Lajmet

Ymeri: Kryeministri Kurti duhet të tregojë se pse statusi i Kishës Serbe tani figuron si pikë e veçantë në Planin Franko-Gjerman

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se kryeministri, Albin Kurti duhet të tregojë se pse statusi i Kishës Serbe tani figuron si pikë e veçantë në Planin Franko-Gjerman!? Ai ka shtuar më tutje se Statusi i Kishës Ortodokse Serbe është i rregulluar me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, …

Më shumë...

Sot në fshatin Shalë të Lypjanit vihet gurë themeli për ngritjen e memorialit të UÇK-së

Sot në fshatin Shalë të komunës së Lypjanit, vihet gurë themeli për ngritjen e memorialit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, afër vendit ku është ngritur edhe përmendorja tjetër që shënon vendnisjen e delegacionit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Rambuje.  Gurthemeli për ndërtimin e memorialit kushtuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, …

Më shumë...

Serwer: Nëse plani evropian është “merre ose lëre”, atëherë kjo nënkupton se kushtet e Kurtit janë refuzuar

Serwer - Grenell: Nuk ka mundësi që prokurori të mos kishte ‘lejen tënde’ për shkak se ai është i caktuar nga Trump

Analisti i shquar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Server ka vlerësuar se nëse plani evropian është “merre ose lëre”, atëherë kjo nënkupton se kushtet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, janë refuzuar. Analisti Server ka theksuar më tutje për portalin Dukagjini se një propozim i cili nuk len …

Më shumë...

Limaj: Kryeministri Kurti po i negocion mashtrimet e tij me popullin e Kosovës

Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar Kosova ka një kryeministër që nuk është burrë shteti por që merr forma dhe trajta të ndryshme, si plastelina. Ai ka shtuar më tutje se ky kryeministër, që ka qenë kundër dialogut, do të shkojë të hënën për të vendosur nënshkrimin për …

Më shumë...

Memli Krasniqi: 27 shkurti do të shënojë fillimin e një faze të re të procesit të dialogut, njohja nuk do të jetë më temë diskutimi

Memli Krasniqi thotë së shumë shpejt do të votohet propozimi për Tribunalin për krimet serbe në Kosovë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, deklaroi se takimi në Bruksel ndërmjet Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit më 27 shkurt nuk do të sjellë marrëveshje finale gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen e ndërsjellë në qendër. 27 shkurti i këtij viti do të shënojë fillimin e një faze të re …

Më shumë...

Daniel Server: Vetë dialogu e po ashtu edhe marrëveshja nuk do të kishin kuptim nëse do të ishin: “merre ose lëre”

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka akuzuar qeverinë Kurti për shkarkim e bordit të AKP, dhe emërimin e bordit të ri. Sipas tij Kurti po do ti kapë institucionet në emër të çkapjes. “Po e shoh njëfarë tendence, e pash edhe sot në Komisionin Parlamentarë, edhe jam ka pe nijë, diqysh po ju ngutet që në emër të çkapjes me kap sa më shpejt shtetin. Kurti e ka përdorë, dhe doli në foltore, çka ka qef me dëgju populli tha: Na e nalum hajnin në Kosovë, edhe ma nuk ka hajni AKP-ja mshelet, shuhet. AKP sot nuk është shuar. AKP është qatu”, tha ai. “Paramendoni çfarë argumenti një takim i bordit kushton 20 mijë euro, e i këtij bordit të ri sa kushton?!,”. Nuk është këtu një parti shtet, diqysh fortë është ka i ngutet që në emër të çkapjes me kap sa më shpejt shtetin” tha ai

Analisti i mirënjohur amerikan, Daniel Serwer, ka deklaruar se një propozim i cili nuk lë hapësirë për diskutim dhe ofrim të ideve, nuk ka kuptim. Vetë dialogu e po ashtu edhe  marrëveshja nuk do të kishin kuptim nëse do të ishin: “merre ose lëre”. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë …

Më shumë...

Numri i të mbyturve nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë gjatë këtij muaji ka kaluar shifrën mbi 50.000

Termet

Tërmetet e 6 shkurtit u kanë marrë jetën e 44 mijë e 218 qytetarëve në Turqi, ndërsa në Sirinë fqinje, numri i viktimave deri më tani është 5  mijë e 900. Që prej tërmeteve të 6 shkurtit, sipas agjencisë turke Abadolu, janë regjistruar mbi 9.000 pasgoditje. Mbi  530 mijë 000 …

Më shumë...

Toby Vogel: Plani franko-gjerman shkon në favor të Serbisë, pasi Serbia nuk detyrohet që ta njohë pavarësinë e Kosovës

Eksperti dhe analisti i zhvillimeve që lidhen me rajonin e Ballkanit Perëndimor, Toby Vogel ka folur për “Zërin e Amerikës” lidhur me takimin e 27 shkurtit që do të mbahet në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit  serb, Aleksander Vuçiq. Ai konsideron se  në versionet …

Më shumë...

Joe Biden: Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përgjigjen nëse Kina do të furnizonte Rusinë me armë

Biden

Kryetari amerikan, Joe Biden, në një intervistë për televizionin amerikan ABC news, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përgjigjen nëse Kina do të furnizonte Rusinë me armë. Ai ka saktësuar me këtë rast se  tani për tani  nuk ka asnjë provë që Pekini synon të ndërmarrë …

Më shumë...

Antony Blinken: OKB-ja nuk duhet të mashtrohet nga thirrjet për një armëpushim të përkohshëm ose të pakushtëzuar në Ukrainë

Anthony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë  mbledhjes për të shënuar njëvjetorin e nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, paralajmëroi Këshillin e Sigurimit të Organizatës së  Kombeve të Bashkuara që të mos mashtrohet nga thirrjet për një armëpushim të përkohshëm ose të pakushtëzuar në Ukrainë. Paralajmërimi i Blinkenit erdhi …

Më shumë...

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, deklaroi se Ukraina, aktualisht, nuk duhet të furnizohet me avionë luftarakë

Olaf

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, deklaroi se  Ukraina, aktualisht nuk duhet të furnizohet me avionë luftarakë. Në një intervistë për televizionin publik gjerman, Scholz, i cili edhe më herët është përballur me kritika për shkak të zvarritjes së vendimit për të lejuar dërgimin e tankeve në Ukrainë, tha se vështirësitë e …

Më shumë...

Vlora Çitaku: Më 27 shkurt do të kemi një status-quo të re, jo zgjidhje përfundimtare të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të premten në Beograd, pas një takimi me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, se Serbia është e përkushtuar për dialog mbi çështjen e Kosovës sepse, siç vlerësoi ai, konfliktet e ngrira përfundojnë në “qindra e mijëra të vdekur”. “Jemi të përkushtuar për një dialog me Prishtinën nën kujdesin e Brukselit. Ne ishim gati për dialog në maj, do të jemi gati në qershor dhe gjithmonë, sepse ne besojmë se asnjë konflikt i ngrirë nuk është i mirë. E shihni se si përfundojnë, çdo pesë vjet dikush i shkrin dhe ato përfundojnë me qindra e mijëra të vdekur. Nuk na duhet kjo”, ka deklaruar Vuçiq në një konferencë të përbashkët për media me Pahorin, raportojnë mediat serbe.

Nënkryetarja PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për takimin e 27 shkurtit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut, në Bruksel. Ajo ka kritikuar Kurtin për mungesë transparencë, pa e prezantuar propozimin franko-gjerman zyrtarisht para përfaqësuesve politikë. Ne si opozitë jemi minimalisht …

Më shumë...

Majkel Kirby: Kosova do të pajtohet për themelimin e Asociacionit nëse arrihet një marrëveshje mbi bazën e propozimit franko-gjerman

Ish-ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby, ka folur për mundësinë e suksesit të negociatave. në Bruksel

Diplomati amerikan në pension, Majkell Kirby ka folur për takimin e 27 shkurtit që do të mbahet në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai  mendon që Kosova do të pajtohet për themelimin e Asociacionit nëse do të ketë një marrëveshje mbi bazën e propozimit franko-gjerman. Megjithatë ai ka …

Më shumë...

Në vigjilje të takimit, më 27 shkurt në Bruksel, kryeministri, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me z. Derek Chollet

Kryeministri Kurti, ka pritur të takim Këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet

Në vigjilje të takimit,  më 27 shkurt në Bruksel, kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Në njoftimin e Zyrës së kryeministrit, thuhet se gjatë kësaj bisede, Albin Kurti konfirmoi qëndrimin e tij për propozimin evropian si …

Më shumë...

Ambasada e Kosovës, në Uashington, ka shënuar 15-vjetorin e Pavarësisë, në një atmosferë festive

Ambasada e Kosovës, në Uashington, ka shënuar 15-vjetorin e Pavarësisë, në një atmosferë festive

Ambasada e Kosovës në Uashington, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shënuar 15-vjetorin e Pavarësisë, në një atmosferë festive, në praninë e shumë miqve, e personaliteteve. Ambasadori i Kosovës, Ilir Dugolli, tha se Shtetet e Bashkuara do të kenë gjithmonë një vend të veçantë te populli i Kosovës. Ne …

Më shumë...

Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzoi kallëzim penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzoi kallëzim penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

LDK-ja ka dorëzuar kallëzim penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për deklarim jo të saktë në Komisionin Hetimor Parlamentar të Kuvendit të Kosovës. Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, kryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës, ka thënë …

Më shumë...