leoni

Lajmet

Ramush Haradinaj: Logjika qeverisëse e kryeministrit Albin Kurti, nuk përkon me situatën aktuale politike

Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është cituar të ketë deklaruar se logjika qeverisëse e kryeministrit Albin Kurti, nuk përkon me kohën. Ai, në një bashkëbisedim me qytetarë të Junikut, ka thënë se Qeveria e ka menaxhuar dobët përpjekjen për marrëveshje me njohje reciproke Kosovë-Serbi. Në Junik bashkëbiseduam me qytetarët për …

Më shumë...

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë vizitës në Amerikë u takua senatorin, Kristofer Marfi dhe ekipin e tij politik

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë vizitës në Amerikë u takua senatorin, Kristofer Marfi dhe ekipin e tij politik

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar senatorin, Kristofer Marfi dhe ekipin e tij politik. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe përgjithësisht në rajon. Lumir Abdixhiku edhe në Senat shtroi kërkesën për ngritjen e bashkëpunimit bilateral …

Më shumë...

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, nuk tregon se a do të shtyhet apo jo afati për konvertimin e targave nga serbët

Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, gjatë qëndrimit në Bruksel zhvilloi një takim me emisarin e BE-së, Mirosllav Llajçak, i cili e kishte ftuara për një bisedë. Bëhet e ditur se ata kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi. Sipas njoftimit nga zyra e Kryeministrit, zëvendëskryeministri Bislimi gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e fokusimit të …

Më shumë...

Sami Lushtaku: Ka ndërruar jetë Sherife Veliqi, nëna e dëshmorit të kombit Burim Veliqi nga Polluzha

Sami Lushtaku: Ka ndërruar jetë Sherife Veliqi, nëna e dëshmorit të kombit Burim Veliqi nga Polluzha

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë me dije se se ka ndërruar jetë Sherife Veliqi, nëna e dëshmorit të kombit Burim Veliqi nga Polluzha. Në këtë njoftim, Sami Lushtaku ka shkruar se: me dhembje e pikëllim mora lajmin se ka ndërruar jetë Sherife Veliqi, nëna e dëshmorit …

Më shumë...

Jamie Shea: Sulmi me raketa në Poloni, i qëllimshëm ose jo, duhet të merret seriozisht nga NATO-ja

Jamie Shea

Ish-zëdhënësi  i NATO-s,  gjatë luftës në Kosovës në vitin 1999, Jamie Shea, ka thënë se sulmi me raketa në Poloni, i qëllimshëm ose jo, ka nxjerrë në pah nevojën që edhe vendet e NATO-s, sidomos ato në Evropën Lindore, të përforcojnë mbrojtjen ajrore. Të martën ka pasur raporte se dy …

Më shumë...

Kryetari i Polonisë Andrzej Duda: Raketa që mbyti dy persona në Poloninë Lindore, ka mundësi të jetë e forcave të Ukrainës

Kryetari i Polonisë Andrzej Duda: Raketa që mbyti dy persona në Poloninë Lindore, ka mundësi të jetë e forcave të Ukrainës

Raketa që mbyti dy qytetarë në Poloninë Lindore, ka të ngjarë të jetë lëshuar nga forcat ukrainase të mbrojtjes, deklaroi presidenti  polak, Andrzej Duda. “Raketa që ra në territorin polak ishte ndoshta një produkt rus i viteve 1970. Nuk kemi asnjë provë që është lëshuar nga Rusia. Ka shumë të …

Më shumë...

BE-ja është në pritje të përgjigjes nga Qeveria Kurti për propozimin lidhur me çështjen e targave serbe

BE-ja

Bashkimi Evropian  aktualisht është në pritje të përgjigjes së Kosovës për një propozim lidhur me çështjen e targave serbe, që gjatë ditës së martë i dërguari i Posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak, ia ka prezantuar kryenegociatorit të Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, gjatë takimit të tyre në Bruksel. Kështu kanë …

Më shumë...

Nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, nuk janë paraqitur raste të reja, janë shëruar 3 infektuar

Në 24 orët e fundit shënohen 7 raste të vdekjeve, 173 raste të reja me virusin korona dhe 1.434 qytetarë shërohen

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 56   testime  sa janë bërë në nivel vendi, nuk janë paraqitur  raste të reja  me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka  …

Më shumë...

Deputeti, Fatmir Humolli, ka paralajmëruar mundësinë e largimit nga Vetëvendosja

Fatmir Humolli

Deputeti, Fatmir Humolli, ka kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti që t’i realizojë premtimet, të cilat i ka dhënë gjatë  fushatës së zgjedhjeve,  ose do ta braktisë Vetëvendosjen. Unë në politikë kam hyrë për të çuar përpara interesat e vendit. Vetëvendosja, nëse i kthehet asaj që ka premtuar në fushatë, nuk …

Më shumë...

Postimi i ministres së jashtme, Donika Shvarc për raketat në Poloni, ka ngjallur reagime të shumta

Postimi i ministres së jashtme, Donika Shvarc për raketat në Poloni, ka ngjallur reagime të shumta

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Sibel Halimi, konsideron se se është e pafalshme që diplomatja e Kosovës, Donika Shvarc të tregohet  kaq jodiplomatike dhe tërësisht e pakujdesshme në reagimet e saj, lidhur me deklaratat e saj për situatën në Poloni. Në një kohë kur të gjithë politikanët rezervohen në …

Më shumë...

Peter Stano: Mirëpresim në Bruksel kryeministrin, Kurti dhe kryetarin e Serbisë, Vuçiq për të gjetur një zgjidhje kompromisi

Peter Stano

Bashkimi Evropian ka shprehur gatishmëri për të mirëpritur në një takim në Bruksel, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Aleksandër Vuçiq. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili saktësoi se ata  duhet të takohen për të gjetur një zgjidhje për situatën në …

Më shumë...

KMDLNj ka konstatuar se brenda një kohe të shkurtë janë dhënë disa dezinformata nga ana e Serbisë

KMDLNJ

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, duke theksuar se Serbia po përdorë dezinformimin si mjet për ta luftuar Kosovën. Përmes një reagimi për media, KMDLNj-ja ka theksuar se brenda një kohe të shkurtë janë dhënë disa …

Më shumë...

Kryeministri anglez, Rishi Sunak i kërkoi ministrit rus, Sergei Lavrov, që forcat ruse të largohen menjëherë nga Ukraina

Kryeministri anglez, Rishi Sunak i kërkoi ministrit rus, Sergei Lavrov, që forcat ruse të largohen menjëherë nga Ukraina

Një përballje e ashpër e qëndrimeve të kundërta   është regjistruar gjatë mbajtjes së samitit të G-20, me ç’ rast kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak u përball me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, të cilit i tha se rusët duhet të largohen menjëherë nga Ukraina dhe t’i …

Më shumë...

Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden nuk beson se Rusia ka goditur Poloninë me raketa

Pentagoni kërkon nga kryetari, Joe Biden, që t’i përmbahet marrëveshjes për largimin e trupave nga Afganistani

Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka deklaruar se trajektorja e raketës e lëshuar në Poloni sugjeron se ajo nuk është lëshuar nga forcat ruse që bëjnë luftë në Ukrainë, por nga një drejtim tjetër. Joe Biden ka thënë se raketa që ra në Poloni, duke vrarë …

Më shumë...

Papjekuria politike, naiviteti i kryetares Osmani dhe i ministres gjithnjë në stres, Donika Shvarc

Kanë mjaftuar lajmet e përhapura në medie për goditjen  e paverifikuar të  dy raketave ruse brenda kufirit të Polonisë për ta dhënë alarmin dy zonjat e Kosovës, dhe për t’ i treguar NATO-s, BE-së madje edhe Amerikës se çfarë rreziku po paraqet Rusia, pasi ata nuk po jetuakan me  kohën, …

Më shumë...

Albin Kurti: Propozimi franko-gjerman ka shumë mangësi, edhe pse është një pikënisje e mirë

Albin Kurti: Do të këtë përkrahje institucionale, për të rritur cilësinë e jetës të personave me aftësi të kufizuar

Kryeministri, Kurti, në një intervistë për agjencinë e lajmeve austriake APA ka folur edhe për propozimin franko-gjerman lidhur  me arritjen e  një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se është një bazë e mirë për dialog, pa hyrë në detaje të një propozimi të tillë. E …

Më shumë...