leoni

Lajmet

Ramush Haradinaj: Është shtuar numri i atyre që besojnë se kryeministri, Albin Kurti dhe qeveria e tij janë fatkeqësi për Kosovën

Ramush Haradinaj: Mbështetja e mocionit i propozuar nga AAK është rruga e vetme për dalje nga kjo situatë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,  deklaron se është shtuar numri i atyre që besojnë se kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij janë fatkeqësi për Kosovën. Një shumicë kritike pajtohet se është e nevojshme që sa më parë të dilet nga kjo gjendje. Njëra parti kërkon zgjedhje për të ndalur …

Më shumë...

Pritjet e mërgimtarëve në pikën kufitare të Dheu i Bardhë janë rreth 5 orë si shkak i fluksit të madh të veturave

Mbi një orë duhet pritur për të hyrë në Kosovë në pikën e kalimit kufitar “Dheu i Bardhë”

Fluks i mërgimtarëve që janë nisur për pushime në Kosovë, është më i madh gjatë ditëve të fundit të korrikut e fillimit të Gushtit. Ata po përballen me pritje të gjata në disa nga pikat kufitare. Kësisoj pritjet e mërgimtarëve tek Dheu i Bardhë janë rreth 5 orë. Sipas të …

Më shumë...

Anëtaret e Komisionit për Integrim Evropian thonë se skandalet e Qeverisë janë të panumërta dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje

https://reporteri.net/lajme/tri-deputetet-e-opozites-ne-konference-kurti-e-bislimi-izoluan-kosoven-vendi-te-shkoje-ne-zgjedhje/

Anëtaret e Komisionit për Integrim Evropian kanë mbajtur konferencë për medie, pas dështimit të raportimit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Ky i fundit ishte ftuar të raportojë në lidhje me dialogun por që nuk ishte prezent. Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, tha se edhe përkundër konfirmimit se do të marrë pjesë …

Më shumë...

Avdullah Hoti: Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues

Avdullah Hoti: Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk është hera e parë që kryenegociatori i Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, nuk raporton në komisione të Kuvendit. Hoti, në një postim, theksoi se raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në dëshirën e saj, por është obligim kushtetues …

Më shumë...

Amer Alija nga Fondi për të drejtën humanitare bën me dije se gjykimet për krime lufte zgjasin shumë

Amer Alija nga Fondi për të drejtën humanitare bën me dije se gjykimet për krime lufte zgjasin shumë, sidomos në tribunalet ndërkombëtare, praktikë që sipas tij tash po e ndjek edhe Gjykata Speciale. Përderisa për 4 muaj të procesit gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e  Selimit dhe të tjerëve, kanë …

Më shumë...

Enver Hoxhaj: Besnik Bislimi, as nuk di të negociojë dhe as të shpjegojë se çfarë ka negocuar

Enver Hoxhaj

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar Besnik Bislimin pasi ky i fundit kritikoi Bashkimin Evropian. Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social, ka thënë se ai as nuk di të negocojë e as nuk di të tregoj se çka ka biseduar. “Kryenegociatori i Kosovës as nuk di …

Më shumë...

Turqia, në vjeshtë të këtij viti, do të marrë komandën e forcës paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO-ja, në Kosovë

Turqia, në vjeshtë të këtij viti, do të marrë komandën e forcës paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO-ja, në Kosovë

Pas eskalimit të situatës në veri të vendit tonë, në fillim të qershorit të këtij viti,  një kontingjent me qindra ushtarë turq, sipas vendimit të  NATO-s  erdhi në Kosovë dhe iu bashkua  forcave paqeruajtëse të KFOR-it. Ndërkohë u bë me e ditur se Turqia pritet të marrë komandën e forcës …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Kosova po kalon nëpër një situatë të rrezikshme, tani kërkohen hapa konkretë, për ta tejkaluar situatën e rëndë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të ciklit të diskutimeve me kategoritë e ndryshme shoqërore, në Kuvendin e Kosovës,  është cituar të ketë deklaruar  se vendi ynë  po kalon nëpër një situatë të rrezikshme ku kërkohen hapa konkret për ta tejkaluar. Haradinaj tha se po …

Më shumë...

PDK-ja e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e kryetarit të Kuvendit, lidhur me caktimin e seancës plenare të javës së kaluar

Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e kryetari të Kuvendit të Kosovës për caktimin e seancës plenare të javës së kaluar. Si palë e autorizuar pranë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, kemi parashtruar kërkesën për vlerësimin e …

Më shumë...

Avdullah Hoti: Kosova kurrë më parë nuk është kritikuar më shumë në Komitetin për Politikë të Jashtme në Kongresin Amerikan

Avdullah Hoti: Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Kosova nuk është kritikuar asnjëherë më shumë  në Komitetin për Politikë të Jashtme në Kongresin Amerikan, siç ndodhi para dy ditësh gjatë raportimit të emisarit, Gabriel Escobar, lidhur me politikën e Administratës së kryetarit Biden për Ballkanin Perëndimor. Sigurisht se në diskutimet …

Më shumë...

Iraku dëboi ambasadorin e Suedisë dhe ndërpreu marrëdhëniet diplomatike për shkak të djegies së planifikuar të Kuranit në Stokholm

Iraku dëboi ambasadorin e Suedisë dhe ndërpreu marrëdhëniet diplomatike për shkak të djegies së planifikuar të Kuranit në Stokholm

Iraku njoftoi të enjten dëbimin e ambasadorit suedez nga territori i tij dhe ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me vendin nordik mes zemërimit për djegien e planifikuar të Kuranit në Stokholm. Kryeministri irakian, Muhamed Shia al-Sudani “urdhëroi Ministrinë e Jashtme që t’i kërkonte ambasadorit suedez në Bagdad të largohej nga territori i …

Më shumë...

Çmimet e drithërave janë rritur në mënyrë drastike në tregjet globale, pasi Rusia njoftoi se do të mbyllë korridorin e grurit të Ukrainës

Grurin e Serbisë që përmes Kosovës shitet në Shqipëri, serbët e përdorin vetëm për kafshë”

Çmimet e drithërave janë rritur në mënyrë drastike në tregjet globale pasi Rusia njoftoi se do të mbyllë atë që është cilësuar si korridori i grurit. Kremlini zyrtar  u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara që siguronte kalimin e sigurt të anijeve të ngarkuara me …

Më shumë...

Besnik Tahiri: Opozita aktualisht i ka 49 nënshkrime për mocionin e rrëzimit të Qeverisë Kurti

Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se aktualisht, opozita i ka 49 nënshkrime për mocionin e rrëzimit të Qeverisë Kurti. Për të rrëzuar Qeverinë e Kosovës duhen së paku 61 vota. Tahiri ka thënë se 49 nënshkrimet janë pa i llogaritur deputetët e Listës Serbe, pasi …

Më shumë...

Daniel Serwer: Gabriel Escobar, ka dështuar të paqyrojë realitetin faktik në mes Kosovës dhe Serbisë

Daniel Serwer: Gabriel Escobar, ka dështuar të paqyrojë realitetin faktik në mes Kosovës dhe Serbisë

Profesori amerikan, Daniel Serwer, ka kometuar raportimin e emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Kongresin amerikan për çështjen Kosovë-Serbi. Serwer përmendi një sërë problematikash të cilat thotë se ka dështuar Escobar t’i tregojë në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Sipas tij, Escobar përmendi …

Më shumë...

Nik Gjeloshaj: Busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, do të vendoset në qendër të Tuzit

Nik Gjeloshaj: Busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, do të vendoset në qendër të Tuzit

Busti i heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, do të vendoset edhe në Malësi – komuna e Tuzit, në Mal të Zi. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Nik Gjeloshaj. Përmes një postimi në rrjetin social, ai ka thënë se “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, …

Më shumë...

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka paralajmëruar protestë dhe bllokimin e punës në Kuvendin e Kosovës e po ashtu të Qeverisë për shkak të përjashtimit të veteranëve nga paga minimale. Ndaj përjashtimit të veteranëve nga paga minimale, Organizata e Veteranëve të Luftës ka vendosur të …

Më shumë...