Vetëvendosje ka përsëritur se projekti i
Zajednicës, siç e quajnë ata Marrëveshjen për Asociacionin, ka rënë pas vendimit
të Gjykatës Kushtetuese. Nënkryetari i Vetëvendosjes, Driton Çaushi ka thënë se
kanë kaluar katër muaj prej nënshkrimit të Marrëveshjes për Asociacionin dhe
gjatë kësaj kohe, Policia ka ushtruar dhunë të paparë ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes.
“Ne sot i
kujtojmë Qeverisë që projekti i ‘Zajednicës’ ka rënë poshtë dhe se qytetarët e
Kosovës e presin vetëm një gjë, dorëheqjen e Qeverisë. Ndryshe, ne do të mbajmë
protesta deri në rrëzimin e qeverisë”, ka thënë nënkryetari i Vetëvendosjes. Ai
ka shtuar se Qeveria, pas vendimit të Kushtetueses, po mundohet të shfaqë një
gjendje të normalitetit sikur gjoja asgjë s’ka ndodhur.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …