Lajmet

Kurti godet Lajçakun, të cilin para tri viteve e kishte marrë në mbrojtje nga kritikat që ia kishte bërë, ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi

Qysh në  vitin  2020, ish-kryetari i Kosovës, Hashim  Thaçi kishte refuzuar ta takonte, në Prishtinë, ndërmjetësuesin e BE-së në dialogun, Kosovë-Serbi, Mirosllav  Lajçak, pasi mendonte me të drejtë se nuk ishte  koha më që të hapen çështjet teknike, që dialogu me Serbinë duhet të përmbyllet me njohje reciproke. Në të …

Më shumë...

Avdullah Hoti: Konferenca ku shfaqi mjerimin, Albin Kurti, duhej të ishte raportim në Kuvendin e Kosovës, pasi ai i humbi të gjithë aleatët

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas konferencës së sotme të kryeministrit Albin Kurti lidhur me dialogun me Serbinë. Ai e  ka quajtur vajtim  dhe dëshmi e paaftësisë së Kurtit për të udhëhequr me dialogun me vizion të qartë dhe insistim vetëm për njohje reciproke, në koordinim me aleatët …

Më shumë...

Besnik Tahiri: Nëse ka guxim, Albin Kurti, le të dalë në zgjedhje, dhe e sheh çka ndodh, pasi e di mirë se e ka humbur fuqinë elektorale

Besnik Tahiri: Decentralizmit të tanishëm i ka skaduar afati

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti humorist, duke thënë se ai e ka humbur fuqinë e tij politike. Kurti s’ka kujdes as ndaj njerëzve që i ka në Lëvizjen Vetëvendosje, “e lërë më për opozitën dhe partitë e tjera”. Kryeministri Kurti ia …

Më shumë...

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, merr pjesë në javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, merr pjesë në javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ai do të kryesojë delegacionin shtetëror të Republikës së Shqipërisë, që do të marrë pjesë në javën e punimeve të këtij sesioni. Së bashku me kryetarët e shteteve e …

Më shumë...

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pret një presion të ri nga Perëndimi ndaj shtetit të tij, për bisedimet me Kosovën

Aleksander Vuçiq u bën thirrje serbëve të Kosovës që të mos bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri të ditur se pret një presion të ri nga Perëndimi ndaj shtetit të tij lidhur me bisedimet me Kosovën. Ata në thelb u pajtuan me gjithçka që po bën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është …

Më shumë...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina duan të zhvillojnë bisedime të mëtejshme në nivelin më të lartë

Shtetet e Bashkuara sanksionojnë një anëtare serbe të Presidencës së Bosnjës dhe katër krerë të Republikës Sërpska

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina duan të mbajnë bisedime të mëtejshme në nivelin më të lartë në muajt e ardhshëm. Të dy palët u angazhuan për këtë qëllim pas një takimi midis Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Amerikës,  Xhek Sullivan dhe kryediplomatit kinez Uang Xhi në Maltë. Takimi …

Më shumë...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, konstaton se Kosova ka zgjidhje anëtarësimin në NATO dhe jo anasjelltas

Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova e ka zgjidhje anëtarësimin në Aleancën Veriatlantike dhe jo anasjelltas. Ai ka shkruar sa më shpejt në marrëdhënie kontraktuale me NATO-n, aq më shumë rend dhe ligj dhe aq më shumë ekonomi. Rendi dhe ligji nuk kanë …

Më shumë...

Kryeministri Albin Kurti, do të ftohet në interpelancë në lidhje me përgjegjësinë e tij në raport me ambasadorin, Martin Berishaj

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhje. Në rend dite janë shumë  pika të mbetura nga seancat e kaluara dhe caktimi i seancës së re të radhës. Mes pikave të propozuara për seancën e radhës është paraparë edhe interpelanca me kryeministrin, Albin Kurti në lidhje me çështjen: …

Më shumë...

Daniel Server: Gjasat për sanksione shtesë ndaj Kosovës janë të mëdha, edhe pse ato do të ishin të pajustifikueshme

Daniel Serwer

Analisti dhe njohësi i rrethana politike, në Ballkan, Daniel Server, ka deklaruar se pas takimit më 14 shtator të Borrellit, Kurtit e Vuçiqit, në Bruksel, gjasat për sanksione shtesë ndaj Kosovës  janë të mëdha, edhe pse ato  do të ishin të pajustifikueshme. Qeveria e Kosovës ka paraqitur një propozim të …

Më shumë...

Shefi i BE-së, Josep Borrell, nesër në New York, merr pjesë në takime e bisedime shumëpalëshe të nivelit të lartë

Shefi i BE-së, Josep Borrell ka udhëtuar për në New York, me qëllim për të marrë pjesë në takime e bisedime shumëpalëshe të nivelit të lartë dhe do të zhvillojë gjatë qëndrimit në Amerikë Ai, do t’ i takojë liderët nga Ballkani Perëndimor për takimin tradicional të organizuar në margjinat …

Më shumë...

Bodo Veber: Në kontekstin aktual politik, asgjë nuk i pengon kryetarët e komunave në veri të Kosovës të japin dorëheqje

Eksperti gjerman për Ballkanin Bodo Weber: Kaosi shumë i madh në Prishtinë- garanci se asgjë e rëndësishme s`do të ndodhë në Washington

Eksperti për Ballkanin dhe bashkëpunëtori i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber, ka  deklaruar se pas majit dhe ngjarjeve të mëvonshme në Kosovë, Perëndimi dhe Bashkimi Evropian duhet të kishin lënë anash marrëveshjet për Kosovën që nga fillimi i vitit dhe të gjenin një marrëveshje …

Më shumë...

Qeveria dhe shumica parlamentare në Kuvend akuzohen për miratim të ligjeve, që janë në kundërshtim me Kushtetutën

Partia Demokratike e Kosovës konsideron se Qeveria është shndërruar në shkelësin më të madh të Kushtetutës. Po kështu në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se në përmbajtjen e ligjeve të sponsorizuara nga qeveria ka probleme serioze kushtetuese. Mirëpo Vetëvendosja e akuzon  opozitën se po përdorë mekanizmin e Gjykatës Kushtetuese …

Më shumë...

PSRK ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, S.F. që ka të bëjë me zhdukjen e mjekut e veprimtarit, Hafir Shala, në vitin 1998

Ferat Shala: Dr. Hafir Shala kthehet për të mos u larguar asnjëherë nga aty ku 23 vite më parë ju ndërpre kontributi i tij në shërbim të popullit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në Gjykatën Themelore,  në Prishtinë, ka ngritur  aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet S.F. Rasti ka të bëjë me zhdukjen e mjekut Hafir Shala nga Krajkova e Drenasit. Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri S.F., në cilësinë e …

Më shumë...

Edhe pse po bëhen tri vite të qëndrimit në burg, Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin: Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit

Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale ka kërkuar t’u vazhdohet masa e paraburgimit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit

Në fillim të nëntorit bëhen tri vjet  nga arrestimi i katër prej ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërkohë bëhet e ditur se Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Gjykata Speciale sërish ua ka vazhduar paraburgimin, pavarësisht se rreziku i ikjes për katër ish-krerët e UÇK-së në Hagë, nuk ka ekzistuar, …

Më shumë...

Çitaku: Konjufca tha atë që për më shumë se një dekadë eksponentë të VV-së kanë hedhur baltë e vrer ndaj nesh

Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjuca ka thënë atë që për më shumë se një dekadë eksponentë të VV-së kanë hedhur baltë e vrer ndaj nesh. Ajo është cituar të ketë nënvizuar më tutje se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca …

Më shumë...

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL së UÇK-së, Faton Klinaku ka drejtuar kritika ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka drejtuar kritika ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për mos kujdesin meritor ndaj veteranëve të luftës që po përballen me dhimbje të mëdha nga pasojat e luftës. Ai ka shkruar se aq shumë …

Më shumë...