Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë ka dënuar ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe ka kërkuar sjelljen e autorëve të këtij krimi para drejtësisë. Ambasadori, Xhek Hovenier ka thënë se Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e ligjit në Kosovë. …
Më shumë...Lajmet
SHSKUK ka bërë të ditur se është ngritur gjendja e gatishmërisë në institucionet shëndetësore të Kosovës
Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka bërë të ditur se është ngritur gjendja e gatishmërisë në institucionet shëndetësore të Kosovës si pasojë e zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të vendit. “Pas ngjarjeve të ndodhura në Leposaviq, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka ngritur gjendjen e …
Më shumë...Krasniqi: Në këtë moment të dhembjes, qëndrojmë të bashkuar në përkrahje të policëve tanë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shkruar se është i tronditur nga lajmi për vrasjen e zyrtarit të Policisë së Kosovës, dhe plagosjen e tjetrit, sot në pjesën veriore të Kosovës. “Sot, në këtë moment të dhembjes, qëndrojmë të bashkuar në përkrahje të policëve tanë, të cilët, …
Më shumë...Mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës
Gjendja e rënduar për shkak të sulmit të armatosur nga grupe të organizuara kundër Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, ka bërë që të thirret mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Kjo mbledhje është konfirmuar nga kryeministri, Albin Kurti. Autoritet më të larta të vendit, kryetarja, Vjosa …
Më shumë...Policia e Kosovës dhe KFOR-i kanë shtuar praninë në vendin ku ndodhi sulmi i armatosur
Policia e Kosovës dhe KFOR-i kanë shtuar praninë në rrugën Mitrovicë – Leposaviq, përkatësisht në afërsi të Banjskës. Shtimi i pranisë së tyre është bërë pas sulmit të armatosur kundër Policisë së Kosovës, gjatë të cilit është vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku dhe një tjetër është plagosur derisa po i kundërviheshin …
Më shumë...Haradinaj: Ky sulm terrorist është goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se sulmi i armatosur kundër Policisë së Kosovës është goditje mbi paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon. “Ky sulm terrorist është goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon! Beogradi duhet që urgjentisht …
Më shumë...Policia e Kosovës njofton se ende janë duke vazhduar sulmet e armatosura nga grupe të organizuara
Policia e Kosovës ka njoftuar se ende janë duke vazhduar sulmet e armatosura nga grupe të organizuara në pjesën veriore të vendit, ku disa orë më parë është vrarë një polic dhe një tjetër është plagosur. Në komunikatë thuhet se “zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga lokacioni dhe janë …
Më shumë...Kurti: Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë
Kryeministri, Albin Kurti ka dënuar vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës dhe ka thënë se vrasësit do të arrestohen dhe sillen para drejtësisë. Ai ka shtuar më tutje krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. “Ne e dënojmë këtë …
Më shumë...Një polic është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi të armatosur kundër tyre në pjesën veriore të vendit
Një polic është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi të armatosur kundër tyre në pjesën veriore të vendit. Njoftohet se deri te sulmi ka ardhur kur një pikë kontrolli të policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të pjesës veriore të vendit është sulmuar me armë zjarri …
Më shumë...Fjalimi i kryetarit të Shqipërisë, Bajram Begaj në OKB, është mirëpritur nga deputeti, Shaip Kamberi dhe nga Ardita Sinani
Fjalimi i kryetarit të Shqipërisë, Bajram Begaj në Sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është mirëpritur nga deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. Begaj në fjalimin e tij kërkoi që të respektohen të …
Më shumë...Escobar: Kosova po përballet me pasoja nga mosgatishmëria e Qeverisë për të punuar ngushtë me Bashkimin Evropian
Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor diplomati, Gabriel Eskcobar, ka treguar se i kishte ofruar Kosovës një fushatë të re të njohjeve, për t’i bindur vendet e ndryshme që Kosova ka bërë gjithçka që ishte e nevojshme sipas Marrëveshjes së Ohrit. Ato kanë shpresuar edhe për dialogun strategjik SHBA-Kosovë, dhe se …
Më shumë...Hikmete Bajrami: Kurti erdhi në pushtet me premtime boshe, për 3 vjet qeverisje Kosova është në gjendjen më të keqe ekonomike
Deputetja e LDK-së, Hikmete Bajrami, konsideron se Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet me premtime boshe dhe që për këto tri vjet qeverisje të Vetëvendosjes, Kosova është në gjendjen më të keqe ekonomike ndonjëherë. Tremujori fundit është karakterizuar me rënien më të madhe ekonomike. Sipas deputetes, Hikmete Bajrami, e cila …
Më shumë...Edhe kryeprokurori, Alex Whiting braktis Gjykatën Speciale, në Hagë
Kryeprokurori, Alex Whiting, i cili në nëntor të vitit të kaluar zëvendësoi ish-kryeprokurorin e Prokurorisë së Gjykatës Speciale në Hagë, Jack Smith, duket se po e ndjek rrugën e tij. Prokurori, Smith, i cili po hetonte ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale, ishte liruar nga detyra e …
Më shumë...William Montgomer: Albin Kurti po sillet në mënyrë të pafalshme dhe po i shkatërron marrëdhëniet me Amerikën
Ish-ambasadori amerikan, në Serbi, William Montgomery, ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po sillet në mënyrë të pafalshme dhe po i shkatërron marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Montgomery, ka thënë se “Për të qenë shumë i sinqertë, Amerika, duke injoruar dhe anashkaluar OKB-në, bëri një hap të madh …
Më shumë...Miroslav Lajçak e ka njoftuar, z. Jean-Pierre Lacroix, lidhur me me zhvillimet e fundit në dialogun, Kosovë-Serbi
Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka takuar në New York nën sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për Operacionet e Paqes, Jean-Pierre Lacroix. Përmes një postimi lidhur me kete rast, ai ka njoftuar z. Lacroix me zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi. Lajçak, ka bërë të ditur se bashkë kanë …
Më shumë...Abdixhiku: Në Prishtinë janë finalizuar zgjedhjet e brendshme edhe në 8 nëndegë të tjera të LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se në Prishtinë janë finalizuar zgjedhjet e brendshme edhe në 8 nëndegë të tjera të partisë. Sipas tij, ka një mobilizim të madh në kryeqytet dhe kjo është shenjë e një ndryshimi të madh që do të pasojë. “Çfarë nisi si riorganizim strukturor …
Më shumë...