Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Beograd, Christopher Hill, ka thënë në Bujanoc se marrëveshja e Brukselit ka të bëjë me Kosovën, e jo me çështjet e pakicave në Serbi. Duhet të jem shumë i qartë kur them se dialogu në Bruksel ka të bëjë me zgjidhjen e …
Më shumë...Lajmet
Dritan Abazoviq: Nëse do të ketë radhë të re të bisedimeve mes Kosovës e Serbisë, do të dëshiroja që ato të mbaheshin në Mal të Zi
Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, ka deklaruar se nëse do të ketë radhë të re të bisedimeve mes Kosovës e Serbisë, do të dëshironte që ato të mbaheshin në Mal të Zi. Personalisht, do të doja të zgjeroja ofertën time, nëse ka raunde të reja të bisedimeve mes …
Më shumë...Lulzim Basha: Do të jem pjesë e fushatës në tërë Shqipërinë për zgjedhjet vendore, më 14 maj të këtij viti
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka deklaruar për mediet se do të jetë pjesë e fushatës në të gjithë Shqipërinë për zgjedhjet vendore, që pritet të mbahen më 14 maj të këtij viti në Shqipëri. Ai bëri përgjegjës ish-kryeministrin Sali Berisha për situatën në të cilën ndodhet …
Më shumë...Vladimir Putin: Rusia i ka dorëzuar Bjellorusisë sistemin Iskander, i cili mund të mbajë armë bërthamore
Pasi Rusia i ka dorëzuar Bjellorusisë sistemin Iskander, i cili mund të mbajë armë bërthamore, Kina bëri thirrje për përpjekje diplomatike drejt një zgjidhjeje paqësore të krizës në transmeton Anadolu. “Në situatën aktuale, palët përkatëse duhet të përqendrohen në përpjekjet diplomatike drejt një zgjidhjeje paqësore të krizës së Ukrainës dhe …
Më shumë...Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe ai i Austrisë, Aleksander Van der Bellen biseduan sot në Tiranë për marrëdhëniet ndërshtetërore
Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim kryetarin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare, në Tiranë. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Austrisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe sidomos për reformën në drejtësi. …
Më shumë...Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj ka deklaruar se kurrë nuk do të pranoja që të kishte një Republikë Serbe në Kosovë
Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka deklaruar se kurrë do të pranoja që të kishte një Republikë Serbe në Kosovë dhe mesa di unë kjo nuk është mbështetur as nga Shtetet e Bashkuara të cilët janë një partner strategjik i Shqipërisë. Besoj se në kuadrin e asaj marrëveshjeje …
Më shumë...Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut konstaton se pasi rryma u shtrenjtua, u harrua tatimi në pronë
KMDLNj ka bërë me dije se kohë më parë qytetarët e Kosovës u bombarduan me një rritje marramendëse dhe jonormale të tatimit në pronë, mesatarisht më shumë se 100 për qind, krahasuar me vitin paraprak. Sipas Këshillit reagimet ishin të shumta, me një efekt të çastit në vend se kjo …
Më shumë...Ambasadori amerikan në Serbi, Kristofer Hill po qëndron për një vizitë sot në Bujanoc, nesër në Preshevë
Ambasadori amerikan në Serbi, Kristofer Hill sot qëndroi për vizitë në Bujanoc. Pritet që nesër në Preshevë të takohet me përfaqësuesit e shqiptarëve, Ai në Bujanoc, u takua me kryetarin e këtij qyteti, Nagip Arifi. Ndërkohë takohet edhe me deputetin dhe kryetarin e PVD-së, Shaip Kamberi dhe kryetarin e Këshillit …
Më shumë...Dëshminë kundër Pjetër Shalës e ka dhënë dëshmitari i parë i mbrojtur, djalë i babait që ka punuar në Milicinë e Millosheviqit
Sot para trupit gjykues në Hagë, dëshminë kundër Pjetër Shalës e ka paraqitur, dëshmitari i parë i mbrojtur, djalë i babait që ka punuar në Policinë e Millosheviqit. Fillimisht Gjyqtarja e njoftoi dëshmitarin e mbrojtur se atij nuk do t’i përmendet emri, se i ndryshohet zëri në transmetim dhe nuk …
Më shumë...Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar që autoritetet të zbardhin sulmin me kallash kundër produksionit Big Brother
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar që autoritetet të zbardhin sulmin me kallash kundër mediumit, Top Channel. Me rastin e sulmit mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola. Edi Rama shkruan se kjo ngjarje shënon një moment shqetësues. Ai shpreh ngushëllimet kundrejt familjes së të ndjerit dhe shton …
Më shumë...Çka përfaqëson Memoriali i ushtarëve serbë në Tiranë dhe kush ka dhënë leje për një memorial të shqiptarë-vrasësve
Gjykata dhe prokuroria në Tiranë kanë hyrë në konflikt gjyqësor për Memorialin e Ushtarëve serbë në Tiranë. Në dosjen që Top Channel disponon përmendet se autoritetet shqiptare u informuan nga ambasadori serb për dëmtimin e një kryqi të memorialit. Në video ishte shkruar “mecat e Mirditës dhunojnë memorialin e ushtarëve …
Më shumë...Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, po mbahet seanca gjyqësore kundër eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala
Sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, po mbahet seanca gjyqësore kundër eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala. Gjykimi kundër tij ka filluar më 21 shkurt 2023, me ç ’rast ai ishte deklaruar i pafajshëm. Me atë rast, Pjetër Shala ka mbajtur një fjalë rasti ku kishte bërë një …
Më shumë...Josep Borrell: Bashkimi Evropian kërkon të mënjanojë një varësi të madhe ekonomike nga Kina
BE-ja kërkon të mënjanojë një varësi të madhe ekonomike nga Kina, si më parë në çështjet e energjisë me Rusinë. BE planifikon të zgjerojë tregtinë me Amerikën Latine. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka paralajmëruar nga një varësi e madhe ekonomike nga Kina. “Ne …
Më shumë...Majori i FSK-së, Bedri Zuka po merr pjesë në Konferencën e nënoficerëve të Kartës së Adriatikut (A5)
Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Sllovenisë, rreshter majori i FSK-së, Bedri Zuka po merr pjesë në Konferencën e nënoficerëve të Kartës së Adriatikut (A5), të udhëhequr nga rreshter majori i ushtrisë sllovene Kovaç dhe pjesëmarrjen e rreshter majorëve të A5, rreshter majori nga Ushtria Amerikane për Europë. Kjo …
Më shumë...24-vjet më parë, dy aeroplanë bombardues serbë u përpoqën ta shkatërrojnë selinë e Radios Kosova e Lirë dhe Kosovapressin
Më 27 mars të vitit 1999, dy aeroplanë bombardues serbë kanë marrë në shënjestër selinë e Radios Kosova e Lirë dhe të Agjencisë Kosovapress, në fshatin Berishë të Rrafshnaltës së Drenicës. Atë ditë në orën 8.20 minuta dy avionë të forcave serbe kishin goditur me tetë arka bomba, të tipit …
Më shumë...Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot pret për një vizitë zyrtare, në Tiranë, kryetarin e Austrisë, Alexandër Van der Bellen
Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj sot pret për një vizitë zyrtare, në Tiranë, kryetarin e Austrisë, Alexandër Van der Bellen. Vizita është bërë me dije nga Presidenca, pasi Van der Bellen do të zhvillojë një takim me kryetarin, Bajram Begaj, i cili kryetarin e Austrisë e pret në Institucionin e …
Më shumë...