Lajmet

Në Prishtinë fillon edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Të hënën fillon seminari i 37 për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Nesër në Prishtinë fillon edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Në këtë seminar priten të marrin pjesë rreth 150 studiues nga shtete të ndryshme anekënd botës. Ky seminar ka për qëllim afirmimin e gjuhës, kulturës, historisë dhe traditave shqiptare dhe t’i bëjë të njohura …

Më shumë...

Haziri: Kjo qeveri ka treguar mungesë të lidershipit dhe të guximit politik për t’i zgjidhur problemet

Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti. Ai ka shkruar se kjo qeveri ka treguar mungesë të lidershipit, mungesë të guximit politik për t’i zgjidhur problemet. Ndërsa duke komentuar paralajmërimet e kryeministrit, Albin Kurti mbi mundësinë e sulmit të armatosur nga Serbia, nënkryetari …

Më shumë...

David Joung: Vetëm për dëshmitarët e Prokurorisë, që janë 326, duhen vite të tëra proces gjyqësor për t’i dëgjuar

Gjykata Speciale

Para disa ditësh gjykatësi i Procedurës Paraprake ia refuzoi kërkesën për lirim ish-deputetit të Vetëvendosjes, eprorit të lartë të UÇK-së, Rexhep Selimi. Avokati nuk po pajtohet me një vendim të tillë, andaj para pak ditësh është ankuar në lidhje me të. Në ankesën që e ka bërë Selimi në Apel, …

Më shumë...

Memli Krasniqi: Institucionet duhet të angazhohen për ta hequr imazhin e keq që ka lënë raporti i Dik Martyt

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin e kombit Luan Haradinajn në përvjetorin e rënies së tij

Kryetari i PDK-së. Memli Krasniqi ka deklaruar se Institucionet tona do  të angazhohen për ta hequr përgjithmonë imazhin e rëndë që ka lënë mbi UÇK-në raporti i  Dik Martyt. Ai i  ka shprehur mirënjohje  shtetit shqiptar për dorëzimit në Këshillin e Evropës të rezolutës “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin …

Më shumë...

Deputetja, Doarsa Kica-Xhelili ka dhënë dorëheqje nga Lista Guxo e Vjosa Osmanit dhe Donika Shvarcit

Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja, Doarsa Kica-Xhelili, njëra ndër deputetet më aktive brenda grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka dhënë dorëheqje nga Lista Guxo, kanë bërë të ditura burime për medie  brenda kësaj liste. Bazuar në këto burime, tashmë edhe aktivistët kanë mësuar për dorëheqjen e deputetes që ishte parë si njëra nga figurat qendrore …

Më shumë...

Sot kanë vdekur dy të infektuar me virusin korona, janë paraqitur 869 raste të reja, janë shëruar, 1 mijë e 265 të infektuar

Covid

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2 mijë e 702 testime  sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 860 të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore …

Më shumë...

Christopher Hill: Mendoj se kemi më shumë arsye për optimizëm sesa për pesimizëm, në dialogun Kurti-Vuçiq

Christopher Hill, ka deklaruar se Amerika dhe BE-ja presin që Serbia t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë

Ambasadori amerikan, në Serbi, Christopher Hill, ka folur për tensionet aktuale të rritura mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka deklaruar me këtë rast se takimi i ardhshëm në Bruksel mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq duhet të shërbejë për zvogëlimin e tyre. Në një intervistë për …

Më shumë...

Kosova është duke u ballafaquar me katër raste aktive, për të cilat është dërguar në Arbitrazhin Ndërkombëtar

Kush mbanë përgjegjësi se Moratoriumi e gjen Kosovën pa 23 ambasadorë, nga 32 sa i ka vendi ynë

Miliona euro janë shpëtuar pa u derdhur në buxhet  pasi Kosova ka dalë fituese në një rast për të cilin ishte paditur në Arbitrazhin Ndërkombëtar. Bëhet fjalë për kontestin, ku ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Selmani e kishte dërguar shtetin në arbitrazh, lidhur me pronën e “Auto …

Më shumë...

Behxhet Pacolli: Qeverisë Kurti i mungojnë kuadrot, eksperienca, dituria dhe kreativiteti

Behxhet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, dëshiron ta shoh Kosovën me një Qeveri të fortë, me njerëz punëtorë e pragmatikë. Megjithatë, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, z Pacolli theksoi se kësaj Qeverie po i mungojnë idetë zhvillimore,  kuadrot, eksperienca dhe dituria. Sipas tij, kjo Qeveri do …

Më shumë...

Stoltenberg, më 17 gusht, në Bruksel mbanë takime të ndara, me kryeministrin, Kurti dhe kryetarin serb, Vuçiq

Jens Stoltenberg

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg  ka bërë të ditur se  ai, më 17 gusht do të mbajë takime të ndara, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin  e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Sipas njoftimit zyrtar  Stoltenberg fillimisht do të takohet me  Vuçiçin dhe më pas me …

Më shumë...

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vizituar krerët e UÇK-së, që po mbahen të arrestuar në Hagë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vizituar krerët e UÇK-së në Hagë. Ai me këtë rast n ka njoftuar se të gjithë luftëtarët e lirisë janë mirë me shëndet. Bedri Hamza ka thënë se luftës se drejtë të UÇK-së askush nuk do të mundet t’i vë njollë. “Sot, …

Më shumë...

Dhoma e Tregtisë, MINT, AKK dhe bizneset diskutojnë për ngritjen enorme të çmimit të çimentos

Ngritja enorme çmimit të betonit për herë të tretë nga 1 janar 2022 e deri më sot ishte arsyeja kryesore që shtyu Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, sektori i ndërtimit, të mbledhi në një takim të përbashkët bizneset e sektorit të betonit e ndërtimit, Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe …

Më shumë...

Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, sot do të qëndrojë në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë

Kryetari Begaj thotë se askush nuk mund të verë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj sot do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Kosovë, Kjo është edhe vizita e parë e e z.Begaj në cilësinë e kryetarit të Shqipërisë.  Gjatë kësaj vizite, Bajram Begaj do të takohet dhe do të zhvillojë bisedime me liderët institucionalë dhe kryetarë …

Më shumë...

Pas tragjedisë, në Cetinë ku raportohet për 11 qytetarë të vrarë, ka reaguar kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Pas tragjedisë, në Cetinë ku raportohet për 11 qytetarë të vrarë, ka reaguar kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Pas tragjedisë, në Cetinë ku raportohet për 11 qytetarë  të vrarë ka reaguar kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Në telegramin e tij të dërguar me këtë rast  thuhet: “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të …

Më shumë...

Christopher Hill: Nuk shihja mundësinë e një konflikti të armatosur Kosovë-Serbi, për targa të veturave

Christopher Hill

Gazeta autoritative amerikane, “New York Times” ka intervistuar kryetarin  serb,  Aleksandër Vuçiq, dhe ambasadorin amerikan,  në Beograd, Kristofer Hill, pas tensioneve të 31 korrikut në veriun e Kosovës.  Ambasadori amerikan  në Serbi, Christopher Hill, ka rrëfyer se çfarë i ka thënë presidentit serb, në ditën kritike. Ambasadori Hill i ka …

Më shumë...

Qeveria e Kosovës: Lista Serbe është sajesë e Beogradit, dhe ka monopolizuar përfaqësimin politik të serbëve të Kosovës

Lista Serbe

Qeveria e Kosovës vlerëson se Lista Serbe është sajesë e Beogradit dhe tash instrument i saj dhe ka monopolizuar përfaqësimin politik të serbëve të Kosovës, duke e  ngulfatur demokracinë pluraliste brenda pakicës serbe, thotë për Radion Evropa e Lirë Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës. Radio Evropa e Lirë …

Më shumë...