Lajmet

Milazim Krasniqi: Amerika dhe shtetet që kanë njohur Kosovën, po mbajnë qëndrime joparimore në përdorimin e dinarit

Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Profesori universitar  dhe analisti, Milazim Krasniqi, duke komentuar zhvillimet e fundit sa i përket Rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovë, konsideron se Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e tjera që kanë njohur Kosovën janë duke mbajtur  qëndrime joparimore ndaj saj, duke i kërkuar Kosovës të bënë …

Më shumë...

Në Ditën e Gjuhës Amtare, nga “Mësonjëtorja e Parë”, në Korçë, Edi Rama, shpall datën e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Ditën e Gjuhës Amtare, nga “Mësonjëtorja e Parë”, në Korçë, shpall  datën e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, i shumëpritur në të gjitha shkollat 9-vjeçare nga veriu në jug”, tha Rama. Bashkë me nxënës të shkollës “Mësonjëtorja e parë” në Muzeun e Arsimit në …

Më shumë...

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka vazhduar  procesi gjyqësor kundër  ish-krerëve të UÇK-së. Dje në këtë proces ka dëshmuar dëshmitari i 45-të i Zyrës së Prokurorit, Hajrush Kurtaj, në gjykimin ndaj Hashim Thacit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ky dëshmitar paraqitjen  e tij e kishte filluar me 1 …

Më shumë...

Sot po mbahet seanca gjyqësore kundër kryetarit aktual të Kuvendit të Kosovës , Glauk Konjufca

Sot po mbahet seanca gjyqësore kundër kryetarit aktual  kuvendit, Glauk Konjufca, i cili akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës. Në rastin e Konjufcës dëshmon deputeti i AAK-së, Pal Lekaj. Dëshmitari i fundit në rastin e tij ishte  ish-deputeti i LDK-së, Sabri Hamiti. Konjufca akuzohet se ka hedhur gaz lotsjellës në …

Më shumë...

Një protestë si gjithnjë e dhunshme e opozitës u mbajt mbrëmë, në Tiranë, para Kryeministrisë

Një protestë si gjithnjë e dhunshme e opozitës u mbajt mbrëmë, në Tiranë, para Kryeministrisë

Protesta e opozitës u mbajt mbrëmë në Tiranë para Kryeministrisë. Disa nga protestuesit e opozitës kanë rrezuar barrierat metalike para Kryeministrisë, pasi më parë hodhën flakadanë. Ata u përpoqën t’i afrohen kordonit të policisë, dhe po ashtu ata kanë shkulur lulet dhe dheun që ndodhej në vazo, e kanë hedhur …

Më shumë...

Më 21 shkurt 1945 pas luftimeve të ashpra kundër brigadave partizane e çetnike ka rënë heroikisht komandanti, Shaban Polluzha

Më 21 shkurt 1945 pas luftimeve të ashpra kundër brigadave partizane e çetnike ka rënë heroikisht komandanti, Shaban Polluzha

Më 21 shkurt të vitit 1945 pas luftimeve të ashpra kundër brigadave partizane e çetnike, që kishin rrethuar rajonin e Drenicës, në fshatin Tërstenik, ka rënë heroikisht duke luftuar ballë për ballë forcave serbe, komandanti  Shaban Polluzha, njëri ndër luftëtarët  më të njohur shqiptarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shaban …

Më shumë...

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash, ka folur për bashkëpunimin me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash, ka folur për bashkëpunimin me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në

Komandanti i KFOR-it në Kosovë Ozkan Ulutash, ka folur për bashkëpunimin me Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës dhe Forcën e Sigurisë. Ekipi Ndërlidhës dhe Këshillues i NATO-së, i cili është i ndarë nga KFOR-i, ka mandat që të punojë krah-për-krah me Forcën e Sigurisë së Kosovës, në përputhje me mandatin …

Më shumë...

Prokurori i Shtetit, ngriti aktakuzë kundër 14 zyrtarëve policorë, të përfshirë në rastin kriminal para një viti, Zllatar të Prishtinës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj katërmbëdhjetë zyrtarëve policorë, të përfshirë në rastin e datës 18.02.2022, në fshatin Zllatar të Prishtinës. Sipas aktakuzës, të pandehurit F.A., E.I., B.M., E.Th. dhe G.T., më 18.02.2022, …

Më shumë...

Anëtarët e komisionit nga opozita konsiderojnë papërgjegjësi mungesën e ministrit Liburn Aliu, për të dytën herë radhazi

KFOR-i nuk e lejon ministrin Liburn Aliu të hyjë për vizitë në komunën e Leposaviqit

Mungesa e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu për raportim në Komisionin për mbikëqyrjen e financave publike ka bërë që deputetët e pozitës dhe opozitës të përplasen në mbledhjen e së martës. Anëtarët e komisionit nga opozita e konsideruan papërgjegjësi të madhe mungesën e ministrit Aliu, siç thanë për të dytën …

Më shumë...

Spartak Ngjela: Albin Kurti po gabon me qëndrimin kundër Amerikës, aleatit kryesor që ndihmoi në shtet-formimin e Kosovës

Spartak Ngjela

Avokati dhe analisti i njohur Spartak Ngjela ka deklaruar se Albin Kurti po gabon me qëndrimin kundër Amerikës, i cili është aleati kryesor që ndihmoi në shtetformimin e Kosovës. I pyetur  nëse rrezikon të shpallet “non grata” sikurse Berisha, Ngjela iu përgjigj duke thënë se Kurti nuk ka thyer ligjin, …

Më shumë...

Gjatë qëndrimit për një vizitë zyrtare në Turqi, Kryeministri Rama dhe kryetari Erdogan nënshkruan disa marrëveshje

Gjatë qëndrimit për një vizitë zyrtare në Turqi, Kryeministri Rama dhe kryetari Erdogan nënshkruan disa marrëveshje.

Gjatë qëndrimit për një vizitë zyrtare në Turqi, Kryeministri Rama dhe kryetari  Erdogan nënshkruan disa marrëveshje.  Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve -Klimatike të Republikës së Turqisë për bashkëpunim ne fushën e mjedisit. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë …

Më shumë...

Amerika vendos veton ndaj një projekt-rezolute të OKB-së të vendeve arabe që kërkonte armëpushim në Rripin e Gazës

OKB

Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një projekt-rezolute të OKB-së të mbështetur nga vendet arabe që kërkonte një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Rripin e Gazës. Votimi i të martës në Këshillin e Sigurimit prej 15 anëtarësh, përfundoi me 13 vota pro propozimit të Algjerisë, një kundër dhe abstenimin e …

Më shumë...

Takim pune në mes të Drejtorit Rajonal të Policisë në Gjakovë dhe Zëvendës Komandantit të KFOR-it, Brigada Shumëkombëshe e Perëndimit

Sot, Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Kolonel Lumni Graishta, në ambientet e Drejtorisë Rajonale priti në takim zyrtar Zëvendës Komandantin e KFOR-it, Brigada Shumëkombëshe e Perëndimit, Kolonel Besnik Fana.  Në këtë takim është biseduar dhe dakorduar për intensifikimin  e bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, e …

Më shumë...

Dëshmitari i 46-të i Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale, aktualisht punon në Ministrinë e Brendshme të Serbisë

Dëshmitari i 46-të i Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale, aktualisht punon në Ministrinë e Brendshme të Serbisë. Pas përfundimit të pyetjeve nga prokurori Niko Barling, dëshmitarin ka filluar ta marrë në pyetje avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis. Ai  ka thënë se punon në Ministrinë e Brendshme të Serbisë …

Më shumë...

Edita Tahiri: Veriu i Kosovës është pa sovranitet e me protektorat të shtuar, ku forcat e KFOR-it po shtohen çdo ditë

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, tani që është përjashtuar nga bisedimet me Serbinë, hedh shkelma

Ish-kryenegociatorja  në dialogun e Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti po bën propagandë për ndryshime thelbësore në veri të vendit. Ajo saktësoi se veriu është pa sovranitet e me protektorat të shtuar, ku forcat e KFOR-it po shtohen çdo ditë. Propaganda e qeverisë se ka bërë …

Më shumë...

Shqipëria mbetet partner i vjetër i Shteteve të Bashkuara dhe aleat i përkushtuar i NATO-s, thotë diplomati, Antony Blinken

Anthony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përmes një postimi në rrjetet sociale, ndau detaje në lidhje me vizitën e tij në Tiranë më datë 15 shkurt, ku u shpreh se Shqipëria mbetet partner i vjetër i SHBA-së dhe aleat i NATO-s. Blinken vlerësoi ndihmën e Shqipërisë për popullin afgan, duke …

Më shumë...