Lajmet

Ariana Musliu-Shoshi, ka ftuar organet e drejtësisë që të hetojnë urgjentisht skandalet në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Ariana Musliu – Shoshi: Deklarimet e kryeministrit nuk janë njëlloj sikurse kur ishte në opozitë dhe fushatë zgjedhore

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi, në një konferencë për media ka ftuar organet e drejtësisë që të hetojnë urgjentisht skandalet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës – të cilat lidhen me keqpërdorimin e dokumenteve zyrtare të qytetarëve tanë dhe ndërhyrjet e saj …

Më shumë...

Ursula von der Leyen: Serbia është njëra nga vendet më të përparuara në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Ursula Von der Lejen: Rusia, Kina apo Turqia mund ta marrin Ballkanin, nëse BE-ja i injoron edhe më tej

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë qëndrimit të djeshëm në Beograd, u shpreh se Serbia është njëra nga vendet më të përparuara në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, raporton Anadolu. Duke iu drejtuar mediave, pas një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Von der Leyen tha …

Më shumë...

Iraku, Omani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania dhe Katari, dënuan sulmet ajrore izraelite, në territorin iranian

Vendet anembanë Lindjes së Mesme, përfshirë Irakun, Omanin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordaninë dhe Katarin, kanë dënuar sulmet ajrore izraelite gjatë natës së kaluar në territorin iranian, transmeton Anadolu. Ministria e Punëve të Jashtme e Omanit shprehu “dënimin dhe denoncimin e fuqishëm” ndaj sulmeve, duke i quajtur ato një “shkelje …

Më shumë...

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen po qëndron në Kosovë gjatë turneut të saj në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor

Von der Leyen

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen po qëndron sot për vizitë në Kosovë  si pjesë e turneut në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, për të shprehur përkushtimin e komisionit për angazhim në afrimin e rajonit drejt BE-së. Von der Leyen, e cila në verë u rizgjodh për një …

Më shumë...

Mimoza Ahmetaj: Procesi i dialogut me Serbinë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian po shkon drejt vdekjes klinike

Ahmetaj: Fajon dhe Lunaçek kanë dhënë sinjale se Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Mimoza Ahmetaj, thotë se procesi i dialogut me Serbinë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian po shkon drejt vdekjes klinike. Ajo deklaron se përkundër takimeve në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel nuk pret rezultate konkret drejt zbatimit të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të …

Më shumë...

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, u sulmua fizikisht nga dy persona në mëngjesin e sotëm

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pasi u sulmua fizikisht nga dy persona në mëngjesin e sotëm. Sulmin ndaj tij e ka quajtur të befasishëm, derisa ka thënë se është shëndoshë e mirë. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, ka pohuar se kryetari i Pejës …

Më shumë...

Autoritete të NATO-s kanë konfirmuar se tensionet dhe situata e sigurisë, në Kosovë, mbeten të paqëndrueshme

Autoritete të NATO-s kanë konfirmuar se tensionet dhe situata e sigurisë në Kosovë mbeten të paqëndrueshme, veçanërisht në veri të vendit, duke kërkuar rritje të pranisë së trupave të KFOR-it që nga maji 2023. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e Kombeve të Bashkuara sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999, duke …

Më shumë...

Ejup Maqedonci: Amerika dhe Turqia janë partnerë kryesorë të Kosovës për zhvillimin e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri kryesor i Kosovës, duke ofruar mbështetje për Forcën e Sigurisë së Kosovës, jo vetëm në aspektin e blerjeve ushtarake, por edhe në edukim dhe përgatitje. Ai theksoi se Kosova blen pajisje ushtarake vetëm nga vendet …

Më shumë...

Ismet Kryeziu: Braktisja e seancave nga Qeveria, është situatë tragjikomike në Kuvend

Ismet Kryeziu kritikon Qeverinë Kurti për nepotizëm dhe shpërndarje të privilegjeve

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka kritikuar partinë në pushtet për braktisjen e seancave parlamentare të thirrura nga opozita, duke e cilësuar situatën si tragjikomike. Kryeziu theksoi se kushtëzimi i pjesëmarrjes nga Vetëvendosja, e cila kërkon miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga opozita si parakusht, nuk është demokratik …

Më shumë...

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen qëndron sot për vizitë në Kosovë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen qëndron sot për vizitë në Kosovë  si pjesë e turneut në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, për të shprehur përkushtimin e komisionit për angazhim në afrimin e rajonit drejt BE-së. Von der Leyen, e cila në verë u rizgjodh për një mandat …

Më shumë...

Dogana e Kosovës ka hedhur poshtë akuzat e autoriteteve serbe, për krijimin e kolonave të kamionëve në Merdare

Doganierët nuk pranojnë të barazohen me të gjithë shërbyesit civil të administratës publike në Kosovës

Dogana e Kosovës ka hedhur poshtë akuzat e autoriteteve serbe se është përgjegjëse për krijimin e kolonave të kamionëve në pikën kufitare të Merdares. Situata e krijuar daton nga 7 tetori, kur Kosova ka hequr pjesërisht ndalesën për importin e mallrave serbe. Sipas zëdhënësit të Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, …

Më shumë...

Bllokimi i dërgesave në kufi po rrezikon bizneset prodhues dhe transportuese në Kosovë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, kritikoi Qeverinë-Kurti për mungesë të reformave në politika fiskale

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka shprehur shqetësim lidhur me bllokimin e dërgesave në kufirin e Merdares, i cili ka rezultuar në vështirësi të mëdha për bizneset prodhuese dhe transportuese. Rafuna ka bërë thirrje për lehtësimin e procedurave doganore dhe ka kërkuar nga Zyra e Kryeministrit që …

Më shumë...

KEK-u, njofton për licencën e shfrytëzimit të qymyrit, pas polemikave mbi statusin e tij ligjor

Nga data 13 tetor 2024, Korporata Energjetike e Kosovës ka funksionuar pa licencë. Ky shqetësim u ngrit në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit nga kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, i cili theksoi se KEK-u nuk ishte licencuar nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, duke e ndaluar …

Më shumë...

KMDLNj, dënon provokimin në varrezat e Bajçinës, pasi vendosja e Kryqit shënon shkelje të rënda të të drejtave të njeriut

Në varrezat e fshatit Bajçinë të Podujevës, është vendosur një kryq nga persona të paidentifikuar, një veprim që është dënuar ashpër nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut. Banorët e fshatit e kanë quajtur këtë akt një provokim dhe një përpjekje për të shpërfytyruar varrezat …

Më shumë...

Dushan Janjiq: Anulimi i takimit të Ursula Von der Leyenit tregon keqinformim të Evropianëve për situatën në Serbi

Janjiq: Serbët mund të vetëshpallin Asociacionin

Dushan Janjiq, përfaqësues i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, ka folur mbi anulimin e takimit të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq, pas takimit të tij me ministrin rus të Zhvillimit Ekonomik, Maksim Reshetnikov. Janjiq theksoi se ky incident tregon se …

Më shumë...

Mimoza Ahmetaj kritikon menaxhimin e MPJD-së, për shkak të paaftësisë së Donika Shvarcit

Mimoza Ahmetaj

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka reaguar ndaj skandalit të fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku janë humbur 400 pasaporta gjatë transportit dhe është ndërprerë kontrata për dërgesat diplomatike. Ajo akuzon ministren Donika Gërvalla për paaftësi, duke thënë se një institucion kaq jetik është paralizuar …

Më shumë...