Lajmet

Lajçak: Nëse bisedimet dështojnë na presin konflikte të reja, përshkallëzim i tensioneve e shumë dhunë në veri të Kosovës

Miroslav Lajcak

Emisari special i BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi,  Miroslav Lajçak, gjatë një takimi me gazetarë, në Sllovaki,  ka deklaruar se Kosova dhe Serbia zhvilluan një radhë të re negociatash për normalizimin e marrëdhënieve në Bruksel, por nuk arritën të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre dhe tërë kjo mund të dëmtojë shpresat, për …

Më shumë...

Arianit Koci: Dëshmia e Fredi Abrahamsit, gjatë gjykimit në Hagë, e ka zbehur punën e Prokurorisë së Gjykatës Speciale

Avokati, Arianit Koci, nxori disa përfundime rreth tragjedisë së Gllogjanit, ku u vranë dy nxënës dhe shoferi i autobusit

Avokati, Arianit Koci, ka folur për veprimet e fundit të Gjykatës Speciales kundër disa pjesëtarëve të UÇK-së, të cilëve u kanë konfiskuar telefonat, për deklaratat e Fredi Abrahamsit para trupit gjykues në Hagë dhe përgjithësisht  për procesin gjyqësor në Hagë,  kundër krerëve të UÇK-së. Sipas tij konfiskimi i telefonave, është …

Më shumë...

Kristofer Hill: Serbia shkoi e përgatitur në Bruksel dhe i bëri mirë detyrat e saj të shtëpisë

Christopher Hill

Ambasadori amerikan, në Beograd, Christopher Hill, duke folur për takimin e Brukselit ku Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, refuzoi plan-propozimin e zbatimit paralel të Marrëveshje Bazike të paraqitur nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e  lavdëroi Serbinë se shkoi e përgatitur mirë, bashkërisht me Bashkimin Evropian. Unë …

Më shumë...

Kryetari i Preshevës gjatë qëndrimit në Uashington e ka ngritur çështjen e fshirjes së adresave të shqiptarëve nga shteti serb

Shqiprim Arifi

Kryetari Preshevës, Shqiprim Arifi, gjatë qëndrimit në Uashington, ka ngritur edhe një herë çështjen e fshirjes së adresave të shqiptarëve në tri komunat e Kosovës Lindore nga ana e shtetit serb. Ai tha se  deri tash Serbia ka pasivizuar mbi 10 mijë adresa. Gjatë takimit me emisarin amerikan,  Gabriel Escobar …

Më shumë...

Peter Stano: Masat shtrënguese ndaj Kosovës mund të hiqen, por mund edhe të bëhen më të rënda

Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar se masat shtrënguese ndaj Kosovës mund të hiqen, por mund edhe të bëhen më të rënda në varësi të drejtimit që merr situata.  Ai ka  thënë me këtë rast se BE-ja nuk është palë e dialogut. Palët e dialogut janë Kosova dhe …

Më shumë...

BE-ja demanton Besnik Bislimin i cili thotë se i vetmi draft që u paraqit gjatë bisedimeve, në Bruksel, ishte i kryeministrit, Kurti

Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i është përgjigjur publikimit të fundit nga ana e Bashkimit Europian se ka pasur një propozim në tavolinën negociuese në takimin e nivelit të lartë Kosovë-Serbi në Bruksel. Ai këmbëngul që as BE si lehtësuese e as Serbia si palë nuk paraqitën asgjë përveç se “akomoduan kërkesën …

Më shumë...

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim lamtumirës, majorin, Stephan Stieber

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim lamtumirës, majorin, Stephan Stieber

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim lamtumirës, këshilltarin bilateral për logjistikë Rreshter Major, Stefan Shtiber, të Forcave të Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë, të cilin e ka dekoruar me medaljen Shërbim Vetëmohues. Ushtaraku,  Stefan Stieber për disa vite ka punuar ngushtë më FSK-në.  Gjenerallejtënant Jashari …

Më shumë...

Thomas Hacker: Dështimi i takimit të fundit në Bruksel, mes Kosovës e Serbisë është një mësim i hidhur për Bashkimin Evropian

Thomas Hacker: Do të duhej që Kosova gjatë dialogut të jepte sinjale lidhur me gatishmërinë për kompromis

Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker, ka thënë se dështimi i takimit të fundit në Bruksel, mes palëve në bisedime  është një mësim i hidhur për Bashkimin Evropian. Është fakt se mungesa e vullnetit politik nga Kosova dhe Serbia ka shkaktuar dëme të mëdha në besueshmërinë e BE-së si organizatë …

Më shumë...

Gjykata e Lartë e Maqedonisë, konfirmoi aktgjykimin për rastin “Monstra” dhe shpalli dënimet me burg të përjetshëm për tre shqiptarë

Rikthehet për rigjykim rasti “Monstra”. Tre shqiptarë të akuzuar shpallen fajtorë dhe dënohen me burg të përjetshëm

Gjykata e Lartë e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar aktgjykimin për rastin “Monstra”, me të cilin marrin formë të prerë tre dënimet me burg të përjetshëm të shqiptuara për Alil Demirin, Agim Ismailoviqin dhe Afrim Ismailoviqin.  “Gjykata e Lartë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke vepruar në rastin e …

Më shumë...

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një serbi për Krime të luftës kundër popullsisë civile

Kriminelët serbë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një serbi për Krime të luftës kundër popullsisë civile. Prokuroria saktëson  se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë në  Departamentin Special, kundër të pandehurit, për shkak të dyshimit të bazuar  se ka kryer veprën penale ‘’Krime të luftës kundër popullsisë …

Më shumë...

Pavarësisht protestave të veteranëve, policët e EULEX-it, nuk e ndalin konfiskimin e telefonave të luftëtarëve të UÇK-së

Pavarësisht protestave të veteranëve, policët e EULEX-it, nuk e ndalin konfiskimin e telefonave të luftëtarëve të UÇK-së

Pavarësisht protestave të veteranëve, që u mbajtën sot në Fushë-Kosovë, policët e EULEX-it, nuk e ndalin konfiskimin e telefonave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mediet bëjnë të  ditur se hetuesit me maska të EULEX-it, ia kanë konfiskuar telefonin familjes së Heroit të Kombit, Hakif Zejnullahu. Kjo familje njihet …

Më shumë...

Edhe Qeveria e Gjermanisë është shprehet tejet e zhgënjyer me dështimin e bisedimeve mes Kosovës e Serbisë, në Bruksel

Përfaqesuesit e parlamentit gjerman – Bundestag, do të takohen sot me liderët e partive politike për herë të parë pas zgjedhjeve

Zëdhënësi  i Qeverisë Federale të Gjermanisë, Shteffen Hebshtait, ka thënë se është shumë zhgënjyese që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, përsëri ka qenë i pasuksesshëm. Hebstreit ka thënë se pengesat nuk do të krijojnë rrugë për dalje nga kriza dhe ka përsëritur se dialogu i për noramlizim që …

Më shumë...

Sot para selisë së EULEX-it, në Fushë Kosovë, veteranët protestuan kundër bastisjeve e ndalimeve arbitrare të bashkëluftëtarëve të tyre

Sot para selisë së EULEX-it, në Fushë Kosovë, veteranët protestuan kundër bastisjeve e ndalimeve arbitrare të bashkëluftëtarëve të tyre

Sot para selisë së EULEX-it, në Fushë Kosovë,  veteranët dhe liridashësit e Kosovës  kanë protestuar   kundër bastisjeve e ndalimeve arbitrare të veteranëve, nga Policia e EULEX-it. Në protestë mori pjesë edhe kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj.  Protestuesit kanë hedhur telefonat e tyre brenda oborrit te EULEX, në shenjë kundërshtimi për …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Jam i shqetësuar me mungesën e komunikimit të kryeministrit Kurti me opozitën në procesin e të dialogut me Serbinë

Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i zhgënjyer  me mungesën e komunikimit të kryeministrit Kurti me kryetarët e partive  opozitare rreth procesit të dialogut me Serbinë. Në diskutimin e organizuar nga Grupi për Ballkanin për dialogun Kosovë – Serbi, ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se partitë nuk mund të komunikojnë …

Më shumë...

Petar Petkoviq: Bisedimet në Bruksel dështuan, mund të jemi pak të kënaqur, pasi BE-ja shpalli fajtor Albin Kurtin

Drejtori i Zyrës  serbe për Kosovën, në Beograd, Petar Petkoviq, ka thënë se edhe pse bisedimet në Bruksel dështuan, “Beogradi së paku mund të jetë pak i kënaqur, sepse në raportet pas takimit shkruhej se Beogradi nuk ka faj, ka treguar konstruktivitet dhe se Albin Kurti ishte ai për të …

Më shumë...

Pas takimit të dështuar në Bruksel, BE-ja e akuzon Qeverinë e Kosovës se po pengon normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Ka përfunduar takimi i dytë i kryeministrit Kurti, me shefin e BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak

Pas takimit të dështuar në Bruksel, BE-ja e akuzon Kosovën se po pengon normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Nuk arritëm t’i  tejkalojmë diferencat, tha me  këtë rast shefi i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, pas takimit në Bruksel me kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, …

Më shumë...