Sot në moshën 66-vjeçare ka vdekur, Kadri Graiçevci nga fshati Ribar i Madh i Lypjanit. Kadriu ka qenë djali i Mustafë Kadri Bebës, luftëtar i NDSH-së, i burgosur e i përndjekur politik. Varrimi i trupit të të ndjerit bëhet nesër në varrezat e fshatit.
Më shumë...Njoftime
Ministria e Kulturës mbyll revistën e vetme letrare në Kosovës, METAFORA
Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës bën të ditur se pas 11 vjetësh Ministria e Kulturës e Kosovës nuk financon revistën e vetme letrare-artistike METAFORA të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, që faktikisht është revista e vetme kësisoj në gjithë hapësirën shqiptare dhe në diasporë!? Ky vendim absurd me një arsyetim …
Më shumë...Kryetari i Dijanetit te Turqisë, Ali ef. Erbas ka qëndruar për një vizitë dy ditore në Kosovë
Kryetari i Dijanetit te Turqisë, Ali ef. Erbas ka qenë në një vizitë dy ditore në Kosovë. Ai gjatë qëndrimit në Kosovë, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, duke u mirëpritur nga Myftiu, Naim ef. Tërnava. Myfti Tërnava në këtë takim e ka njoftuar në lidhje me angazhimin punën dhe …
Më shumë...Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë për herë të dytë brenda më pak se shtatë ditësh para Qeverisë së Kosovës
Për herë të dytë brenda më pak se shtatë ditë, Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të mblidhen sot për të protestuar para Qeverisë së Kosovës. Ata do të kërkojnë miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe paralajmërojnë se do të vazhdojnë me protesta deri në përmbushjen e kërkesave. …
Më shumë...Deri në mesditë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë janë vaksinuar mbi 280 persona
Deri në mesditë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë u vaksinuan mbi 280 persona me dozën e parë dhe të dytën të vaksinës anti-COVID, ndërsa në nivel vendi u vaksinuan mbi 600 persona. Koordinatori i qendrës së vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi tha se deri më tani në mbarë vendin …
Më shumë...Vazhdon të injorohet letra e ish-gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simmons edhe nga Qeveria Kurti
Më 3 qershor të këtij viti ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Sejmmons i ka dërguar kryeministrit Albin Kurti një letër prej 25 faqesh lidhur me shkeljet dhe abuzimit e këtij misioni, krejtësisht antishqiptar. Sejmmons me këtë rast ia ka drejtuar kryeministrit Kurti, një pjesë të dëshmisë së tij për skandalet e …
Më shumë...Pishina e Gërmisë hap dyert nga dita e nesërme
Pishina e vetme e kryeqytetit nga nesër ditë e shtunë, 19 qershor hapë sezonin veror 2021. Dyert për gjithë qytetarët do te hapen nga ora 10:00. Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing” që menaxhon me pishinën ka bërë të gjitha përgatitjet e nëvojshme për të respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar …
Më shumë...Nga sot e deri më 16 gusht mund të aplikohet për certifikim të partive politike, koalicionet dhe iniciativat qytetare
Prej sot e deri më 16 gusht është afati i aplikimit për certifikim të partive politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur të cilët duan të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale. Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë njoftuar se kërkesat për certifikim dorëzohen në Zyrën për Regjistrimin e Partive …
Më shumë...Diplomojnë katër mjekët e parë të Forcës së Sigurisë të Kosovës në Universitetin e Shkencave Mjekësore Gülhan në Turqi
Në Universitetin Shkencave Mjekësore, gjegjësisht në Fakultetin e Mjekësisë Gülhane, u mbajt ceremonia solemne e diplomimit ku në mesin e 112 studentëve, diplomuan edhe katër kadetë të FSK-së, ku pas gjashtë vjet studimesh morrën titullin Doktor i Përgjithshëm si dhe gradën ushtarake Nëntoger. Në njoftimin e bërë për media bëhet …
Më shumë...KQZ miraton planin operacional për organizimin e zgjedhjeve lokale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e parë të kryesuar nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbldhje të parë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave pdhe për kuvende lokale, KQZ mori vendim për miratimin e planit operacional për organizimin e këtyre zgjedhjeve që …
Më shumë...Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, do të zbulohet pllaka e përurimit të një pjese të Qendrës së Azilit, në Vranidoll të Prishtinës
Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, do të zbulohet pllaka e përurimit të një pjese të sapo renovuar të Qendrës së Azilit, në Vranidoll të komunës së Prishtinës. Renovimi i qendrës së azilit u financua përmes projektit të BE-së “Adresimi i sfidave të COVID-19 në reagimin ndaj Migrantëve dhe …
Më shumë...Sot në Prishtinë lansohet Bordi i Shkëmbimit Arsimor në mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, njofton mbi themelimin e Bordit të Shkëmbimit Arsimor Shtetet e Bashkuara të Amerikës-Kosovë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në emër të Byrosë për Çështje Arsimoro-Kulturore …
Më shumë...Ministria e Shëndetësisë njofton se deri më tani kundër virusit korona janë vaksinuar mbi 102 mijë qytetarë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar mbi 3 mijë persona kundër Covidit. Sipas kësaj ministrie numri i përgjithshëm i të vaksinuarve ka shkuar në mbi 102 mijë. “Në 24 orët e fundit janë dhënë 3 mijë 205 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej …
Më shumë...Në shënim të 16 Qershorit-Ditës së Çlirimit e Ditës së Dëshmorëve sot në Malishevë, u hap ekspozita kolektive,
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 16 Qershorit-Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, sot në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë, është hapur ekspozita kolektive, e cila ka edhe karakter garues, e piktorëve të cilët kanë marrë pjesë në këtë garë. Në hapjen …
Më shumë...Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacioni i ndryshon datat e përfundimit të vitit shkollor
Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të ndryshojë datat e përfundimit të vitit shkollor për këtë vit. Nga Ministria e Arsimit është bërë e ditur që parashkollorët, klasat e para deri në klasat e teta të përfundojnë mësimin me datën 2 korrik. Kurse klasat 9,10,11 parashihet të përfundojnë mësimin …
Më shumë...Me 17 qershor 2021 në Rahovec përurohet përmbledhja me kumtesa e fjalime për Ukshin Hotin
Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me shoqatën për Ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare “Arbëria” kanë kënaqësinë që të ju ftojnë të merrni pjesë në aktivitetet e organizuara për nder të 17 qershorit, ditëlindjes së intelektualit dhe atdhetarit të çështjes kombëtare prof. Ukshin Hoti. Më orën 9:00 bëhen homazhe në …
Më shumë...