leoni

Lajmet

Krerë institucionesh, qytetarë, aktivistë, deputetë e ministra, përkujtuan 16 vjetorin e vrasjes së Arben Xheladinit dhe Mon Balajt

Arben Xheladini dhe Mon Balaj

Me rastin e 16 vjetorit të vrasjes së Arben Xheladinit dhe Mon Balajt sot te pllaka e tyre përkujtimore kanë bërë homazhe krerë institucionesh, dhjetëra qytetarë, aktivistë, deputetë e ministra. Kryeministri, Albin Kurti tha me këtë rast  se  asokohe me të drejtë është kritikuar Pakoja e Ahtisaarit. 232 plumba gjithsej …

Më shumë...

Lidhur me Akuzat për gazin lotsjellës, që kanë përdorur në Kuvend, Albulenë Haxhiu e të tjerët kërkohet ekspertizë balistike jashtë shtetit

Lirohen nga akuzat për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, Albulena Haxhiu, Pal Lekaj, Donika Bujupi dhe Besa Baftiu

Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Demaku, ka njoftuar se do të caktohet të bëhet një ekspertizë balistike jashtë shtetit për të vërtetuar se çfarë mjetesh kanë përdorur të akuzuarit në rastin ku për posedim të gazit lotsjellës në Kuvend po akuzohen ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe …

Më shumë...

Skënder Hyseni: Ftesa Albin Kurtit, drejtuar opozitës për bashkërendim në punët e dialogut është e pasinqertë

Skënder Hyseni: Dialogu me Serbinë duhet të marrë një dinamikë të re dhe duhet të kulmojë me njohje reciproke

Ish-zyrtari i lartë i LDK-së, Skënder Hyseni ka thënë se ftesa e pasinqertë e Kurtit, drejtuar opozitës për “bashkërendim” në punët e dialogut, s’është asgjë tjetër veçse një mashtrim i ri, në përpjekjen e tij për të krijuar mbulesë dhe për ta shpërndarë përgjegjësinë për abortimin eventual në dialog. Kurtit …

Më shumë...

Në samitin e liderëve të BE-së, temë kyçe ishte lufta në Ukrainë, por u nxorën edhe disa konkluzione lidhur me dialogun Kosovë-Serbi

Parlamenti Evropian paralajmëron se mund ta bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk negociohet për “përmirësimin” e tij

Në samitin e djeshëm të liderëve të Bashkimit Evropian, temë kyçe ishte lufta në Ukrainë, por u nxorën edhe disa konkluzione lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Këshilli Evropian, duke marrë para sysh tensionet e fundit në veri të Kosovës, ka nënvizuar nevojën urgjente për progres në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës …

Më shumë...

PDK me aksion para Qeverisë: Të shkarkohet Martin Berishaj dhe të sillet para drejtësisë në Kosovë

PDK me aksion para Qeverisë: Të shkarkohet Martin Berishaj dhe të sillet para drejtësisë në Kosovë

Partia Demokratike e Kosovës mbrëmë ka vendosur një projektor me reflektim në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku shihen kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori Martin Berishaj, me mbishkrimin “Qeveria e Martinit!” Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka thënë se qëllimi i këtij aksioni është të hidhet dritë mbi atë se …

Më shumë...

Florian Bieber: Vuçiq e pranoi planin e propozuar për marrëveshje me Kosovën, pasi shpresoi që Albin Kurti të mos e pranojë atë

Florian Bieber

Eksperti i çështjeve të Ballkanit, Florian Baiber, ka thënë se kryetari serb Aleksandar Vuçiq e ka pranuar planin e propozuar për marrëveshje me Kosovën, sepse shpreson që Albin Kurt mos ta pranojë.  Ai  ka thënë se për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, aktualisht është më e rëndësishme …

Më shumë...

Një alarm për sulm ajror është shpallur në tërë Ukrainën pasi Rusia nisi sulmet në jug dhe lindje të vendit

RKL

Forcat e ushtrisë ruse  goditën infrastrukturën jetike në Harkov, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, dhe objektet e energjisë në Zaporozhia. Nga banorët është  kërkuar që të strehohen. Drejtuesi  i administratës ushtarake të qytetit të Kievit, tha se po zhvillohet  një kërcënim i madh i sulmit me raketa. …

Më shumë...

Më shumë se 21 mijë njerëz tashmë dihet se kanë vdekur nga tërmetet e së hënës në Turqi dhe në Siri

Më shumë se 21 mijë njerëz tashmë dihet se kanë vdekur nga tërmetet e së hënës në Turqi dhe në Siri

Më shumë se 21 mijë njerëz tashmë dihet se kanë vdekur nga tërmetet e së hënës në Turqi dhe Siri, të cilat presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i ka quajtur “katastrofa e shekullit”. Numri i viktimave nga tërmeti në të dyja vendet është 21, mijë 719. 75 mijë e 600 …

Më shumë...

Avokati i Salih Mustafës, ka parashtruar apel kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila e denoi me 26 vjet burg

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale në Hagë, ia ka vazhduar paraburgimin, eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa

Avokati Salih Mustafës, i cili është dënuar me 26 vjet burg për gjoja krime lufte, ka parashtruar apel ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë. Pas kësaj, kryetarja e Gjykatës, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar panelin e Gjykatës së Apelit, që do të trajtojë ankesën e tij ndaj aktgjykimit.  Pas …

Më shumë...

Mbrëmë ka përfunduar takimi joformal i organizuar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara Amerikës, Jeffrey Hovenier

Mbrëmë ka përfunduar takimi joformal i organizuar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara Amerikës, Jeffrey Hovenier

Mbrëmë ka përfunduar takimi joformal i organizuar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara Amerikës, Jeffrey Hovenier. Në pritjen e diplomatit amerikan ishin ambasadorë të tjerë të akredituar në Prishtinë, përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile. Pas takimit nuk pati deklarime për medie. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës …

Më shumë...

Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të përparojnë në procesin e dialogut

Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përparojnë  në procesin e dialogut, që ndërmjetësohet nga Brukseli. Takimi  është zhvilluar në këtë komision lidhur me raportet në mes të  Kosovës dhe Serbisë. Këto dy raporte janë hartuar nga raportuesit për këto …

Më shumë...

Albin Kurti: Po zhvillohet një betejë e madhe për ta bërë Asociacionin çështje më të rëndësishme të planit franko-gjerman

Albin Kurti: Po zhvillohet një betejë e madhe për ta bërë Asociacionin çështje më të rëndësishme të planit franko-gjerman

Kryeministri Albin Kurti ka thënë në Kuvend se po zhvillohet një betejë e madhe politike dhe diplomatike, për ta bërë Asociacionin çështje më të rëndësishme të planit franko-gjerman, ndonëse në propozim nuk i është dhënë një rëndësi e tillë, as në radhitje. Fjalia e fundit në nenin 10 të propozimit …

Më shumë...

Opozita kundërshton shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore

Opozita kundërshton shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore

Mes kundërshtimeve të shumta po vazhdon në Kuvendin e Kosovës shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. Derisa ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka prezantuar Projektligjin e Buxhetit për vitin 2023, i cili …

Më shumë...

PDK-ja i ka kërkuar Kryesisë së Kuvendit caktimin e një seancë ditën e hënë për të diskutuar rreth dialogut Kosovë – Serbi

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Partia Demokratike e Kosovës i ka kërkuar Kryesisë së Kuvendit  caktimin e një seancë ditën e hënë, me qëllim  për të diskutuar rreth dialogut Kosovë – Serbi. Seanca, të cilën e kërkon PDK-ja ka një pikë të rendit të ditës, e që është “debat parlamentar për zhvillimet ne dialogun ndërmjet …

Më shumë...

Arben Gashi: Pozicionimi i kryeministrit, Albin Kurti në dialogun me Serbinë është i dëmshëm dhe i rrezikshëm

Përplasen dhe replikojnë mes vete deputetët, Arben Gashi i LDK-së dhe Dimal Basha i Vetëvendosjes

Arben Gashi, Shef i grupit parlamentar të LDK-së, sot në Kuvendin e Kosovës ka thënë se pozicionimi i kryeministrit, Albin Kurti në dialogun me Serbinë është i dëmshëm dhe i rrezikshëm, i cili  është shprehur se marrëveshja, e cila po negociohet nuk është finale. Arben Gashi ka thënë se katër …

Më shumë...

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksander Harçenko, thotë se zgjidhja për Kosovën do të vijë pas mbarimit të luftës në Ukrainë

Aleksandar Harçenko

Ambasadori i Rusisë, në Beograd, Aleksander Harçenko, ka thënë se zgjidhja për Kosovën do të vijë pas luftës në Ukrainë, të cilës iu referua si konflikt mes Perëndimit dhe Rusisë në territorin e Ukrainës. Në konfliktin mes Perëndimit dhe Rusisë, Rusia me siguri do të fitojë. Rusia nuk po bën …

Më shumë...