Lajmet

Avokatët e krerëve të UÇK-së kërkuan nga Zyra e Prokurorit të tregojë listën e dëshmitarëve që i thërret për fillim të gjykimit

Ben Emerson

Avokatët e katër krerëve të UÇK-së  kanë kërkuar që Zyra e Prokurorit të Specializuar të tregojë listën e dëshmitarëve të cilët do t’i thërrasë në tre muajt e parë të gjykimit. Ata kanë kërkuar që për një gjë të tillë të jap urdhër gjykatësi i procedurës paraprake, meqë sipas tyre …

Më shumë...

Është ndarë nga jeta, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Heset Loku nga Kaçaniku

Është ndarë nga jeta, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Heset Loku nga Kaçaniku

I ndjeri ka qenë ish-ushtar i UÇK-së, themelues i Partisë Demokratike të Kosovës, nënkryetar i komunës së Kaçanikut, si dhe ish-drejtor në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si dhe në burgun për të mitur në Lipjan. Me kërtë rast kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi përmes llogarisë së vet ka shkruar …

Më shumë...

Këshilli Prokurorial i Kosovës reagon kundër kryeprokurorit Buzhala, kërkon që Konkursi do të kthehet në pikën zero

Keshilli Gjyqesor i Kosoves

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar pas raportimit në media se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala i ka dërguar pyetje të testit një kandidati për bashkëpunëtorë profesionalë. Në reagim thuhet se KPK, shpreh shqetësimin e thellë lidhur me dyshimet e ngritura në media për shpërndarjen e pyetjeve …

Më shumë...

Koreja e Veriut ka njohur pavarësinë e Republikës Popullore separatiste të Donetskut në Ukrainën juglindore

Koreja e Veriut ka njohur pavarësinë e Republikës Popullore separatiste të Donetskut në Ukrainën juglindore

Koreja e Veriut ka njohur pavarësinë e Republikës Popullore separatiste të Donetskut në Ukrainën juglindore. Lajmi është bërë i ditur nga udhëheqësi i Rajonit të Donetskut Denis Pushilin. Kujtojmë se Rusia njohu Donetskun dhe Republikën Popullore të Luhanskut në shkurt, para se të pushtonte Ukrainën. Deri më tani Siria dhe …

Më shumë...

Edi Rama në NATO: Kërkoj që Kosova të përfshihet në partneritetin për paqen, për shkak të vështirësive në pozitën e saj

Sot në Bruksel, në konferencën e përbashkët me shefin e NATO-S, Jens Stoltenberg, kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama kërkoi që të përfshihet edhe Kosova në partneritetin për paqen, për shkak të vështirësisë me sigurinë. Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij, Rama tha se ndihet krenar që parlamenti i Shqipërisë …

Më shumë...

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, fajësoi Zyrën e Prokurorit për vonesa të tejskajshme në nxjerrjen e materialeve

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, gjatë seancës së sotme në Gjykatën Speciale në Hagë fajësoi Zyrën e Prokurorit për vonesa të tejskajshme në nxjerrjen e materialeve. Ai ka thënë se vigjilenca është fjalë që nuk i përshtatet Zyrës në punën e saj. Avokati  ka kërkuar që materialet sipas rregullës …

Më shumë...

Vlora Çitaku: Qytetarët në luftë për ekzistencë, Albin Kurti kalon 45 ditë jashtë vendit në 100 ditët e fundit

Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje Kryeministrit Kurti që të rikthehet në Kosovë dhe të merret me shqetësimet dhe problemet e qytetarëve, të cilët sot janë në luftë për ekzistencë. Ajo ka thënë se në krizën më të madhe ekonomike të Kosovës, Kryeministri Albin …

Më shumë...

Ka vdekur një i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 763 raste të reja, janë shëruar 213 të infektuar

IKSHPK njofton se janë konfirmuar 48 raste të reja me virusin korona ndërsa sot janë shëruar 5 pacientë

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2 mijë e 30   testime  sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 763 raste  të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe …

Më shumë...

Borrell: Edhe pse Samiti i BE-së nuk solli rezultate për integrimin e Shqipërisë e Maqedonisë në BE, mbesim të përkushtuar

Josep Borrell

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka dhënë një intervistë për Vijesti, në Mal të Zi  ka folur  edhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor, duke iu referuar rastit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Borrell theksoi se edhe pse Samiti i BE-së nuk solli rezultate për integrimin e Shqipërisë dhe …

Më shumë...

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla bisedoi në Tiranë me deputetin e Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviq

Taulant Balla ka publikuar një video me dëshminë e Adnan Merovcit, lidhur me Lulëzim Bashën

Kryetari  i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla është takuar sot në Tiranë me deputetin e Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviq. Balla u shpreh optimist për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në javën e ardhshme. Ai theksoi gjithashtu se kancelari gjerman, Olaf Scholz është i qartë për …

Më shumë...

Besnik Tahiri: AAK-ja nuk do ta votojnë Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, pasi është Byro politike

Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur  se kjo parti  nuk do ta votojë Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, pasi  është politike dhe se do të funksionojë paralel gjykatave dhe prokurorisë e kjo do të shkaktonte konfuzion. Ai po ashtu shton se Komisioni …

Më shumë...

Petar Petkoviq sërish nuk u lejua të hyjë brenda territorit të Kosovës për të vizituar disa fshatra në Gjilan e Leposaviq

Petkoviq

Zyrtari i  Serbisë, Petar Petkoviq sërish nuk është lejuar të hyjë brenda territorit të Kosovës për të vizituar disa fshatra në Gjilan dhe Leposaviq. Pas kthimit nga pika kufitare, mediat serbe raportojnë se Petkoviç ka fajësuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe kërkon që me BE-në të merren vesh nëse …

Më shumë...

Gjykata Kushtetuese e vetë Gjykatës Speciale ka refuzuar ankesën e Pjetër Shalës, për shkeljen e të drejtave themelore

Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale,

Gjykata Kushtetuese  e vetë Gjykatës Speciale ka refuzuar ankesën e Pjetër Shalës, për shkeljen e të  drejtave themelore.  Trupi i përbërë nga gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti, ka konstatuar se ky referim është i parakohshëm, ndaj edhe e shpalli të papranueshëm në bazë të nenit të Gjykatës …

Më shumë...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot qëndron për një vizitë në selinë e NATO-s, në Bruksel

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot qëndron për një vizitë  në selinë e NATO-s në Bruksel. Ai pritet të  takohet me sekretarin e përgjithshëm të aleancës veriatlantike, Jens Stoltenberg. Pas takimit të tyre është paralajmëruar edhe një konferencë e përbashkët për medie. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama  dhe shefi i …

Më shumë...

Dhoma e Tregtisë: Të lejohet puna e PayPal-it në Kosovë

Dhoma e Tregtisë: Të lejohet puna e PayPal-it në Kosovë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përmes një shkrese kërkoi nga Guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, që të punohet dhe pranohet që Kosova të jetë pjesë e disa sistemeve elektonike të pagesave, në mënyrë që të njejtat të jenë valide edhe në Kosovë, siç është rasti për …

Më shumë...

Sot mbahet konferenca për ecurinë e çështjes në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit

Prokurorja e Gjykatës Speciale ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Gucatit me kusht

Sot pritet  të mbahet konferenca e 13-të për ecurinë e çështjes në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Gjatë kësaj konference, në urdhrin për caktim të saj, gjykatësi paraprak ka paraparë se do të diskutohet për zbulimin e provave, hetimet e mbrojtjes dhe hapat e …

Më shumë...