Diplomati amerikan, Eduard Xhozef, ka deklaruar se Serbisë i konvenon fakti që Evropa është e ndarë për Kosovën. Ai për mes një postimi ka thënë se vetëm Serbia është ajo e cila mund ta bëjë marrëveshjen të pamundur. Mirëpo Kosova mund ta bëjë marrëveshjen më të vështirë dhe t’i zemërojë …
Më shumë...Lajmet
Euro-deputeti bullgar, Andrey Kovaçev, kërkoi nga ata që janë përgjegjës për sulmin kundër Kosovës, të sillen para drejtësisë
Euro-deputeti bullgar nga Partia Popullore Evropiane, i angazhuar për Ballkanin Perëndimor, Andrej Kovaçev, deklaroi para deputetëve evropianë se të gjithë ata që janë përgjegjës për sulmin ndaj Kosovës duhet të sillen para drejtësisë. Duhet të ketë hetim të thellë se kush ishte prapa sulmit, kush ka dhënë urdhër dhe nga …
Më shumë...Erhard Bühler: Rusia dhe Serbia janë mbështetëse të konflikteve të ngrira etnike në Ballkan, të cilat mund t’i ri ndezin në çdo kohë
ish-komandanti i Forcave paqeruajtëse të KFOR-it, në Kosovë, Erhard Bühler, gjeneral në pension është cituar të ketë deklaruar se ngjarjet aktuale në kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë janë shqetësuese dhe se ato duhet të marrin fund. Rusia dhe Serbia, Putini dhe Vuçiq, janë mbështetës të konflikteve të ngrira …
Më shumë...Cramon: Edhe pse zyrtarët ushtarakë serbë, kanë deklaruar se kanë pakësuar numrin e trupave në kufi, shqetësimet vazhdojnë
Raportuesit për Kosovën e Serbinë në Parlamentin Evropian, euro-deputetja gjermane Viola von Cramon dhe euro-deputeti sllovak Vladimir Bilçik, kanë folur për gazetën, “The Guardian”, lidhur me situatën e fundit në Kosovë pas sulmit terrorist më 24 shtator, ku ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku. Edhe pse zyrtarët ushtarakë serbë, …
Më shumë...Grupi parlamentar i AAK-së ka mbajtur një tryezë ku është diskutuar për situatën e sigurisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit
Grupi parlamentar i AAK-së ka mbajtur një tryezë diskutimi në lidhje me situatën e sigurisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në veri të vendit. Në këtë tryezë kanë marrë pjesë ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ish-ministra të sigurisë, ish-drejtorë të Policisë së Kosovës, ekspertë të çështjeve të sigurisë në …
Më shumë...Nenad Rashiq: Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është radikal, është rritur me mendësinë e radikalizimit
Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, duke folur për zhvillimet e fundit në veri, ku nga sulmi terrorist mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ka deklaruar se kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është radikal dhe është rritur me mendësinë e radikalizimit, …
Më shumë...Kongresistja e partisë republikane të Amerikës, Elissa Slotkin, reagoi lidhur me vendosjen e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën
Kongresistja republikane, Elissa Slotkin, ka reaguar lidhur me vendosjen e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën. Zonja Slotkin, thënë se vendosja e forcave shtesë të NATO-s në Kosovë kishte për qëllim t’i dërgonte një mesazh Serbisë, që t’i tërheq trupat nga kufiri. Ajo theksoi se provokimet e Serbisë janë një …
Më shumë...Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë
Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë. Në njoftim thuhet se ai u intervistua nën dyshimet se me disa persona të panjohur, kanë kryer vepra penale që lidhen me “prodhim, mbajtje dhe trafikim pa leje …
Më shumë...Dëshmitari, Naser Koçinaj, në gjykimin kundër Pjetër Shalës, në Hagë, tha se nuk ka dëgjuar për ndonjë person me nofkën, “Ujku”
Në gjykimin kundër Pjetër Shalës, që po mbahet në Gjykatën Speciale, në Hagë, dëshmitari i tretë i mbrojtjes, Naser Koçinaj, i pyetur nga avokati, Zhan Lui Zhilissen lidhur me atë se a ka njohur ndonjë person me nofkën “Ujku” gjatë kohës së luftës, ai ka mohuar të ketë dëgjuar për …
Më shumë...Forca paqeruajtëse e KFOR-it vendos ta shtojë praninë e aktivitetin pas sulmit terrorist, serb, në veri të Kosovës, më 24 shtator 2023
Forca paqeruajtëse e KFOR-it, kanë bërë të ditur se do ta shtojnë praninë dhe aktivitetin pas sulmit terrorist të një grupi serbësh, kundër Policisë së Kosovës në veri të vendit, më 24 shtator 2023. Në njoftim thuhet se Vendimi vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës. Ky është …
Më shumë...Matthew Miller: Serbia ende nuk e ka konfirmuar nëse i ka larguar trupat për rreth kufirit me Kosovën
Zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Metju Miller, ka thënë se Serbia ende nuk e ka konfirmuar nëse i ka larguar trupat për rreth kufirit me Kosovën. Ky ishte një hap i mirë i Serbisë. I kemi parë lajmet se Serbia i ka tërhequr trupat, por ne nuk kemi mundur …
Më shumë...Albin Kurti: Çështja më e rëndësishme aktualisht është siguria e Kosovës dhe ndëshkimi për sulmuesit e Policisë së Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, i cili bashkë me ministrin, Sveçla rregullisht raportojnë për çdo zhvillim në veri të vendit, ka deklaruar se informatat preliminare të autoriteteve të Kosovës tregojnë se shumica dërmuese e personave të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit janë ose pjesëtarë të organizatës, …
Më shumë...Edita Tahiri: U desh të ndodh sulmi serb në veri, që Albin Kurti e Vjosa Osmani ta kuptojnë rëndësinë e bashkëpunimit me Amerikën
Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka folur në lidhje me deklaratën e dhënë nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet ta përgatitin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo e ka cilësuar si veprim të duhur …
Më shumë...Në selinë e Parlamentit Evropian sot do zhvillohet debat për sulmin e 24 shtatorit në veri, ku pritet edhe miratimi i një rezolute
Në selinë e Parlamentit Evropian pritet zhvillohet debat i jashtëzakonshëm lidhur me sulmin e 24 shtatorit në veri, ndërsa pritet së shpejti edhe miratimi i një rezolute. Debati u iniciua nga socialdemokratët, grupit të dytë me i madh në Parlamentin Evropian. Ata dënojmë agresionin e fundit të një bande të …
Më shumë...Hajredin Kuçi: Çdo ndryshim i statusit të veriut të Kosovës do të ishte kthim para 17 shkurtit 2008 dhe kthimi i Rezolutës 1244
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, në qeverisjen e Hashim Thaçit, z. Hajredin Kuçi, ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për shtimin e numrit të pjesëtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës. Kuçi tha se jashtë ruajtjes së kufijve që e ka KFOR-i me mandat, çdo ndryshim i statusit të …
Më shumë...A.Vuçiq: Të gjithë ata që morën pjesë në sulmin kundër policisë së Kosovës në Banjskë, do të japin llogari para institucioneve të Serbisë
Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se të gjithë ata që morën pjesë në sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë në veri të Kosovës do të japin llogari para institucioneve të Serbisë. Në një intervistë për televizion amerikan CNN, Vuçiç-i theksoi se këtu përfshihet edhe përgjegjësia e Millan Radojiçiç-it, …
Më shumë...