Lajmet

Bashkimi Evropian edhe një herë u ka përsëritur thirrjen Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet destabilizuese

Peter Stano

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia  që në ditët në vijim të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të çojnë deri te përshkallëzimi i situatës dhe se blloku evropian me partnerët po vazhdon intensivisht punën për të gjetur një zgjidhje për çështjen e targave. Kështu deklaroi për mediat …

Më shumë...

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Beogradi zyrtar nuk do t’ i lë vetë, por do të qëndrojë me popullin serb në Kosovë

Vucic

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryetari, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia do të qëndrojë plotësisht me popullin e saj në Kosovë. Kërcënimi i Prishtinës për të vazhduar me aksionin e ndërrimit të targave duhet të tregojë forcën e tyre, por kërcënon stabilitetin, paqen dhe mbijetesën e popullit …

Më shumë...

Promovohet dokumentari “Plaget e Lirise”

Promovohet dokumentari "Plaget e Lirise"

 Sot, në ambientet e Bibliotekës së Qytetit në Lipjan në praninë e qindra pjesëmarrësve u bë promovimi i Dokumentarit “ Plagët e Lirisë” i autorit Fatmir Graiçevci sociolog, me këtë rast para te pranishmëve autori Graiçevci theksoi se nga ky dokumentar do të njiheni me një dimension tjetër e mjaftë …

Më shumë...

KFOR-i vazhdon çdo ditë punën për të siguruar lëvizjen e lirë, bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së të vitit 1999

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në afatin e fundit për kthimin e targave me shkurtesat e qyteteve të Kosovës nga periudha e para luftës, në ato RKS, teksa 31 tetori ka gërshetuar vëmendjen e Amerikës e Bashkimit Evropian të cilët kanë deklaruar se nuk duan përshkallëzim të situatës. Një …

Më shumë...

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në kuadër të vizitave në vendet e Ballkanit, qëndroi për vizitë në Kosovë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë

Gjatë qëndrimit në Kosovë, kryetarja e Këshillit të Evropës  Von der Leyen do të takohet me kryeministrin  kryeministrin Albin Kurti dhe zonjën, Vjosa Osmani. Pas takimit, bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe dy ministret Artane Rizvanolli të Ekonomisë dhe Arbërie Nagavci të Arsimit do të vizitojë projektin e financuar nga …

Më shumë...

Albin Kurti po ushtron sovranitetin e Kosovës, por ai duhet të jetë i përgatitur të përballet edhe me pasojat e mundshme, sugjeron Daniel Server

Kurti

Profesori i mirënjohur amerikan dhe analisti i shquar i çështjeve politike në Ballkan, Daniel Serwer, ka arsyetuar kryeministrin, Albin Kurti për qëndrimin e tij kundër vendimit për shtyrjen e afatit për targat e automjeteve  të serbëve. Kurti po ushtron sovranitetin e Kosovës. Shpresoj se ai është i përgatitur të përballet …

Më shumë...

Goran Rakiq: Nëse Qeveria Kurti urdhëron konfiskimin e makinave me targa serbe, ne do të bllokojmë të gjitha pikë-kalimet në Veri

Goran Rakiq

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pas takimit me kryetarin  e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd ka paralajmëruar bllokimin e rrugëve në veri të Kosovës, nëse autoritetet urdhërojnë konfiskimin e makinave me targa serbe. Nëse Prishtina fillon me dhunë, me ndonjë veprim lidhur me konfiskimin e automjeteve, ne do të …

Më shumë...

Manuel Sarrazin e thotë hapur se Kosova ka të drejtë për targa, por nuk e lejon Serbia dhe ne nuk duam destabilitet (!)

Manuel Sarrazin

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në mënyrën më të qartë dhe krejt hipokrite tha se Kosova duhet të jetë parimore, por edhe të tregojë fleksibilitet për çështjen e targave. Ai tha se Kosova ka të drejtë për targat, por ajo nuk duhet të ndërmarrë veprime që shkaktojnë …

Më shumë...

Marrëdhëniet ndërshtetërore midis Francës dhe Gjermanisë ndodhen sërish në krizë

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Marrëdhëniet ndërshtetërore midis Francës dhe Gjermanisë ndodhen sërish në krizë dhe kësaj here kriza është më serioze se zakonisht, pasi ndodhi në një kohë kritike dhe kjo dëmton aftësinë e BE për të vepruar në raste krizash. Një njoftim i fundit se takimi ministerial franko-gjerman është shtyrë për janarin e …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Plani franko-gjerman është amerikan, është marrëveshja finale me Serbinë dhe njohja e Kosovës

Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar për RTK-në  se Plani franko-gjerman është amerikan, është marrëveshja finale me Serbinë, aty është njohja e Kosovës.  Dokumenti i cili është ofruar për marrëveshje, e ka njohjen e Kosovës në mënyrë eksplicite. Marrëveshja pritet të nënshkruhet këtë vit, derisa plani franko-gjerman është final …

Më shumë...

Fatmir Limaj: Nuk e ndryshojnë dot historinë njerëzit e kompleksuar për shkak se nuk kanë marrë pjesë në luftë

Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se kryeministri, Albin Kurti nuk mund ta ndryshojë historinë, pasi çlirimtarët e Kosovës janë: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati, Salih Mustafa, Pjetër Shala dhe ushtarët e  eprorët e tjerë  të  UÇK-së. Janë disa njerëz që …

Më shumë...

Escobar: Kosova e Serbia ndodhen para një fazë të re dialogu, pasi detajet e planit franko-gjerman pritet të bëhen publike shumë shpejt

Escobar: Kosova e Serbia ndodhen para një fazë të re dialogu, pasi detajet e planit franko-gjerman pritet të bëhen publike shumë shpejt

Emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar në një intervistë për Zërin e Amerikës ka deklaruar se detajet e planit franko-gjerman pritet të bëhen publike shumë shpejt, pasi Kosova dhe Serbia ndodhen në një fazë të re dialogut, ndërsa trysnia ndërkombëtare është shtuar ndaj të dy vendeve për të shmangur …

Më shumë...

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka takuar komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Angjelo Mikele Ristuça

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka takuar komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Angjelo Mikele Ristuça

Sipas njoftimit të Rakiqit, në takim thuhet të jetë diskutuar për riregjistrimin e veturave me targa ilegale serbe në Kosovë, afati i fundit i përdorimit të të cilave përfundon më 31 tetor. Ai ka thënë se komandantit të KFOR-it i ka thënë se serbët nuk do t’i zëvendësojnë targat e …

Më shumë...

Bashkimi Evropian pranon se vendimi i Kosovës për riregjistrimin e targave është legjitim, por kërkon shtyrjen e afatit

Targat

Zëdhënës i BE-së, Peter Stano, ka thënë se iu ka  rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të vendosë një periudhë 10 mujore për riregjistrimin – kjo për shkak që t’i jepet kohë e mjaftueshme zbatimit të këtij plani. Sipas Marrëveshjeve të Dialogut për Lirinë e Lëvizjes nga viti 2011 dhe 2016, …

Më shumë...

Rrahman Jasharaj ka reaguar për emërimin e Elvis Hoxhës në postim e anëtarit të kryesisë në Lëvizjen Vetëvendosje

Rrahman Jasharaj ka reaguar për emërimin e Elvis Hoxhës në postim e anëtarit të kryesisë në Lëvizjen Vetëvendosje

Kryetari i SBASHK0ut Rrahman Jasharaj,  ka reaguar për emërimin e Elvis Hoxhës si anëtar i kryesisë në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ka thënë se më i poshtri u shpërblye të jetë anëtar kryesie i partisë në pushtet. Ai nga  Hoxha kishte marrë sulmin më të rëndë, i cili i ka kushtuar …

Më shumë...

Ragmi Mustafa iu ka kundërpërgjigjur kryetarit serb, Vuçiq, lidhur me numrin e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e në Medvegjë

Ragmi Mustafa

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa iu ka kundërpërgjigjur kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq lidhur me numrin e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke thënë se nuk janë aq sa dëshiron ai por janë shumë më shumë. Deklaratat e tilla, përveç se nuk ndihmojnë procesit të regjistrimit e …

Më shumë...