Ambasadori amerikan në Hungari, Dejvid Pressman, ka deklaruar se kryeministri i këtij shteti, Viktor Orban ndodhet në udhëkryq dhe tashmë ka ardhur koha që ai të largohet nga Rusia dhe të forcojë marrëdhëniet e vendit me aleatët perëndimorë. Kritika, jashtëzakonisht e drejtpërdrejtë për politikën ndërkombëtare të një partneri të NATO-s …
Më shumë...Lajmet
Më 11 mars të vitit 1981, shpërthyen në Prishtinë demonstratat e studentëve me kërkesa sociale
42 vjet më parë Më 11 mars të vitit1981, shpërthyen në Prishtinë demonstratat e studentëve me kërkesa sociale. 11 marsi i atij viti shënon ditën e fillimit të shfaqjes hapur të pakënaqësive jo vetëm të rinisë studentore, por edhe të punëtorëve, fshatarëve dhe të gjitha shtresave liridashëse në Kosovë e …
Më shumë...Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, informoi Kryesinë për zhvillimet e fundit, ftohet mbledhja e Këshillit Drejtues për javën e ardhshme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ftuar sot mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend. Ai ka njoftuar Kryesinë për takimet dhe komunikimet e ditëve të fundit që ka pasur me akterë të ndryshëm, vendorë dhe ndërkombëtarë, pas dakordimit …
Më shumë...Kryeministri Albin Kurti, ka hedhur poshtë edhe një herë mundësinë e krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot se pret që të arrihet një marrëveshje në takimin e ardhshëm me kryetarin serb. Aleksander Vuçiq në Ohër të Maqedonisë së Veriut, por ka hedhur poshtë edhe një herë mundësinë e krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ne deshëm ta …
Më shumë...Pal Lekaj: AAK-ja kategorikisht është kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike
Deputeti i Kuvendit nga AAK-ja Pal Lekaj, ka thënë se paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike është absurd, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë edhe të mbajtjes së protestave. Ai përmes një konference për medie ka theksuar se AAK-ja kategorikisht është kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Duke marrë parasysh subvencionet …
Më shumë...Sali Berisha: Nuk do të ketë asnjë lloj negociate me Enkelejd Alibeajn dhe Lulzim Bashën
Kryetari i njërit krah të PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët, foli në lidhje me situatën në Partinë Demokratike në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Ai në fjalën e tij u shpreh qartazi se nuk do të ketë asnjë lloj negociate me Enkelejd Alibeajn …
Më shumë...NATO-ja paralajmëron se fitorja e Rusisë në Ukrainë mund të përcaktojë nëse Kina do pushtojë Tajvanin
NATO-ja paralajmëron se fitorja e Rusisë në Ukrainë mund të përcaktojë nëse Kina do pushtojë Tajvanin. Ajo që po ndodh sot në Europë, nesër mund të ndodhë në Azi, thotë sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg. Rezultati i luftës në Ukrainë ndikon në përfundimet që do të nxirren në Pekin. Kjo …
Më shumë...Viktor Orban: Bota është më afër se kurrë që një konflikt lokal të kthehet në një luftë botërore
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka deklaruar se bota është më afër se kurrë që një konflikt lokal të kthehet në një luftë botërore. Ai duke folur për mediet hungareze ka deklaruar se liderët e botës perëndimore janë “kapur nga ethet e luftës dhe se ata mbajnë fjalime në të …
Më shumë...Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas bisedimeve me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, është cituar të ketë deklaruar se partnerët ndërkombëtarë nuk duhet të jenë të befasuar me qëndrimin e PDK-së, e cila nuk e mbështet një marrëveshje pa njohjen reciproke në qendër. Një marrëveshje pa njohjen në qendër do …
Më shumë...Tetë persona janë vrarë e disa tjerë janë plagosur brenda një objekti të përdorur si kishë, nga Dëshmitarët e Jehovait, në Hamburg
Tetë persona janë vrarë dhe disa tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri, brenda një objekti të përdorur si kishë nga Dëshmitarët e Jehovait, në qytetin verior gjerman të Hamburgut, dje në mbrëmje, ka konfirmuar Policia e Gjermanisë. Policia e Hamburgut tha gjatë natës ishte vetëm një sulmues …
Më shumë...Ji Xinpingut iu besua edhe një mandat i tretë pesëvjeçar, në postin e kryetarit të Kinës
Miratimi i emërimit të kryetarit, Xi Xhin ping në ceremoninë e Kongresit Kombëtar Popullor ishte diçka e pritur dhe e paramenduar, pasi lideri ka lënë mënjanë rivalët e mundshëm politikë dhe ka mbushur radhët e larta të Partisë Komuniste që udhëheq vendin me mbështetësit e tij, që nga marrja e …
Më shumë...Valon Murati: Tri komunat veriore të Kosovës të banuara me popullsi shumicë serbe, kanë të drejtë të bashkohen me Serbinë
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se tri komunat veriore të Kosovës të banuara me popullsi shumicë serbe kanë të drejtë të bashkohen me Serbinë. Ai thotë se të drejtë vetëvendosje kanë serbët në veri të Kosovës ashtu siç kanë edhe shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. …
Më shumë...Vuçiq: Mendoj se Albin Kurti është i vendosur të mos e formojë Asociacionin, pasi liberalizimi i vizave është një inkurajim për te
Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se emisari, Miroslav Lajçak ndodhet në Prishtinë dhe se, sipas tij, është e vështirë të arrihet ndonjë përparim lidhur me implementimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Mendoj se Albin Kurti është i vendosur të mos e formojë Asociacionin. …
Më shumë...Mirosllav Lajçak: Data 18 mars për takimin në Ohër, nuk është zgjedhur aksidentalisht
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se data 18 mars kur do të zhvillohet takimi i nivelit të lartë për dialogun Kosovë – Serbi në Ohër në Maqedoninë e Veriut, nuk është zgjedhur aksidentalisht. Lajçak tha se pak ditë pas kësaj date, do të ketë …
Më shumë...Mirosllav Lajçak: Takimi me kryeministrin Albin Kurti ishte konstruktiv, i rëndësishëm dhe shumë i frytshëm
Emisari i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se ka biseduar lidhur me planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë. Ai tha se takimi ishte konstruktiv, i rëndësishëm dhe shumë i frytshëm dhe shtoi se qëllimi i vizitës …
Më shumë...Albin Kurti shprehu gatishmërinë që ta nënshkruajë Marrëveshjen e Normalizimit me Serbinë në takimin e radhës, më 18 mars, në Ohër
Kryeministri, Albin Kurti, gjatë takimit me emisarin BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajcak ka shprehur gatishmëri që ta nënshkruajnë Marrëveshjen e Normalizimit me Serbinë në takimin e radhës më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Kurti ka thënë se Kosova do të jetë palë konstruktive, e përgjegjshme …
Më shumë...