Lajmet

Japonia interesohet lidhur me zhvillimet e fundit rreth dialogut Kosovë-Serbi

Sekretari i Jashtëm i Shtetit të Japonisë, në Tokio mirëpret faktin se Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq janë pajtuar se nuk ka nevojë për diskutime shtesë sa i përket propozimit evropian për “Marrëveshjen lidhur me normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”. Normalizimi i raporteve në mes të dy shteteve përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, thuhet se do të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Japonia pret që të dy vendet të angazhohen në mënyrë konstruktive në implementimin e Marrëveshjes. Ajo mbështet një Evropë të bashkuar fuqimisht nën vlerat themelore dhe përpjekjet reformuese të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE. Sipas kësaj nisme, Japonia do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor në rrugën e saj evropiane, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Sekretari i Jashtëm i Shtetit të Japonisë, në Tokio mirëpret faktin se Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq janë pajtuar se nuk ka nevojë për diskutime shtesë sa i përket propozimit evropian për “Marrëveshjen lidhur me normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”. Normalizimi i raporteve në mes të dy shteteve …

Më shumë...

Olaf Scholz: Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe familjes evropiane

Olaf Scholz

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka mbajtur  konferencën e përbashkët për mediat me Kryeministrin Edi Rama, në përfundim të takimit dypalësh të zhvilluar dje në Berlin. Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës dhe familjes europiane. Prandaj gëzohem që Rama ra dakord për të zhvilluar më 16 tetor Samitin e Procesit …

Më shumë...

Qin Gang: Shtetet e Bashkuara duhet të ndryshojnë pikëpamjen e shtrembëruar karshi Kinës ose mund të vijë deri te konfrontimi

Ambasadori i Kinës në Amerikës, Qin Gang, tha se qeveria kineze nuk e dinte se do të bëhej luftë në Ukrainë

Ministri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ndryshojnë pikëpamjen e shtrembëruar karshi Kinës ose do të pasojë konflikti dhe konfrontimi. Ai e mbrojti qëndrimin e Pekinit lidhur me luftën në Ukrainë dhe raportet e ngushta me Rusinë. Amerika  është angazhuar …

Më shumë...

Epopeja e UÇK-së u shënua edhe me aktivitete të përbashkëta sportive në mes ekipeve të FSK dhe FARSH

 Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, në Kampin Nacional në Hajvali, u zhvillua ndeshja vëllazërore futbollistike ndërmjet ekipeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH). Me këtë rast të veçantë festiv, edhe përmes sportit u …

Më shumë...

Charles Kupchan: Serbët, duhet ta kenë një lloj autonomie që nuk e cenon shtetësinë e Kosovës

Charles Kupchan: Ideja për shkëmbim të territorit është moralisht problematike por mund t’i sjellë paqe

Profesori amerikan, Çarls Kapçan, ka deklaruar se serbët në Kosovë duhet ta kenë një lloj autonomie që nuk e cenon shtetësinë e Kosovës. Për këtë, ai ka thënë se Kosova, por edhe çdo vend tjetër, nuk mund të tolerojë një shtet brenda shtetit. “Kjo është arsyeja pse djalli është në …

Më shumë...

Olivier Guerot: Shpresoj që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të finalizohet më 18 mars, në takimin e radhës

Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, është cituar të ketë deklaruar se marrëveshja e diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, mund të jetë  një moment historik për të dyja vendet. Mendoj se jemi në një moment që premton dhe …

Më shumë...

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, mirëpret qasjen konstruktive nga Kosova e Serbia në dialogun që ndërmjetësohet nga BE-ja

Stoltenberg: Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 kundër regjimit të Milosheviqit nuk ishte e drejtuar kundër popujve të Jugosllavisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se mirëpret qasjen konstruktive nga Kosova dhe Serbia,  në dialogun që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Ky tani është një rast historik për të arritur një paqe të qëndrueshme. Ne bashkëpunojmë me Bashkimin Evropian dhe mirëpresim takimet në Bruksel në kuadër të …

Më shumë...

Ismail Syla: Publicisti, Veton Surroi, me librin e tij “Këmbët e Gjarprit”, ka sulmuar barbarisht Drenicën dhe më meritorët e saj

Veton Surroi

Ismail Syla, ish-këshilltar i kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka deklaruar se publicisti, Veton Surroi, me librin e tij “Këmbët e Gjarprit”, ka sulmuar barbarisht Drenicën. I ftuar në emisionin “Debat Plus”, Syla ka thënë se libri i Surroit, është sulmi më brutal dhe më barabar që i është bërë …

Më shumë...

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, beson se procesi i dialogut mes Kosovës e Serbisë do të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse

Olaf Scholz

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron për një vizitë  në Berlin, u shpreh se plani-franko gjerman i cili mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të arrihet së shpejti me një …

Më shumë...

Ambasadorja e Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad, kërkon nga Kosova e Serbia të arrijnë kompromisin që e kërkon prej tyre Bashkimi Evropian

Ambasadorja e Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad, kërkon nga Kosova e Serbia të arrijnë kompromisin që e kërkon prej tyre Bashkimi Evropian

Ambasadorja e Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad, kërkon nga Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromisin që e kërkon BE-ja. Unë nuk mendoj se dikush do të thotë nëse nuk tregoni rezultate deri më 18 mars se është fundi. Nuk është. Ne kemi punuar në diskrecionin e normalizimit të marrëdhënieve për …

Më shumë...

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim në Bruksel me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

Gjeneral Begaj

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një  takim në Bruksel me sektarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Bajram Begaj pas takimit ka thënë se NATO-ja ka demonstruar kohezion, solidaritet, unitet dhe forcë reaguese  për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleancës. Po ashtu,  Begaj ka thënë se …

Më shumë...

Sot në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni, në Kosovën Lindore, në Mal të Zi dhe kudo në Mërgatë, festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit

Sot në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Kosovën Lindore në Mal të Zi dhe kudo në mërgatë, festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, një ngjarje me rëndësi arsimore, edukative dhe kulturore, ku të gjithë shqiptarët i kujtojnë me nderin e respekt mësuesit e parë të shkronjave shqipe. Dita e …

Më shumë...

Viliam Voker: Jam shumë i zhgënjyer që Amerika po e mbështet BE-në për propozimin evropian, lidhur me të ardhmen e Kosovës

William Walker: Të krijohet një gjykatë për t'i gjykuar krimet serbe, nuk ka prova kundër Thaçit e të tjerëve

Miku më i dashur dhe më i vyer  i shqiptarëve, diplomati i mirënjohur amerikan, William Walker, shprehet i bindur se BE-ja dhe Amerika  po e shtyjnë Kosovën në drejtimin e gabuar.  Jam jashtëzakonisht i shqetësuar me këtë propozim të Bashkimit Evropian, e që e ka mbështetjen edhe të Shteteve të …

Më shumë...

Sandër Lleshaj: Shefi spanjoll i BE-së, Borell dhe emisari sllovak, Lajçak, janë zyrtarë të dy vendeve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës

Ministri Lleshaj: Në Morinë është shkurtuar koha e pritjes me 50%, por po punohet që kjo kohë të jetë 0%

Ish ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sander Lleshaj ka deklaruar se  në vend që të ndizte ndonjë dritë shprese për të ardhmen, takimi i 27 shkurtit 2023 mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit, duket se në thelb ka prodhuar njëfarë ushqimi të mjaftueshëm për diskutimet shterpë. Takimi i shumëpritur është …

Më shumë...

Ambasadori, Kristofer Hill, thotë se serbët kanë jetuar me shekuj në Kosovë dhe kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e tyre

Christopher Hill

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Beograd, Kristopher Hill, ka folur sërish për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ai  thotë se serbët kanë jetuar me shekuj në Kosovë dhe kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e tyre. Marrëveshjet e arritura duheshin respektuar dhe …

Më shumë...

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak në fund të javës takohet me Albin Kurtin dhe krerët e opozitës

Miroslav Lajçak e fillon punën për të kontaktuar “partnerët” siç i quan ai për të rifilluar dialogu Kosovë - Serbi

Emisari special, Miroslav Lajcak vjen të premten në Prishtinë. Para takimit të 18 marsit mes Kryeministrit Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajcak, pritet ta vizitojë Prishtinën dhe më pas edhe  Beogradin. Kjo vizitë e Lajcakut pritet të ndodhë, para takimit mes kryeministrit …

Më shumë...