Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka reaguar as sulmeve të rënda dhe akuzave që ka drejtuar kundër Gjykatës Kushtetuese zëvendësi i kryeministrit, Besnik Bislimi. Lutfi Haziri, fjalët e Bislimit i quajti “kualifikime të rënda” teksa shtoi se ishte në fakt Gjykata Kushtetues ajo që i hapi udhë …
Më shumë...Lajmet
Nenad Rashiq, tregohet i gatshëm të marrë pjesë në hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave Serbe, në Kosovë
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë-Kurti, Nenad Rashiq, është i gatshëm të marrë pjesë në hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave Serbe, por vetëm nëse është e nevojshme. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai deklaroi se “është mosmirënjohje të marrësh përgjegjësi” dhe të përfshihesh në procese …
Më shumë...Xhelal Sveçla kishte caktuar takim me një agjendë të caktuar për ta vizituar Kosovën Lindore por Beogradi nuk i dha leje
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me ftesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar sot pritej të vizitonte Luginën e Preshevës. Sveçla do të vizitojë komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës si dhe do të takohet me zyrtarët e pushtetit lokal shqiptar atje, po ashtu dhe me Këshillin Kombëtar Shqiptar. Fillimisht …
Më shumë...Sot më 4 janar 2024, në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë shënohet 25-vjetori i fillimit të transmetimit të programit
Sot, më 4 janar, në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë shënohet 25-vjetori i fillimit të transmetimit të programit të Radios dhe fillimi i shpërndarjes së lajmeve nga Agjencia Kosovapress. Vizitorët, edhe pse në një ambient të ngushtë, i presim prej orës 10.00 deri në orën 16.00. Me këtë …
Më shumë...Vendimin për themelimin e Radios-Kosova e Lirë dhe të Agjencisë Kosovapress, e ka marrë SHP i UÇK-së, më 13 nëntor 1998
Vendimin për themelimin e Radios-Kosova e Lirë dhe të Agjencisë së lajmeve Kosovapress, e ka marrë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një mbledhje të mbajtur, më 13 nëntor të vitit 1998. Nisma për të hapur një radiostacion të luftës doli nga disa anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm …
Më shumë...Në hapjen e Radios-Kosova e Lirë kanë marrë pjesë anëtarë të SHP të UÇK-së, anëtarë të stafit të Radios e Agjencisë si dhe disa luftëtarë
Në hapjen solemne të radiostacionit “Kosova e lirë” kanë marrë pjesë: Jakup Krasniqi, Ramë Buja, Ahmet Qeriqi, Martin Çuni, Nusret Pllana, Xhevdet Gashi, Blerim Peja, Berat Luzha, Rizah Berisha, Milaim Berisha, Elez Durmishi, Isë Krasniqi, Ismet Sopi, Fadil Berisha, me disa nga ushtarët e tij të Togës së Berishës, Nuri Bega, …
Më shumë...Daut Haradinaj, përmes një postimi ia ka uruar, Albin Kurtit Vitin e Ri duke e quajtur, kryeministër të autostradave imagjinare
Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj një postimi të kryeministrit Albin Kurti, në korrik të vitit 2023, ku kishte shpërndarë një video e kishte thënë se në vitin 2023 do të hapet autostrada Prishtinë-Gjilan. Haradinaj, përmes një postimi ka uruar, Albin Kurtit Vitin e Ri duke …
Më shumë...Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se e ka vënë pushtetin para shtetit të Kosovës
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se e ka vënë pushtetin para shtetit. Duke iu referuar procesit negociator, Tahiri ka vlerësuar se Kurti shkelur të gjitha premtimet, madje sipas sa, ai e ka dështuar Kosovën në këtë proces. Ajo ka thënë për …
Më shumë...Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. Me urimet e dyanshme për Vitin e Ri 2024, takimin e parë për këtë vit, kryeministri Kurti dhe ambasadori Angılı e kanë filluar duke reflektuar mbi bashkëpunimin përgjatë vitit 2023, sidomos në fushën …
Më shumë...Nik Gjeloshaj: Nuk mund të rrezikohen parimet demokratike, të Malit të Zi, si kursi properëndimor, njohja e Kosovës e të tjera
Zëvendës-kryeministri për Politikat Ekonomike dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, ka thënë se rrezikimi i parimeve kyçe demokratike, kursi properëndimor i shtetit, anëtarësimi në Bashkim Evropian (BE), harmonizimi i plotë i politikës së jashtme dhe të sigurisë së Malit të Zi me politikat e BE-së …
Më shumë...Dragan Gjillas: Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në mënyrë ciklike po i nxit ndjenjat e luftës kundër Kosovës
Kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi dhe udhëheqësi i listës opozitare “Serbia kundër dhunës”, Dragan Gjillas, në një opinion të botuar në gjigantin mediatik amerikan “Politico” ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në mënyrë ciklike nxit ndjenjat e luftës kundër Kosovës, posaçërisht në mesin e qytetarëve nacionalistë serbë. …
Më shumë...Ferat Shala: Me Ligjin e Fondit Sovran, kryeministri Kurti po përpiqet ta vendos dorën politike mbi asestet e resurset shtetërore
Deputeti i PDK-së Ferat Shala, ka deklaruar se me Ligjin e Fondit Sovran, kryeministri Albin Kurti është duke u orvatur ta vendos dorën politike mbi asestet dhe resurset shtetërore, të cilat sipas tij nuk mund të qeverisen. “Kultura dhe mentaliteti i liderit për të kontrolluar gjithçka me çdo mjet e …
Më shumë...Wolfgang Petritsch: Dialogu i brendshëm me serbët në Kosovë, është çelës për zgjidhje të qëndrueshme me Serbinë
Diplomati i mirënjohur austriak, Wolfgang Petritsch ka thënë se dialogu i brendshëm me serbët në Kosovë, është çelës për një zgjidhje të qëndrueshme me Serbinë. Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ai u shpreh se nuk pret rezultat substancial në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë më 2024, për …
Më shumë...“The Guardian” i ka kushtuar një vështrim të gjithanshëm situatës pas zgjedhjeve të manipuluara, në Serbi
Gazeta autoritative angleze, “The Guardian” i ka kushtuar një vështrim të gjithanshëm situatës pas zgjedhjeve në Serbi dhe pozicionit të Presidentit Aleksandar Vuçiç, në raport me fqinjët. Gazeta shkruan se partia fituese e zgjedhjeve, SNS e presidentit Vuçiç, quhet gabimisht Parti Progresiste. Sipas gazetës britanike zgjedhjet e 17 dhjetorit në …
Më shumë...Memli Krasniqi: Viti 2023 ishte edhe një vit tjetër i humbur për Kosovën, nuk pati përparim në asnjë nga sektorët e Qeverisë
Kryetari PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se viti 2023 ishte edhe një vit tjetër i humbur për Kosovën, pasi nuk pati përparim në asnjë nga sektorët, për shkak të gabimeve edhe paaftësisë së Qeverisë-Kurti. Kosova ka një politikë të jashtme në “vdekje klinike”, ka stagnim në ekonomi, shëndetësia është në …
Më shumë...Timothy Less: Marrëveshja e fillim-vitit 2023 në të vërtetë nuk ka zgjidhur asgjë mes Kosovës dhe Serbisë
Marrëveshja e fillim-vitit 2023 në të vërtetë nuk ka zgjidhur asgjë mes Kosovës dhe Serbisë, thotë ish-diplomati britanik, Timothy Less. “Sa i përket zgjidhjes eventuale, perspektivat po zvogëlohen”. Marrëdhëniet që do të duhej të normalizoheshin pas atij dakordimi që konsiderohej historik, janë bërë më antagoniste, thotë Less, dhe rreziku i …
Më shumë...