leoni

Lajmet

Memli Krasniqi: Nuk iu dha fjala veteranit të UÇK-së, Adem Ramadani, sepse ai do të përmendte emrat e Hashim Thaçit e Kadri Veselit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin e kombit Luan Haradinajn në përvjetorin e rënies së tij

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar kundër  kryeministrit, Albin Kurti dhe qeverisë së tij që nuk e lejuan të shtunën kryetarin e Reçakut, Adem Ramadani (ish-ushtar i UÇK-së) që të flas në aktivitetet përkujtimore të Masakrës së Reçakut. Ndalimi nga ana e Qeverisë i fjalës së …

Më shumë...

Nait Hasani: Gjykata Speciale është krijuar në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht presionit

Nait Hasani: Gjykata Speciale është krijuar në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht presionit

Gjykata Speciale është krijuar në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht presionit, ka deklaruar veprimtari dhe ish i burgosuri politik, Nait Hasani. Kemi pasur mjaft miq ndërkombëtarë që kanë punuar për Kosovën, kanë deklaruar se ju do ta krijoni Gjykatën Speciale sepse një paragraf që është prezantuar nga Dick Marty, ta pastrojmë …

Më shumë...

Edi Rama: Skënderbeu nuk e ka ndërruar fenë, kjo është një gjë shumë thelbësore nga e kaluara e popullit shqiptar

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë me të rinj dhe studiues në kuadër të 555-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit- Skënderbeut. Ai u shpreh se në të ardhmen janë të shumta mundësitë që historia e popullit shqiptar të rishkruhet, ndërsa tha se historianët tregojnë …

Më shumë...

Emisari i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak, pritet që më 20 janar të vizitojë Kosovën, e më pas edhe Serbinë, lidhur me dialogun

Lajcak

Emisari i posaçëm i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, pritet që më 20 janar të vizitojë Kosovën, e më pas edhe Serbinë, për të përgatitur terrenin për vazhdimin e dialogut në nivel të lartë në Bruksel. Radio Evropa e Lirë mëson nga burimet diplomatike se i dërguari i Bashkimit Evropian …

Më shumë...

Lumezi i bën me dije ministres, A. Haxhiu se kush ka kompetenca për ndjekjen e kryesve të veprave penale të krimeve të luftës

Aleksandër Lumezi

Ish-kryeprokurori Aleksandër Lumezi i ka reaguar  ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila gjatë ditës ka akuzuar atë për mosveprim në trajtimin e krimeve ndaj popullit të Kosovës. Lumezi në reagimin e tij e të cilin mediave ua ka dërguar Zyra për Komunikim Publik në Prokurorinë e Shtetit, ka thënë …

Më shumë...

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka theksuar se mjetet e Trustit janë para së gjithash mjete të qytetarëve

Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka theksuar se mjetet e Trustit janë para së gjjthash mjete të qytetarëve. Ai u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë për tërheqjen e një pjese të mjeteve nga Trusti. Qeveria ka më shumë rol kujdestarues për to. Mohimi i qasjes …

Më shumë...

Lumir Abdixhiku: Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk e përmban njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për shpenzimin e parasë publike në qeverisjen e Kurtit

Kryetar i LDK-së,  Lumir Abdixhiu pas takimit që kishte me Kryesinë e partisë si dhe me kryetaret Degëve, ka thënë se Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk e përmban njohjen. Ne mbajtëm mbledhjen e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe mbledhjen me kryetarët e Degëve dhe …

Më shumë...

Ministri i Punëve të Jashtme i Togos, Robert Dasej, konfirmoi tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Togos, Robert Dasej, konfirmoi tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Integrimit Rajonal të Togos, Robert Dasej, konfirmoi në Beograd “mbështetjen e parezervë” për integritetin territorial të Serbisë, shkruajnë mediet serbe. “Ne në Togo njohim vetëm një Serbi, një Serbi të bashkuar. Jam i lumtur që ju dëgjoj duke përmendur tërheqjen e njohjes së Kosovës dhe …

Më shumë...

Ka përfunduar hartimi i një drafti të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

AKS

Ka përfunduar hartimi i një drafti të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kjo është bërë me dije për Radio Kosovën nga zëdhënësi i Institutit gjerman “Friedrih Ebert Shtiftung”, Rene Shlee. Institutit gjerman, FES) ka konfirmuar se tashmë kanë përfunduar hartimin e një drafti të statutit të Asociacionit …

Më shumë...

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka nderuar ambasadorin, William Walker me medaljen “Kalorësi i Urdhrit të Flamurit”

Bajram Begaj, ka biseduar me përfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Shqipërisë që shërbejnë në misione e operacione jashtë vendit

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka nderuar ambasadorin William Walker me medaljen “Kalorësi i Urdhrit të Flamurit”. Ai ka thënë me këtë rast  se ambasadori Walker është shembull dhe mbrojtës i jetës, lirisë dhe prosperitetit të qytetarëve të Kosovës, të rajonit e të kombit tonë. Nderova sot në emër …

Më shumë...

KMDLNJ: Për luftën nuk mund të flasin politikanët që për shkak të moshës apo bindjeve politike nuk ishin pjesë e saj

KMDLNJ

Në një reagim të KMDLNJ-së thuhet se në  përkujtim të 24-vjetorit  të Masakrës së Reçakut, politikanët e bënë punën e tyre duke bërë përpjekje ta marrin kurorën e lavdisë ndërsa, më të merituarit që e bënë luftën, ish-luftëtarët e UÇK-së, familjet e dëshmorëve dhe heronjve të kombit si dhe të …

Më shumë...

Aktivistët e PSD-së kanë zhvilluar një aksion pranë objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, lidhur me rastin e Martin Berishajt

Aktivistët e PSD-së kanë zhvilluar një aksion pranë objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, lidhur me rastin e Martin Berishajt

Aktivistët  e PSD-së kanë zhvilluar  një aksion pranë objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Aty i kanë ulur flamujt e Kosovës dhe të Bashkimit Europian, duke i zëvendësuar me disa flamuj në formën e kartmonedhave, me portretin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është implikuar …

Më shumë...

Abelard Tahiri: Ka gjasa që në aferën e Martin Berishajt janë të përfshirë edhe Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Abelard Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri hedh dyshime se në aferën e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj janë të përfshirë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, por edhe persona tjerë qeveritar. Për këtë arsye ai kërkoi hetim ndërkombëtar dhe shkarkim të ambasadorit Berishaj. Tahiri u …

Më shumë...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka çmuar lartë angazhimet dhe punën e kryetarit e Rahovecit, Smajl Latifi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi, me të cilin kanë biseduar për qeverisjen lokale në këtë komunë. Haradinaj ka shkruar me këtë rast se Sot, kisha nderin që të takoj kryetarin Latifi dhe ekipin e tij të suksesshëm, të cilët po na bëjnë …

Më shumë...

Kryeministri, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Zvicër, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, që mbahet në Davos

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Zvicër, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror,  në Davos. Sipas njoftimit të Qeverisë, në ditën e parë të qëndrimit në Zvicër, kryeministri Albin  Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, shefin e Stafit, Luan Dalipi, këshilltarin …

Më shumë...

Vlora Çitaku: Martin Berishaj duhet të kthehet në Kosovë dhe të përballet me drejtësinë, nuk mjafton shkarkimi nga posti

Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku,  ka reaguar pas deklaratës së ministres së Jashtme, Donika Shvarc lidhur me çështjen e ambasadorit Martin Berishaj. Ministrja Shvarc  tha se një ambasador nuk mund të shkarkohet vetëm shkaku i spekulimeve në media, pa pasur fakte,  “Shkarkimi nuk mjafton, ministre! Miliona euro në kesh nuk …

Më shumë...