leoni

Lajmet

Lu Shaye: Krimeja ishte pjesë e Rusisë, por ish-udhëheqësi sovjetik, Nikita Hrushov ia dhuroi shtetit ukrainas

Zyrtari ukrainas, Anton Gerashçenko ka kundërshtuar deklaratën e ministri kinez, Lu Shaye, për Krimenë. Ai tha se ne presim reagimin zyrtar të Pekinit. Është qëndrimi i Kinës apo mendimi i ambasadorit, pasi sipas tij deklaratat e tilla janë serioze dhe kërcënojnë rendin ndërkombëtar”, shtoi zyrtari ukrainas. Ambasadori kinez në Francë, Lu Shaye i tha televizionit francez Krimeja ishte pjesë e Rusisë dhe se ish-udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushovi ia dhuroi shtetit ukrainas. Vendet e ish-Bashkimit të Republikave Sovjetike nuk kanë status real në të drejtën ndërkombëtare, sepse nuk ka asnjë marrëveshje ndërkombëtare për të materializuar statusin e tyre sovran”, shtoi Shaye. Deklaratën e diplomatit kinez e kanë dënuar një numër shtetesh duke përfshirë edhe Francën.

Zyrtari ukrainas,  Anton Gerashçenko ka kundërshtuar deklaratën e ministri kinez, Lu Shaye, për Krimenë. Ai tha se ne presim reagimin zyrtar të Pekinit. Është qëndrimi i Kinës apo mendimi i ambasadorit, pasi sipas tij deklaratat e tilla janë serioze dhe kërcënojnë rendin ndërkombëtar”, shtoi zyrtari ukrainas. Ambasadori kinez në Francë, …

Më shumë...

Turqia festoi 23 prillin, Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Festën e Fëmijëve

Ministri turk i Arsimit, Mahmut Özer, me rastin e 23 Prillit, Ditës së Sovranitetit Kombëtar dhe Festës së Fëmijëve vizitoi bashkë me mësuesit dhe nxënësit Mauzoleun Anıtkabir të Atatürkut në Ankara, raporton Anadolu. Delegacioni nën kryesimin e ministrit Özer i përbërë nga përfaqësues të ministrisë, mësues, nxënës dhe prindër vendosën …

Më shumë...

Ka përfunduar procesi i votimit në zgjedhjet e katër komunave veriore të Kosovës.

Ka përfunduar procesi i votimit në zgjedhjet e katër komunave veriore të Kosovës. Numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në Mitrovicën e veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok ishte 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra …

Më shumë...

Radoniqi: Procesi zgjedhur është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa asnjë problem

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ashtu sikur është paraparë, procesi zgjedhor në pjesën veriore të Kosovës është përmbyllur në ora 19.00. Kryetari i këtij komisioni, Kreshnik Radoniqi ka deklaruar se procesi zgjedhur është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa asnjë problem. Ai shtoi më tutje se rezultatet …

Më shumë...

Niniq: Zgjedhjet lokale në Kosovë ishin një mundësi për serbët që të çlirohen nga presioni i Milan Radoiçiqit

Duke folur për procesin e sotëm zgjedhor në pjesën veriore të Kosovës, avokati nga Serbia, Ivan Niniq ka thënë se zgjedhjet lokale në Kosovë ishin një mundësi për serbët që të çlirohen nga presioni i Milan Radoiçiqit. Avokati Niniq ka shtuar më tutje se Milan Radoiçiqit se këto zgjedhje ishin …

Më shumë...

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari dhe ministri Mehaj morën pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, jenerallejtënant Bashkim Jashari dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj morën pjesë në takimin e radhës të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës, që u mbajt në Ramshtajn të Gjermanisë. Në këtë takim të udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, …

Më shumë...

AAK-ja njofton se lideri i saj, Ramush Haradinaj po viziton diasporen tonë në Evropë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njofton se lideri I saj, Ramush Haradinaj po viziton diasporen tonë në Evropë. Pas vizitës disa ditore në Austri, ai ka vazhduar me vizita të tjera në Gjermani. Në njoftimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thuhet se lideri, Ramush Haradinaj bashkë me deputetë dhe …

Më shumë...

KQZ: Nga koha e hapjes së vendvotime e deri në ora 11:00, në katër komunat në veri votuan 313 qytetarë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se qëp nga koha e hapjes së vendvotime e deri në ora 11:00, në katër komunat në veri votuan 313 qytetarë. Gjatë konferencës së dytë për medie, zëdhënësi i këtij komisioni, Valmi Elezi theksoi se pjesëmarrja më e madhe e votuesve vërehet në Mitrovicën e …

Më shumë...

Daka: Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët në zgjedhje, kryetarët e komunave të pjesës veriore të Kosovës do të zgjidhen

Valdete Daka

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, ka vlerësuar se pavarësisht pjesëmarrjes së ulët në zgjedhje, kryetarët e komunave të pjesës veriore të Kosovës do të zgjidhen. Duke komentuar pjesëmarrjen e vogël të serbëve në këto zgjedhje, ajo ka deklruar për Radion Evropa e Lirë se me …

Më shumë...

Radoniqi: Procesi zgjedhor po zhvillohet në rregull, ashtu sikur është paraparë

Pas vizitës që ju ka bërë disa qendrave të votimit dhe informative që ka marr nga to, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka konstatuar se procesi zgjedhor po zhvillohet në rregull, ashtu sikur është paraparë. “Sot si përfaqësues i KQZ-së se bashku me anëtarët tjerë erdhëm me …

Më shumë...

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka angazhuar staf të mjaftueshëm për sigurimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve

Policisa

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka angazhuar staf të mjaftueshëm për sigurimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve në pjesën veriore të vendit. Në njoftim thuhet se “Policia e Policia e Kosovës (PK), siç e ka bërë të ditur me kohë ka bërë planifikimet e saj operacionale duke ndërmarr të gjitha …

Më shumë...

Ushtria e Ukrainës dhe ajo e Rusisë me njoftime të kundërta për luftimet e ashpra mes tyre në rajonet lindore të Ukrainës

Ukraina ka njoftuar se ushtria e saj ka zmbrapsur dhjetëra sulme të ushtrisë ruse. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës, ka njoftuar se në rajonin e Bahmutit, Avdijivka, Marijinka dhe Shahtar, ushtria e Rusisë ka ndërmarr 53 sulme por se të gjitha janë zmbrapsur nga ushtarët ukrainas. Ushtria ukrainase …

Më shumë...

Të gjitha vendvotimet për zgjedhjet në pjesën veriore të Kosovës janë hapur me kohë

Valmir Elezi

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka njoftuar se të gjitha vendvotimet për zgjedhjet në pjesën veriore të Kosovës janë hapur me kohë. Në konferencën për medie, ai theksoi se procesi ka filluar mirë dhe i ka ftuar qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim. Ai …

Më shumë...

Ibishi: Komuniteti serb në veri të Kosovës është në kërcënim të  vazhdueshëm nga Lista Serbe

Nuredin Ibishi

Duke folur për zgjedhjet në pjesën veriore të vendit dhe vështirësitë me të cilat mund të ballafaqohet ky proces demokratik, njohësi i fushës së sigurisë, Nuredin Ibishi, ka deklaruar se komuniteti serb në veri të Kosovës është në kërcënim të  vazhdueshëm nga Lista Serbe. “Shihet një presion i vazhdueshëm i …

Më shumë...

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në takim zyrtarin e NATO-s për Inteligjencë dhe Siguri, Dejvid Cattler

Kryetari i Shqipërisë,  Bajram Begaj, priti sot në takim zyrtarin e NATO-s për Inteligjencë dhe Siguri, Dejvid Cattler. Ai  vlerësoi kontributin që japin strukturat e inteligjencës së NATO-s në përballimin e sfidave komplekse të sigurisë. Begaj  nënvizoi me këtë rast se bashkëpunimi ndërmjet strukturave të inteligjencës të vendit tonë me …

Më shumë...

Edi Rama: Nuk do ia lejojmë turpin Shqipërisë, me udhëheqje të ndonjë bashkie nga “non gratat”

Kryeministri, Edi Rama me tone të ashpra, iu ka përgjigjur akuzave të opozitës për projektin e Portit të ri të Durrësit

Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama,  ka thënë se nuk do të bashkëpunojnë me asnjë nga Bashkitë që do të zgjedhin fitues një kandidat që vjen nga koalicioni i Sali Berishës dhe Ilir Metës. Rama tha se ata nuk do të bashkëpunojnë me njerëz që janë …

Më shumë...