Lajmet

Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Halit Valteri, bëri kallëzim penal në SPAK kundër Ilir Metës për çështjen e lobingjeve

Ish deputeti i Kuvendit të Shqipërisë,  Halit Valteri, bëri kallëzim  në SPAK, kundër Ilir Metës për çështjen e lobingjeve. Ai pretendon se Meta ka dalë në përgjime,  i përfshirë në një vrasje të bujshme në Lezhë. Dalin përgjime për shuma të mëdha parash që janë marrë për të kryer një …

Më shumë...

Firma fituese e tenderit për shpërndarje të pasaportave të humbura, akuzohet për kurdisje të procesit

Firma DUSHI e drejtuar nga Xhylizare Selimi-Dushi, është përfshirë në një skandal të humbjes së 400 pasaportave që ishin destinuar për 12 vende të huaja ku jetojnë shtetas tanë,  njoftojnë burimet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Kjo kompani kishte fituar tenderin për shërbime postare diplomatike në qershor …

Më shumë...

Enver Hoxhaj: Komunikimi i zyrtarëve të lartë të vendit me Millan Radojiçiqin, ngrit shqetësime për sigurinë kombëtare

Enver Hoxhaj: Bilanci i tre javëve të pushtetit Kurtit është dëshpërues si qeverisje dhe i rrezikshëm si qasje

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shprehur shqetësime të thella mbi komunikimin, që ka ndodhur mes Mimoza Kusari Lilës dhe Milan Radojiçiqit në periudhën kur po përgatitej sulmi në Banjskë. Sipas Hoxhajt, ky komunikim ka ndodhur në kohën kur Serbia kishte opsionin për të …

Më shumë...

Mirosllav Lajçak takoi kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Zëvendës-kryeministri Besnik Bislimi, u takua në Bruksel me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, por jo me kreyenegociatorin serb

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka mbajtur një takim në Bruksel me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin, dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq. Gjatë takimit, Lajçak ka diskutuar zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila ende nuk ka filluar të implementohet në tërësi. Ai theksoi se …

Më shumë...

Daut Haradinaj ka prezantuar kandidatët e AAK-së nga Deçani, për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

Daut Haradinaj ka prezantuar kandidatët e AAK-së nga Deçani, për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

Daut Haradinaj, gjatë një takimi me anëtarë dhe simpatizantë të AAK-së në Deçan, ka prezantuar kandidatët për deputet nga kjo trevë për zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit 2024. Në mesin e tyre janë Bashkim Ramosaj, Time Kadrijaj, Ramush Ahmetaj, Rasim Selmanaj, Lahi Ibrahimaj, Arif Ahmetgjekaj dhe Lok Komoni. Haradinaj …

Më shumë...

Zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, më 9 shkurt 2025, do të sjellin disa ndryshime të rëndësishme në procesin zgjedhor

KQZ ende nuk ka pranuar asnjë aplikim nga partitë politike për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Zgjedhjet e ardhshme nacionale në Kosovë, të planifikuara për më 9 shkurt 2025, do të sjellin disa ndryshime të rëndësishme në procesin zgjedhor. Kostoja e përgjithshme e këtyre zgjedhjeve pritet të arrijë rreth 8.7 milionë euro, sipas një planifikimi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, deklaroi …

Më shumë...

Komuna e Kastriotit akuzon KEK-un, për nivelet alarmante të ndotjes së ajrit dhe rritjen e rasteve të sëmundjeve

Komuna e Kastriotit,  ka reaguar ashpër ndaj niveleve të larta të ndotjes së ajrit, duke fajësuar Korporatën Energjetike të Kosovës, për mosveprim dhe neglizhencë. Ndotja ka arritur nivele jashtë normales dhe po ndikon rëndë në shëndetin e qytetarëve. Termocentralet ‘Kosova A’ dhe ‘Kosova B’ janë identifikuar si burimet kryesore të …

Më shumë...

Gjyqtarja italiane, Silvia Albano, kërcënohet me vdekje pas vendimit për rrëzimin e marrëveshjes Rama-Meloni

Njëra  nga gjyqtarët e trupit gjykues të Gjykatës së Romës, Silvia Albano, e cila mori pjesë në rrëzimin e marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët, ka marrë së fundmi një kërcënim me vdekje nga persona ende të panjohur. Menjëherë pas kërcënimit, gjyqtarja Albano ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Romës. Shoqata e …

Më shumë...

Ali Ahmeti kritikon qeverinë për përjashtimin e diasporës nga ndarja e mjeteve dhe këshilltarëve komunalë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka drejtuar kritika ndaj qeverisë aktuale, duke e akuzuar për vendime që përjashtojnë diasporën nga proceset vendimmarrëse lokale. Në reagimin e tij, Ahmeti ka theksuar se qeveria po ndan këshilltarët komunalë dhe mjetet për komunat vetëm bazuar në popullatën rezidente, duke anashkaluar …

Më shumë...

Trump premton se përnjëherë do ta të shkarkojë prokurorin special, Jack Smith, nëse fiton zgjedhjet presidenciale

RKL: Jack Smith, habitet pse në Kosovë është një grup "njerëzish të fuqishëm" që nuk e duan Gjykatën Speciale

Donald Trump, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, ka deklaruar se, nëse do të fitojë zgjedhjet presidenciale dhe do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, ai do të shkarkojë prokurorin special Jack Smith nga detyra. Trump e quan njeri  “të poshtër” dhe theksoi se do të jetë ndër vendimet e para …

Më shumë...

Dëshmitari, Nuredin Ibishi, ka folur për arrestimin e Milevan Stankoviqit i cili i kishte sulmuar pozicionet e UÇK-së

Dëshmitari, Nuredin Ibishi, ka folur për arrestimin e Milevan Stankoviqit i cili i kishte sulmuar pozicionet e UÇK-së

Në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, dëshmitari, Nuredin Ibishi ka folur për arrestimin e një viktime pjesëmarrëse në këtë proces, e që quhet Milevan Stankoviq, për të cilin tha se i kishte sulmuar pozicionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  në Potok. Madje në një rast, Ibishi e pyeti mbrojtësin e viktimave …

Më shumë...

Dje ka filluar takimi i dytë i Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit

Dje ka filluar takimi i dytë i Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit

Roli i gjykatave kushtetuese është të mbikëqyrin dhe të sigurojnë që të gjitha ligjet dhe veprimet e institucioneve shtetërore të jenë në përputhje me normat kushtetuese. Kështu u tha në sesionin e dytë të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit me temën “Gjykata Kushtetuese si Gardiane të Vlerave dhe Parimeve …

Më shumë...

Rrjeti i Grave të Kosovës sërish shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen e punëtoreve teknike greviste

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës sërish shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen e punëtoreve teknike greviste, ku dje, ditë e mërkurë, njëra prej tyre, sipas kryetarit të Federatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, është shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Sipas raportimeve, ajo ka pësuar …

Më shumë...

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po qëndron për vizitë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po qëndron për vizitë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor

Kryetarja  e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po qëndron për vizitë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, për të shprehur përkushtimin e saj dhe të komisionit për angazhim në afrimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian. Zonja Leyen, e cila në verë u rizgjodh për një mandat të ri pesëvjeçar, …

Më shumë...

Pavarësisht marrëveshjeve, shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nuk u njihen diplomat e Kosovës

Ragmi Mustafa: Qytetarët e Kosovës Lindore nuk do t'u kërkohet testimi për COVID-19 për të hyrë në Kosovë

Pavarësisht marrëveshjeve, shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës  nuk u njihen diplomat e Kosovës. Marrëveshja e re e nënshkruar në samitin e Procesit të Berlinit parasheh bashkëpunim më të mirë rajonal dhe mobilitet më të madh të studentëve në Ballkanin Perëndimor, por qytetarët e nacionalitetit shqiptar në komunat e Preshevës, Bujanocit …

Më shumë...

Fronti Demokratik prorus në Mal të Zi paralajmëroi zëvendëskryeministrin, Nik Gjeloshaj, se mund të përjashtohet nga Qeveria

Nik Gjeloshaj: Nuk mund të rrezikohen parimet demokratike, të Malit të Zi, si kursi properëndimor, njohja e Kosovës e të tjera

Fronti Demokratik prorus në Mal të Zi paralajmëroi zëvendëskryeministrin e këtij vendi, Nik Gjeloshaj, se mund të përjashtohet nga Qeveria, pasi ai kundërshtoi nismat për përfshirjen e dyshtetësisë dhe të serbishtes si gjuhë zyrtare. “Ne, me dashamirësi, e këshillojmë Gjeloshajn që ta pranojë realitetin social në Mal të Zi dhe …

Më shumë...