Lajmet

Ambasadori amerikan, Xhefri Hovenier nuk ka pranuar ta komentojë videon e ministrit, Xhelal Sveçla, lidhur me Millan Radojçiqin

Në një deklaratë për mediet,  lidhur me zhvillimet e fundit, në veri të Kosovës,  ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, është cituar të ketë deklaruar  se sulmi në Banjskë të Zveçanit  është kryer nga një grup profesionistësh dhe pas tyre fshihet ndonjë strukturë. Më lejoni të them se keni të bëjmë  sulm …

Më shumë...

Pandeli Majko: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po bën detyrën e tij, në përpjekje për vendosjen e ligjshmërisë në tërë vendin

Pandeli Majko

Ish-kryeministri i Shqipërisë, aktualisht deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po bën detyrën e tij, duke dashur të vendosë ligjshmërinë në të gjithë vendin. “Albini nuk është një politikan i rastësishëm, madje mund ta quash me plot gojën, një kafshë të mirëfilltë politike, …

Më shumë...

Ali Ahmeti: Detyrimi jonë është avancimi i gruas shqiptare

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka mbajtur manifestimin: “Ballë për ballë për mundësi të barabarta”, organizuar nga Sekretariati për Mundësi të Barabarta, dega e BDI-së në Çair. Para një numri të madh të grave të pranishme, ka folur kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti, kryetari i degës së BDI në Çair …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Ngjarjet në veri dhe sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës, janë pjesë e skenarit të përgatitur në Beograd

Ramush Haradinaj: Kosova është në një gjendje të rëndë, për shkak të mënyrës së qeverisjes së qeverisë aktuale

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar hetim ndërkombëtar për sulmin e armatosur në veri kundër Policisë së Kosovës  ku ka mbetur i vdekur rreshteri,  Afrim Bujaku. Ai ka thënë se ky hetim duhet t’i zbulojë skenarët për destabilizimin e situatës jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajonin e …

Më shumë...

Peter Stano, ka deklaruar se BE-ja insiston që përgjegjësit për sulmin mbi Policinë Kosovës tri ditë më parë në veri, të dalin para gjyqit

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

Zëdhënësi i BE-së për çështje të jashtme dhe siguri, Peter Stano, gjatë një konference për gazetarë,  ka deklaruar se  Brukseli  insiston që përgjegjësit për sulmin  e kryer mbi Policinë Kosovës tri ditë më parë në veri, të vihen para drejtësisë dhe të gjitha faktet të verifikohen. I pyetur se çfarë …

Më shumë...

Von Cramon: Të fillojë sanksionimi i disa pjesëtarëve të Listës Serbe si ngrirja e llogarive bankare pengimi për të udhëtuar në BE, etj

Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, sërish  ka reaguar lidhur me sulmet terroriste kundër  Policisë së Kosovës në veri, ku së fundi u publikuan edhe pamjet, në vendet ku  shfaqin nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq në mesin e terroristëve. Viola  Von Cramon thotë se duhet filluar …

Më shumë...

Prokuroria Speciale kërkoi caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve për sulmin terrorist kundrejt Policisë së Kosovës në Banjskë

Prokuroria Speciale kërkoi caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve për sulmin terrorist kundrejt Policisë së Kosovës në Banjskë

Prokuroria Speciale e Kosovës kërkoi  caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve  për sulmin terrorist  mbi Policisë së Kosovës në Banjskë, Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq. Sipas kërkesës së Prokurorisë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, ata dyshohen se bashkë më një grup personash ende të paidentifikuar në …

Më shumë...

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy serbë të tjerë në veri, si dhe ka konfiskuar sërish arsenal armësh

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy serbë të tjerë në veri, si dhe ka konfiskuar sërish arsenal armësh

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy serbë të tjerë në veriun e vendit dhe ka konfiskuar sërish arsenal armësh. Në njoftimin e policisë thuhet se situata në veri të vendit është e qetë, por mbetet e tensionuar. Policia e Kosovës bën të ditur  operacioni është ende duke vazhduar dhe …

Më shumë...

Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, tregon se pse ka votuar pro komisioni hetimor për rezervat shtetërore

Eman Rrahmani

Deputeti i Vetëvendosjes  Eman Rrahmani,  tregon  se pse ka votuar pro komisioni hetimor për rezervat shtetërore. Ai thotë kam votuar për themelimit të komisionit hetimor, pasi mendoj se çdo herë kur opozita kërkon hetim për një çështje, pozita duhet ta mbështesë plotësisht. Është e drejtë kushtetuese e një kërkese të …

Më shumë...

Arbër Ademi në takim të përbashkët pune për BP-në në Bundestagun Gjerman

Arbër Ademi në takim të përbashkët pune për BP-në në Bundestagun Gjerman

Sot, 26 shtator 2023, në Bundestagun Gjerman, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, mori pjesë në takim pune me deputetin gjerman Mihael Rot dhe kolegë nga parlamentet e vendeve të rajonit, Shqipërisë, BeH, Serbisë dhe Kosovës. Ky lloj i takimit  mundësoi shkëmbimin e mendimeve ndërmjet pjesëmarrësve në lidhje …

Më shumë...

Edi Rama: Zija e shpallur zyrtarisht në Beograd për vrasjen e grupit të armatosur, në veri të Kosovës, është sinjal shumë i keq i Serbisë

Edi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se zija e shpallur zyrtarisht në Beograd për pjesëtarët e grupit të armatosur që u asgjësuan nga forcat e sigurisë së Republikës së Kosovës, pasi nga ai grup iu mor jeta një efektivi të policisë është sinjali më i keq që Serbia mund …

Më shumë...

Sot, në sallën e Institutit Albanologjik, në Prishtinë, u përurua libri: Fatos Krasniqi-Kur binin trimat”, i autorit Fitim Çaushi

Sot në sallën e Institutit Albanologjik, në Prishtinë, u përurua libri: Fatos Krasniqi-Kur binin trimat”, i autorit, Fitim Çaushi. Përurimi i librit u bë me rastin e  25 vjetorit të përjetësimit  në altarin e Lirisë të dëshmorëve të  kombit, Fatos Sherif Krasniqi, Haki Krasniqi, Skënder Shala dhe Ilaz Javori. Gjatë …

Më shumë...

Alicia Kearns: Procesi i normalizimit duhet të vazhdojë duke u bazuar në një trajtim të barabartë për Kosovën dhe Serbinë

Deputetja angeleze, Alisia Kearns, në një intervistë për Demostat e pyetur në lidhje me situatën aktuale në Veri të Kosovës,  ka thënë se situata aktuale në Ballkan i shqetëson shumë deputetët në Evropë. Ajo  ka deklaruar se procesi i normalizimit duhet të vazhdojë dhe të bazohen në një trajtim të …

Më shumë...

INSTAT: Hyrjet e shtetasve të huaj për 8 muajt e parë të këtij viti, në Shqipëri, arritën në gati 7. 2 milionë vizitorë

Shqipëria po përjeton vitin e saj më të mirë turistik në historinë e pas tranzicionit. Nga veriu në jug, në plazhe, në mal, në qytetet historike, në bare e restorante, kudo, ndeshesh me turistë nga kombe të ndryshme. Të dhënat e INSTAT tregojnë se hyrjet e shtetasve të huaj për …

Më shumë...

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është takuar dhe ka biseduar me ambasadorët e shteteve të QUINT-it

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vucic, është takuar dhe ka biseduar  me ambasadorët e shteteve të KUINT-it pasi një grup terrorist serbë,  ka sulmuar Kosovën, duke vrarë një polic dhe duke plagosur dy të tjerë. Ai ka thënë se ka kërkuar që KFOR-it të merret me çështjet e sigurisë në veri, …

Më shumë...

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, po vazhdon gjykimi kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi

Më 4 shkurt, në Gjykatën Speciale mbahet konferenca kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë, po  vazhdon gjykimi kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës:  Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Edhe sot pritet ta vazhdojë paraqitjen  dëshmitari i mbrojtur i Zyrës së Prokurorisë,  me kodin W04644. Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar në gjykatë, ky dëshmitar …

Më shumë...