeve kushtetuese …

Më shumë...

Gjykata e ka përfunduar çështjen penale kundër Glauk Konjufcës, seanca përfundimtare do të mbahet sot në orën 15:00

Tani kur është kryekuvendar, Konjufcën e nervozon mungesa e deputetëve, në sallë dhe s flet çka u ka bërë në Kuvend

Gjykata themelore, në Prishtinë ka mbajtur seancë e fjalës përfundimtare për rastin penal të kryetarit aktual   të Kuvendit, Glauk Konjufca i cili akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. Në këtë seancë të dy palët në procedurë kanë deklaruar fjalën përfundimtare të tyre në lidhje me situatën. Prokurori,  Besart …

Më shumë...

Kryetari i Ukrainës, Vladimir Zelensky, ka bërë të ditur se 31.000 ushtarë ukrainas janë vrarë nga Rusia për dy vjet luftë

Kryetari i Ukrainës, Vlagimir Zelensky, ka bërë të ditur se  31.000 ushtarë ukrainas janë vrarë prej kur Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës para dy vjetëve. Duke folur në një konferencë për media në kryeqytetin ukrainas për shënimin e dyvjetorit të pushtimit nga Rusia – i cili nisi më 24 …

Më shumë...

Bajram Begaj: Në 2- vjetorin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Shqipëria mbetet aleat i palëkundur i saj

Kryetari  i Shqipërisë  Bajram Begaj, me rastin e shënimit të dyvjetorit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, tha se Shqipëria mbetet aleat i palëkundur i Ukrainës. Dy vjet pas agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të padrejtë të Rusisë kundër Ukrainës, ne qëndrojmë me frikë nga lufta e guximshme e popullit …

Më shumë...