Lajmet

Në Rripin e Gazës, mijëra të vrarë ende janë nën rrënojat e ndërtesave të shembura si pasojë e sulmeve izraelite

Njësia e Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës njoftoi se mijëra të vrarë ende janë nën rrënojat e ndërtesave të shembura si pasojë e sulmeve izraelite dhe nuk mund t’i nxjerrin trupat për shkak të bombardimeve të vazhdueshme dhe mungesës së pajisjeve, transmeton Anadolu. Zëdhënësi i Njësisë së Mbrojtjes Civile, …

Më shumë...

Kamala Harris: populli palestinez në Gazë dhe në Bregun Perëndimor, duhet që të ribashkohet nën një entitet qeverisës

Nënkryetarja amerikane, Kamala Harris i ka prezantuar të shtunën objektivat amerikane pasi të përfundojë konflikti i Izraelit me Hamasin, duke theksuar se populli palestinez në Gazë dhe në Bregun Perëndimor, duhet që të ribashkohet nën një entitet qeverisës. Harris i ka bërë këto deklarata në një samit për klimën, që …

Më shumë...

Zyra e Presidencës ka njoftuar se kryetarja Osmani është takuar me presidentin e Kenias, William Ruton

Zyra e Presidencës ka njoftuar se kryetarja, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Kenias, William Ruton. Gjatë takimit mes tyre është biseduar për raportet dypalëshe Kosovë-Kenia si dhe zhvillimin e mëtejmë të tyre. “Presidentja Osmani ka theksuar se thellimi i raporteve në mes të dy shteteve është në të …

Më shumë...

Krasniqi: Ligji për Paga, më shumë është padrejtësi dhe pabarazi, sesa sistem fer shpërblimi

Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë dhe kryeministrit Kurti. Duke iu referuar të gjeturave të Komisionit Evropian të bëra publike në Raportin e fundit, ai ka shkruar se Qeveria Kurti i mbushi institucionet me familjarë të pushtetarëve. “Qeveria Kurti, e cila kishte premtuar …

Më shumë...

Vendimi i paralajmëruar i vendeve të OPEC-ut, mund të shkaktoj rritje të çmimit të naftës

Vendet e OPEC-ut, ku bëjnë pjesëArabia Saudite, Rusia, Kuvajti, Omani dhe Algjeria, kanë paralajmëruar se do ta reduktojnë prodhimin e naftës dhe derivateve të saj. Ato kanë thënë se ky vendim do të merren në muajt në vijim. Gjatë takimin të fundit në mes tyre, Arabia Saudite dhe Rusia kanë …

Më shumë...

Sejdiu: Detajet brenda Marrëveshjes së Ohrit e shembin konstruksionin kushtetues të Republikës së Kosovës

Fatmir Sejdiu thotë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka zhvilluar vazhdimisht fushatë të mobilizuar kundër tij

Ish kryetari, Fatmir Sejdiu ka thënë se është i brengosur teksa e sheh se si po vijon dialogu midis Kosovës dhe Serbisë. Ai ka theksuar se nuk do ta pranonte aneksin e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit dhe ka tërhequr vërejtjen se detajet brenda tij e shembin konstruksionin kushtetues të …

Më shumë...

Papa Françesku i ka bërë thirrje botës që të mos përdorë lëndë djegëse të papërpunuara

Qytetarët e Prishtinës do të protestojnë para Teatrit Kombëtar në orën 12:00 kundër ndotjes së ajrit

Papa Françesku i ka bërë thirrje shteteve anekënd botës që të mos përdorin lëndë djegëse të papërpunuara dhe të kujdesën më shumë për ruajtjen e mjedisit. Gjatë samitit që po mbahet në Dubai, ku për shkak të gjendjes shëndetësore ai nuk mundi të jetë i pranishëm fizikisht, gjatë adresimit nga …

Më shumë...

Gjatë dhjetë viteve të fundit, në Britaninë e Madhe janë mbyllur dy mijë kisha

Gjatë dhjetë viteve të fundit, në Britaninë e Madhe janë mbyllur dy mijë kisha, shumë prej të cilave janë shkatërruar ndërsa shumë të tjera janë dhënë në përdorim për çështje të ndryshme jo fetare. Korrespondenti i Zërit të Amerikës nga Londra, Umberto Aguiar ka thënë se pavarësisht rimëkëmbjes që përjetuan …

Më shumë...

Shumë karrige bosh në sallën ku po mban kuvendin e saj Partia Demokratike

Partia Demokratike e Shqipërisë mblodhi sot Kuvendin Kombëtar të saj. Ajo që ka tërheq më së shumti vëmendjen është numri i madh i karrigeve bosh. Gjatë fjalës para të pranishmëve në këtë Kuvend, Luçiano Boçi ka kërkuar që të mos numërohen sa delegate janë në sallë por që të lexohen …

Më shumë...

8 raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda 24 orëve të fundit, janë raportuar 8 raste të dhunës brenda familjes. Nga ky njoftim mësohet se në shumicën prej tyre  burri ka sulmuar gruan por ka raste dhune mes prindërve dhe fëmijeve të tyre. Organet kompetente kanë trajtuar të gjitha këto …

Më shumë...

Grajqevci: Temë e dialogut me Serbinë të jenë edhe kompensimet e dëmeve të luftës

Drejtues të organizatave që merren me grumbullimin e fakteve për krimet e luftës që ka bërë ushtria dhe policia e Serbisë në Kosovë, kanë bërë thirrje që temë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar të jenë edhe kompensimet e dëmeve të luftës. Kryetar i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit …

Më shumë...

Rexhepi: Kosova duhet t’i ikë krijimit të një “Republike serbe”

Pas vizitës në Bosnjë e Hercegovinë, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi ka thënë se Kosova duhet t’i ikë krijimit të një “Republike serbe”. Ajo ka thënë se ka marrë porosi nga Organizata “Nënat e Srebrenicës”, që Kosova të ketë kujdes me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Kam …

Më shumë...

Kryeministri Rama ka drejtuar ktitika nga ndotësve më të mëdhenjë të mjedisit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka drejtuar kritika nga ndotësve më të mëdhenj të mjedisit në botë. Gjatë fjalimit në Samitin Botëror të Veprimit për Klimën COP 28, ai theksoi se ndotësit e mëdhenj bëjnë maksimumin për të na dhënë leksione, por jo për t’u ndalur vetë. “Vendi ynë synon …

Më shumë...

Limaj: Kosova në gjithë këto vite të lirisë nuk ka qenë kurrë në gjendje më të keqe se sa sot

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka nisur një turn të takimeve me qytetar anekënd Kosovës për të bashkëbiseduar me ta për vështirësitë dhe brengat e tyre dhe gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë. Gjatë takimit me qytetarët e Prizrenit, ai theksoi se Kosova asnjëherë nuk ka qenë në …

Më shumë...

Mbrojtja e Kadri Veseli ka përgënjeshtruar pretendimet e Prokurorisë së Gjykatës Speciale

Kadri Veseli

Mbrojtja e Kadri Veseli ka përgënjeshtruar pretendimet e Prokurorisë së Gjykatës Speciale. Mbrojtja e tij ka saktësuar se bisedat e tij të përgjuara në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, janë shtrembëruar nga ana e prokurorisë dhe se ato bazohen në supozime, thashetheme dhe deklarata mashtruese. Avokati, Ben Emmerson ka saktësuar …

Më shumë...

Rikthehet pllaka përkujtimore e okupatorëve serbë në luftërat e viteve 1912-1918, kur ata pushtuan dhe e masakruan Kosovën

Dioqeza Serbe e Rashkës-Prizrenit, në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë, e kanë kthyer të shtunën, në vendin ku ka qenë më parë, një pllakë përkujtimore të ushtarëve okupatorë serbë në luftërat e viteve 1912-1918, kur ata pushtuan Kosovën dhe vranë e masakruan dhjetëra  mijëra shqiptarë, qindra mijëra të …

Më shumë...