leoni

Lajmet

Është rritur në 42.438 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës

Është rritur në 42 mijë e 438 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me gjenocidin që Izraeli po e vazhdon prej 377 …

Më shumë...

Nuk gjendet kutia e votimeve për projektin e sheshit, “Adem Jashari”, në Prishtinë

Projektet e parakualifikuara në Konkursin Ndërkombëtar për sheshin monumental në nderim të sakrificës së Adem Jasharit dhe familjes Jashari kanë qenë shfaqur para publikut në formën e një ekspozite të hapur më 4 shtator. Megjithatë, kutia me votat e qytetarëve është zhdukur, shkruan Demokracia com. Qytetarët e Prishtinës kishin mundësinë …

Më shumë...

Në raportin e fundit të Bankës Botërore, thuhet se në Kosovë vetëm 37 për qind e popullsisë në moshë pune, është e zënë me punë

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Banka Botërore konstaton se shumica e ekonomive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor përjetuan një rritje të moderuar ekonomike gjatë këtij viti.  Në Kosovë, përkundër përfitimeve të fundit, saktësohet se vetëm 37 për qind e popullsisë në moshë pune është e punësuar. Shkalla e punësimit në vendet tjera të rajonit …

Më shumë...

IKD, ka reaguar lidhur me seancat e jashtëzakonshme të thirrura nga opozita dhe mospjesëmarrjen e deputetëve të pozitës

Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar lidhur me seancat e  jashtëzakonshme të thirrura nga opozita dhe mospjesëmarrja e deputetëve të pozitës. Sipas IKD-së, opozita parlamentare në Kuvendin e Kosovës ka thirrur tre seanca të jashtëzakonshme për tema me interes publik si për qytetarët dhe për funksionimin e institucioneve të …

Më shumë...

Anëtari i Bordit të KOSTT-it, Nebih Zariqi, bën të ditur se ekzistojnë incizimet që diktonin politikat frikësuese të Dejona Mihailit

 Anëtari i Bordit të KOSTT-it, Nebih Zariqi, pas publikimit të bisedave të koordinatores së komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka deklaruar se Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti më 5 gusht të vitit 2021, kishte ftuar anëtarët e bordit të KOSTT-it në një takim me dyer të mbyllura …

Më shumë...

Sado që po shitët si shefe e zgjedhur e grupit të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, është trup i huaj në atë parti, thotë, Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Qeveria Kurti është e zhytur shumë në korrupsion, do ta këtë problem me dalë para njerëzve

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar një fotografi të zyrtarëve të Vetëvendosjes  përfshirë kryeministrin Kurti të cilët i shkuan në zyrë për t’ia uruar ditëlindjen Mimoza Kusari-Lilës, në kohën kur i dolën përgjimet me Simiqin e Listës Serbe.  Kjo skenë i përngjan puthjes së fundit, puthjes së vdekjes. Do …

Më shumë...

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se gjendja e sigurisë në Ballkanin Perëndimor është e brishtë

Mark Rutte

Sekretari i përgjithshëm  i NATO-s, Mark Rutte, ka folur për gjendjen e sigurisë së brishtë  në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Kosovë dhe në Bosnje-Hercegovinë. Në prag të takimit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, Rutte theksoi  se gjendja e sigurisë në Kosovë ka mbetur e …

Më shumë...

Kosova, paraprakisht duhet të përparojë në dialog, për t’u anëtarësuar më pas në Partneritetin për Paqe të NATO-s

Ambasadorja amerikane në NATO, Xhulianne Smith, shprehu dëshirën e Shteteve të Bashkuara që Kosova të bëhet pjesë e programit të NATO-s, Partneriteti për Paqe, por theksoi se vendi, paraprakisht duhet të tregojë përparim në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Ajo bëri këto komente të mërkurën, duke nënvizuar rëndësinë e …

Më shumë...

Kurti dhe Kusari të buzëqeshur si asnjëherë më parë në festimin e ditëlindjes së Mimozës, ‘motrës’ së Radojçiqit

Kryeministri Albin Kurti dhe Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, janë shfaqur të buzëqeshur në fotografitë e publikuara,  ku Albin Kurti i ka bërë  një dhuratë për të festuar ditëlindjen e saj. Takimi ka ndodhur në zyrën e grupit parlamentar, aty  ku ajo  më parë ishte koordinuar me …

Më shumë...

Dardan Molliqaj: Larvat e qeverisjes aktuale po shkatërrojnë Kosovën nga brenda

Dardan Molliqaj

Ministri i Financave, Hekuran Murati, duke e quajtur “ushujza” opozitën, e ika akuzuar se i paskan thithur gjakun Kosovës, për t’u ushqyer vet”. Lidhur më këtë kryetari  i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se për  4 vite qeverisje të kastës së paaftë, në plagët e infektuara të Kosovës, …

Më shumë...

Koordinatorja e Vetëvendosjes, Dejona Mihali, ishte në qendër të vendimeve për energjinë në Kosovë

Numri dy i Vetëvendosjes, Dejona Mihali, ka pasur një ndikim të madh mbi fushën e energjisë në Kosovë, edhe pse nuk ka mbajtur një rol zyrtar në institucione shtetërore. Në komunikimet me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqin, Mihali ka urdhëruar dhe koordinuar vendime kyçe për blerjen e energjisë dhe për …

Më shumë...

Patriot Brahimi reagon ashpër kundër Dejona Mihalit, duke i sugjeruar të ketë kujdes kur e përmend emrin tij

Patriot Brahimi, i përmendur me përçmim në bisedat e zbuluara mes, Dejona Mihalit dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, ka reaguar ashpër kundër  mesazheve përçmuese të bëra nga koordinatorja e Vetëvendosjes. Në reagimin e tij publik, Patriot Brahimi, zonjën Mihali e ka quajtur ndyrësirë dhe i ka kërkuar të jetë më e …

Më shumë...

Partia Demokratike e Kosovës, në një mbledhje të Kryesisë ka kërkuar hetim të menjëhershëm për skandalet e Qeverisë

Partia Demokratike e Kosovës, në një mbledhje të Kryesisë, ka kërkuar hetim të menjëhershëm për skandalet e shumta abuzive të Qeverisë. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një komunikate ka deklaruar se dëshmitë e publikuara konfirmojnë përfshirjen e zyrtarëve të lartë shtetërorë në afera të rënda të keqpërdorimeve dhe skandaleve. …

Më shumë...

Hykmete Bajrami: Inflacioni nën qeverisjen e Kurtit ka shkaktuar një ndikim prej 1.6 miliardë euro

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka prezantuar shifrat e inflacionit gjatë tre viteve të fundit të qeverisjes së Albin Kurtit, duke theksuar se ndikimi total i inflacionit arrin në 1.6 miliardë euro. Inflacioni në vitin 2020 ishte praktikisht i pandjeshëm, me një normë prej 0.2%. Sipas saj, …

Më shumë...

Vlora Çitaku kritikon Albin Kurtin, duke e konsideruar të dëmshëm si opozitar dhe të paefektshëm si kryeministër

Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se ai ka qenë i dëmshëm për Kosovën që nga koha kur ishte në opozitë dhe vazhdon të mbetet i tillë si kryeministër. Çitaku përmendi veprimet e Kurtit si opozitar, të cilat, sipas saj, kanë …

Më shumë...

Zyrtari i MMPHI-së dyshohet për zvogëlim të paligjshëm të borxheve, prej 20 milionë euro ndaj buxhetit të Kosovës

Zyrtari i ministrisë së infrastrukturës, Naser Hafizi, është arrestuar për korrupsion dhe blerje të paligjshme të pasurive

Naser Hafizi, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, po përballet me akuza të rënda për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shpëlarje parash dhe mos-deklarim të pasurisë. Sipas Prokurorisë Speciale, Hafizi dyshohet se ka iniciuar vendime të paligjshme për …

Më shumë...