Lajmet

Bashkimi Evropian ka kritikuar Serbinë lidhur me shpalljen e ditës së zisë për sulmuesit e vrarë serbë në veri të vendit tonë

Bashkimi Evropian ka kritikuar Serbinë lidhur me shpalljen e ditës së zisë për sulmuesit e vrarë serbë në veri të vendit tonë

Bashkimi Evropian ka kritikuar Serbinë lidhur me shpalljen e ditës së zisë për sulmuesit e vrarë në veri të Kosovës më 24 shtator. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për gazetarët se “nuk mund të barazohen viktimat e terrorizmit me terroristët”. Ai shtoi se në zyrat e BE-së në …

Më shumë...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kundër përpjekjeve, që të barazohet vrasja e rreshterit të Kosovës, Afrim Bunjaku, me sulmuesit

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë të shmangin çdo retorikë që mund të nxis më tej konfliktin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë përpjekjet që të barazohet vrasja e rreshterit të Kosovës, Afrim Bunjaku, me sulmuesit “që ishin të përfshirë në vrasjen” e tij. Kështu tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Metju Miller, në pyetjen lidhur me atë se si SHBA-ja …

Më shumë...

Kryeministri Kurti ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të sanksionojë dhe të dënojë Serbinë për agresion ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i  ka kërkuar  bashkësisë  ndërkombëtare që të sanksionojë dhe të dënojë Serbinë për agresion ndaj Kosovës më 24 shtator. Ai para deputetëve të Kosovës tha se nëse kalon Serbia e pandëshkuar ajo mund të përsërisë krimin. Për këtë akt të agresionit ndaj Kosovës, Serbia duhet …

Më shumë...

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri thirrje për tërheqjen e pjesëtarëve të Policisë nga veriu i Kosovës

Disa nga mediat që pretendohet se nuk i ka nën kontroll regjimi i Aleksandar Vuçiq, kanë analizuar zhvillimet e ngjarjeve në Veri, pas konferencës së djeshme të Vuçiqit. Sipas portalit “Nova”, pas 17 orësh heshtje, mesazhi i Vuçiqit i ka zënë të gjithë në befasi: ai ua vuri fajin serbëve të Veriut për atë që ndodhi. Për 17 orë Beogradi zyrtar heshti për sulmin terrorist në fshatin Banjska, ku mbetën të vrarë një polic i Kosovës dhe të paktën katër serbë. Sytë e serbëve të Kosovës, sipas mediumit “Nova”, gjatë gjithë kohës ishin të drejtuar nga autoritetet serbe, duke kërkuar ndonjë informacion. Më pas presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi se ata janë përgjegjës për incidentin. Sipas këtij portali në këtë mënyrë Vuçiq ka bërë përpjekje t’ia heqë të gjitha përgjegjësitë Beogradit, duke ua lënë një “patate të nxehtë” në duar atyre në emër të të cilëve, po negocion qe 10 vjet.

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri thirrje për tërheqjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga veriu i vendit tonë. Kjo thirrje e tij kërkohet në kohën kur autoritetet e sigurisë kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se është rritur prania e njësive speciale të Policisë së Kosovës në …

Më shumë...

Zëvendës-kryeministri parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në vendin tonë, Sabri Tunç Angılı

Zëvendës-kryeministri parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në vendin tonë, Sabri Tunç Angılı

Zëvendëskryeministri,  Besnik Bislimi, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı Me këtë rast, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ambasadori Angılı, ka thënë se Turqia e mbështet Kosovën plotësisht pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, teksa ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e …

Më shumë...

Edi Rama: KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës, propozim të cilin e kam bërë më parë, në samitin e NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama,  ka thënë në konferencën e sotme për mediet se KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës, propozim të cilin tha se e ka bërë më parë në samitin e NATO-s. Ai vuri në dukje se e ka paralajmëruar përshkallëzimin e ngjarjeve dhe theksoi …

Më shumë...

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës, unanimisht kanë dënuar sulmin terrorist të Republikës së Serbisë kundër Policisë së vendit

Kuvendi

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës, unanimisht  kanë dënuar sulmin terrorist të Republikës së Serbisë kundër  Policisë së Kosovës. Ata kanë  kërkuar nga  faktori ndërkombëtarë  që të dënojë Serbinë;  të vlerësojë  punën dhe angazhimin e institucioneve të sigurisë së Kosovë dhe të EULEX-it  e KFOR-it për të zmbrapsur dhe asgjësuar …

Më shumë...

Sot Kuvendi i Kosovës filloi punën me një minutë heshtje në nderim të policit të vrarë, në veri të vendit, Afrim Bunjaku

Sot Kuvendi i Kosovës filloi  punën me një minutë heshtje në nderim të policit të vrarë Afrim Bunjaku. Në rend dite hyri edhe pika për miratimin e një rezolute për të dënuar sulmin terrorist të së dielës në Banjskë të Zveçanit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme …

Më shumë...

A po përgatitet për ta marrë rolin e negociatores në dialogun e Kosovës me Serbinë, kryetarja Vjosa Osmani

Kryetarja, Vjosa Osmani, në një intervistë për RTK-në, theksoi se prej disa kohësh kam folur brenda dhe jashtë Kosovës për rrezikun që paraqesin  grupet serbe në veri, të cilat prej një kohë të gjatë janë trajnuar nga ushtria e Serbisë. Duke folur për  dialogun Kosovë-Serbi, zonja Osmani është shprehur se …

Më shumë...

Kryetari i Serbisë, Vuçiq, pret që trupat e serbëve të vrarë, t’iu dorëzohen familjeve të tyre, nëse Kosova nuk krijon probleme shtesë

Vuçiq fton serbët e Kosovës që ta votojnë Listën Serbe

Kryetari i Serbisë, Vuçiq, pret që trupat e serbëve të vrarë, t’iu dorëzohen familjeve të tyre, nëse Kosova nuk krijon probleme shtesë. Pesë ditë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku u vra oficeri i lartë, Afrim Bunjaku dhe 4 nga vrasësit serbë,  forcat speciale të Policisë së Kosovës …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Albin Kurti luftën e UÇK-së, në Kosovë, e kishte përcjellë nga Prishtina, jo nga frontet e saj

Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për zhvillimet e fundit në veriun e vendit  dhe qëndrimet e kryeministrit, Albin Kurti për Policinë e Kosovës, që u sulmua të dielën nga terroristët serbë, të cilët  vranë rreshterin, Afrim Bunjaku. Derisa ka folur për pushtetin dhe Kurtin, Haradinaj tha se shumica …

Më shumë...

Daniel Server: Serbia dhe përfaqësuesit e saj në Kosovë shpallën ditë zie, kjo do thotë se ata mbështesin kryengritjen në veri

Serwer

Daniel Serwer, profesor në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit “Johns Hopkins”, në Uashington, ka deklaruar se  Policia e Kosovës dhe forcat e NATO-s në veriun e vendit  me shumicë serbe, penguan një rebelim të armatosur gjatë fundjavës. Një polic i Kosovës dhe katër terroristë u vranë dhe …

Më shumë...

KFOR-i nuk dërgoi përforcime në veri të vendit, pas sulmit kundër Policisë së Kosovës nga serbët, më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit

Komanda Rajonale e KFOR-it Perëndimor mban këtë javë stërvitjen “Big Rock”, në pjesën perëndimore të vendit

Autoritetet  ushtarake të KFOR-it në Kosovë, nuk kanë dërguar përforcime në veri të vendit, pas sulmit të bandave serbe  mbi Policinë  e Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë, polici, Afrim Bunjaku  u plagosën dy të tjerë, si dhe u vranë tre sulmues serbë. Zëdhënësi …

Më shumë...

Sulmi i armatosur i serbëve, në Banjskë të Zveçanit, solli edhe më shumë forca të policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit

Sulmi i armatosur serb, në Banjskë të Zveçanit, solli edhe më shumë forca speciale të policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit. Vetëm dy muaj e gjysmë më parë, Qeveria e Kosovës ishte pajtuar për të zvogëluar praninë e kësaj njësie në zonën e banuar me shumicë serbe. Kjo …

Më shumë...

Rashit Qalaj: Themelimi i Asociacionit, duhet t’i vihet si kusht Serbisë, që paraprakisht të dorëzohen pjesëtarët e grupit terrorist

Rashit Qalaj: Qëndrimi sa më i gjatë i serbëve në rrugë në Jarinjë e Bërnjak e tensionon edhe më shumë situatën

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, konsideron se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duhet t’i vihet si kusht Serbisë që pjesëtarët e grupit terrorist të cilët kanë ikur nga Manastiri i Banjskës, t’i dorëzohen institucioneve të Kosovës. Madje sipas tij, një kërkesë të tillë duhet ta …

Më shumë...

Zyrtarja e lartë e Parlamentit anglez, Alicia Kearns iu ka rikthyer akuzave te lidhura me kontrabandën e armëve nga Serbia, në Kosovë

Alicia Kearns: Eskalimi dhe agresioni i vazhdueshëm i Serbisë drejt Kosovës është i rrezikshëm dhe i papranueshëm

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, Alicia Kearns iu ka  rikthyer akuzave te lidhura me kontrabandën e armëve nga Serbia në Kosovë. Ajo ka deklaruar se procesi i normalizimit duhet të vazhdojë dhe të bazohen në një trajtim të barabartë për Kosovën dhe Serbinë. Sipas Kearns, …

Më shumë...