Avokati, Artan Qerkini, ka bërë të ditur se Prokuroria e Gjykatës Speciale, në Hagë ka lejuar që të bëhet përgjimi i vizitorëve, dëshmitarë të privilegjuar. Sipas tij, në këtë rast, hyjnë familjarët, si bashkëshortja, vëllezërit, sepse si të privilegjuar ai sqaron se ata lirohen nga përgjegjësia. Komunikimi avokat, klient, është …
Më shumë...Lajmet
Gjykata e Apelit në Hagë, refuzoi kërkesën e Sabit Januzajt, për ta liruar përkohësisht
Gjykata e Apelit, në Hagë ka refuzuar kërkesën e Sabit Januzajt për ta liruar përkohësisht. Paneli i Gjykatës së Apelit nuk e pranoi kërkesën për lirim të përkohshëm. Në vendim, është thënë se asnjë kusht i arsyeshëm shtesë që ai mund të vendoste nuk ishte i disponueshëm, në mënyrë adekuate …
Më shumë...SBASHK-u ka mbajtur takim me PDK-në e LDK-në, ndërkohë është në pritje të bisedimeve edhe me Vetëvendosjen e AAK-në
Sindikata e Arsimit ka mbajtur takim me PDK-në e LDK-në, ndërkohë është në pritje të bisedimeve edhe me Vetëvendosjen dhe AAK-në. Tema e bisedimeve ka qenë pakënaqësia për ndryshimet që janë bërë në skemën pensionale. Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë se qeveria ‘Kurti’ e ka shkelur ligjin. Ai thotë …
Më shumë...Ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike të akredituar në Kosovë, biseduan në zyrën e kryeministrit Albin Kurti
Zyra e Kryeministrit njoftoi se ambasadorët ishin atje me ftesë të Kurtit dhe se shefi i Qeverisë së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati ua kanë sqaruar punën e rregullores që, ndër tjerash, synon ta largojë nga përdorimi dinarin serb në Kosovë, ishte çështja kryesore …
Më shumë...Edi Rama: Qeveria e Kosovës duhet të koordinohet më shumë me aleatët, por është në të drejtën e saj ta zbatojë Kushtetutën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me situatën e fundit me dinarin dhe mbylljen e strukturave paralele. Rama ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të koordinohet më shumë me aleatët, por ka theksuar se është në të drejtën e saj ta zbatojë Kushtetutën. “Ndërsa të gjithë jemi …
Më shumë...Forca e Sigurisë së Kosovës është duke marrë pjesë në ushtrimin fushor “KFOR 33” në Hohenfels, të Gjermanisë
Forca e Sigurisë së Kosovës është duke marrë pjesë në ushtrimin fushor “KFOR 33” në Hohenfels të Gjermanisë. Sipas njoftimit të FSK-së, ushtrimi fushor “KFOR 33” është ushtrim në të cilin marrin pjesë më shumë se dhjetë shtete partnere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Në këtë njoftim është bërë …
Më shumë...Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë veprimet e fundit të Kosovës kanë ngritur shqetësimet e Brukselit
Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, ka thënë veprimet e fundit të Kosovës kanë ngritur shqetësimet e Brukselit. A i ka thënë se gjatë javës së kaluar kemi parë të paktën dy shembuj të aksioneve që kanë ngritur shqetësimet e BE-së. Njëri ishte rregullorja e BQK-së dhe tjetri ishte operacioni …
Më shumë...Bledi Çuçi: Do të vazhdojë përjashtimi i deputetëve të opozitës që nuk lejojnë zhvillimin e seancës plenare dhe komisioneve në Kuvend
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka paralajmëruar se shumica do të vazhdojë me kërkesa përjashtimi për deputetët e opozitës që nuk lejojnë zhvillimin e seancës plenare dhe komisioneve. Në një deklaratë për mediat pas kaosit të shkaktuar në Kuvend, Çuçi tha se në asnjë moment nuk …
Më shumë...Stephane Sejourne: Tragjedia në Gaza të përfundojë sa më shpejtë, e vetmja zgjidhje krijimi i dy shteteve
Ministri i Jashtëm i Francës, Stefan Sezhuurn bëri thirrje që tragjedia në Gaza të përfundojë. Gjatë një vizite të hënën në Jerusalem, në nisje të një turneu katër-ditor në rajon, ai bëri thirrje gjithashtu për respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar nga të gjitha palët, si dhe për një armëpushim të …
Më shumë...Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, ka pritur në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius, bashkë me disa deputetët të Bundestagut dhe ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Pas kësaj ceremonie ushtarake, të dy ministrat e mbrojtjes …
Më shumë...Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, e ka përsëritur kërkesën drejtuar Qeverisë për ndalimin e zbatimit të rregullores së BQK-së
Sot në Prishtinë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka përsëritur kërkesën drejtuar Qeverisë së Kosovës për shtyrje të vendimit lidhur me zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, Këtë kërkesë ai e paraqiti pas takimit më kryeministrin e vendit, Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi …
Më shumë...Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka bërë thirrje për shtendosjen e situatës së sigurisë në veri të Kosovës
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka bërë thirrje për shtendosjen e situatës së sigurisë në veri të Kosovës. Ai ka thënë me këtë rast se shtendosja e situatës është kërkesa e ditës. Në këtë kontekst, ai ka bërë thirrje për maturi dhe kujdes. Edhe kancelari gjermani ka thënë se …
Më shumë...Kryetari i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Ziadin Sela, kërkon përgjegjësi nga kryetari, Arben Taravari
Kryetari i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni të Veriut, Ziadin Sela, kishte njoftuar se do ta thërras për të shtunën e ardhshme Kuvendin e partisë, dhe pikë e rendit të ditës do të jetë, kërkimi i përgjegjësisë nga kryetari i partisë, Arben Taravari. Ndërkohë pas këtij lajmi alarmohet …
Më shumë...Daniel Serwer: Serbët në jug të Lumit Ibër duket se kanë bërë paqe me institucionet e dominuara nga shqiptarët
Profesori dhe analisti i mirënjohur amerikan, Daniel Serwer, shkruan se serbët në jug të lumit Ibër kanë bërë paqe, të paktën tani për tani, me institucionet e dominuara nga shqiptarët. Në Kosovë, popullsia serbe është pakica më e madhe, përbën më së shumti 6% të popullsisë. Kushtetuta e Kosovës i …
Më shumë...Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar se në pjesën e Serbisë janë paralajmëruar protesta dhe bllokim i rrugëve
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar se në pjesën e Serbisë janë paralajmëruar protesta dhe bllokim i rrugëve. Sipas njoftimit, kjo thirrje vlen për qytetarët që udhëtojnë përmes pikës kufitare në Merdarë. Të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes pikë kalimit kufitar në Merdarë, se …
Më shumë...Sot në Romë të Italisë mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor
Sot në Romë të Italisë mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor. I pranishëm në këtë takim do të jetë edhe ministri shqiptar Igli Hasani. Ai do të zhvillojë edhe një takim me Presidentin e Komisionit për Politikat e Bashkimit Evropian, Gjulio Terzi di Sant’Agata. Pritet …
Më shumë...