Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Collet dhe emisarin special të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Pas takimit ai tha se është gjithnjë i dobishëm rikonfirmimi se Amerika dhe BE-ja e kanë …
Më shumë...Lajmet
Viola von Cramon: Serbia nuk e ka kapërcyer retorikën agresive ndaj Kosovës, por as BE-ja nuk ka bërë ndonjë gabim të madh
Evro-deputetja gjermane dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, beson se Serbia duhet ta kapërcejë retorikën tejet agresive dhe qasjen tmerrësisht nacionaliste në raport me Kosovën nëse dëshiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Nuk mund të pranojmë një vend që ende jeton në të kaluarën dhe ende jeton …
Më shumë...Borell: Puna për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të fillojë, pa ndonjë vonesë apo parakusht tjetër
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka publikuar një deklaratë për media lidhur me takimin e 14 shtatorit, i cili u mbajt në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut. Në deklaratë thuhet se pas takimit …
Më shumë...Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde e ka mirëpritur deklaratën e Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës e Serbisë
Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur deklaratën e Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se kjo është një thirrje e qartë e BE-së që Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog në mënyrë konstruktive, me mirëbesim dhe pa …
Më shumë...Dardan Molliqaj: Deklarata e Kurtit kundër opozitës është gjuhë kërcënuese, ai duhet të shkarkohet nga posti
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, deklaratën e djeshme të Albin Kurtit drejtuar opozitës, e ka quajtur kërcënuese dhe mendon se pikërisht për këtë ai duhet të shkarkohet nga posti. Kjo është gjuhë e pushteteve autoritare, ai mund edhe të na vrasë, kjo s’do të thotë asgjë për demokraci, pasi fakti …
Më shumë...24 vjet nga themelimi i TMK-së, forca ndërlidhëse nga UÇK-ja në FSK
Pas kapitullimit të Serbisë e Marrëveshjes së Kumanovës, në qershor të vitit 1999, dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë, 24 vjet më parë, ishte paraparë çarmatimi i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe transformimi i saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Me hyrjen e trupave ushtarake të NATO-s, …
Më shumë...Instituti Demokratik i Kosovës ka mirëpritur informimin e kryeministrit, Kurti dhe zëvendës-kryeministrit Bislimi, në konferencë
Instituti Demokratik i Kosovës e mirëpret informimin e kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendës-kryeministrit Bislimi në konferencë, gjatë së cilës u shpalosën detaje rreth zhvillimeve në takimin e fundit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Informimi i publikut rreth zhvillimeve në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, sipas KDI-së, është thelbësor në garantimin e …
Më shumë...Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, po merr pjesë në javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, ndodhet në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku po kryeson delegacionin shtetëror që merr pjesë në javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ai u shpreh se, Asambleja e Përgjithshme e OKB është një moment …
Më shumë...Riçard Grenell: Njerëzit që punojnë në Departamentin Amerikan të Shtetit, janë të frustruar me veprimet e kryeministrit, Albin Kurti
Ish-emisari amerikan në administratën e kryetarit Donald Trump për bisedimet Kosovë -Serbi Richard Grenell, në një intervistë për T7 ka komentuar rreth takimit të 14 shtatorit në Bruksel. Ai thotë se të dyja palët janë fajtore që s’pati progres, por thekson se komuniteti ndërkombëtar është unik sa i përket veprimeve …
Më shumë...Bekim Haxhiu: Nëse Albin Kurti ka pak dinjitet jep dorëheqje, i mbajmë zgjedhjet e shohim kush po zhduket, opozita apo mashtrimet e tij
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu. reagoi pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve. Ai shkroi se zgjedhjet nuk po i konvenojnë krye-mashtruesit Albin Kurti, pasi është i vetëdijshëm se marrin fund gënjeshtrat, manipulimet, korrupsioni dhe nepotizmi në Qeverisjes së tij. Dihet se kush ka frikë nga …
Më shumë...Kushtrim Xhemaili: Qasja e kryeministrit, Albin Kurti në dialog, është qasje e një dështaku që ka humbur aleatët, tani ndodhet i vetëm
Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, ka thënë se qasja e kryeministrit, Albin Kurti në dialog, “është qasje e një dështaku që ka humbur aleatët dhe tani ndodhet i vetëm. Kurti “meqë ka folur sot për zhdukje, duhet të na tregojë se si e zhdukën miellin e …
Më shumë...Gjykata Speciale ka hedhur poshtë mocionin e mbrojtjes së Pjetër Shalës për rrëzimin e akuzës për vrasje të paligjshme
Gjykata Speciale ka hedhur poshtë mocionin e mbrojtjes së Pjetër Shalës për rrëzimin e akuzës për vrasje të paligjshme. Ky vendim është marrë nga trupi gjykues i kësaj çështjeje, më 15 shtator dhe është bërë i ditur në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale, e cila po mbanë seancat e gjykimit …
Më shumë...Nesrete Kumnova, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës, kundër, Veljko Odalloviqit
Udhëheqësja e shoqatës, “Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës, kundër, Veljko Odalloviqit, i cili gjatë kohës së luftës kishte mbajtur pozitën e kryetarit të Qarkut të Kosovës. Ajo ka shkruar se Odalloviqi dyshohet se është i përfshirë dhe mban përgjegjësi komanduese për …
Më shumë...Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu ka përgjigjur sulmit të kryeministrit grek, Micotakis, lidhur me të arrestuarin, Fredi Beleri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, iu ka përgjigjur sulmit të kryeministrit grek, Qiriakos Micotakis lidhur me Fredi Belerin, i cili po mbahet në burg pasi është zënë në flagrancë duke blerë vota në zgjedhjet vendore, ku edhe ka marrë vota më shumë dhe kishte fituar, në garë. Në përgjigjen e …
Më shumë...Albin Kurti: Emisari, Lajçak e kryetari i Serbisë, Vuçiq, ishin koordinuar që marrëveshja të zbatohet vetëm në disa pika në interes të tyre
Kryeministri, Albin Kurti, në një konferencë për medie, ka bërë të ditur se në takimin e 14 shtatorit, në Bruksel ka refuzuar që marrëveshja bazike të fillohet të zbatohet nga neni për Asociacion. Shkova në takim me propozim konkret, me të cilin ne parashikuam një zbatim të plotë të marrëveshjes …
Më shumë...Kurti godet Lajçakun, të cilin para tri viteve e kishte marrë në mbrojtje nga kritikat që ia kishte bërë, ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi
Qysh në vitin 2020, ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi kishte refuzuar ta takonte, në Prishtinë, ndërmjetësuesin e BE-së në dialogun, Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pasi mendonte me të drejtë se nuk ishte koha më që të hapen çështjet teknike, që dialogu me Serbinë duhet të përmbyllet me njohje reciproke. Në të …
Më shumë...