Nënkryetari i Vetëvendosjes, Driton Çaushi ka vlerësuar se ajo çka ndodhi dje në Kuvendin e Kosovës ka qenë një mbledhje e paligjshme. Sipas fjalëve të tij, arrestimet e deputetëve janë në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën e Kosovës. “Ne do të vazhdojmë me këto veprime deri në deputetin e fundit”, ka thënë Çaushi. Ai sqaroi edhe njëherë se veprimet e deputetëve janë në përputhje me interesat e qytetarëve. Në anën tjetër, deputetja Shqipe Pantina komentoi emërimin e nxituar të anëtarëve të bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Sipas saj, kryeministri Mustafa po synon të gllabërojë çdo bord të pavarur.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …