Mevlut Cavusoglu

Çavushogllu: Turqia nga BE-ja ka pranuar vetëm ofendime dhe bllokim total

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu ka kritikuar partnerët e NATO-s se po refuzojnë që të ndajnë informacione dhe t’i shesë pajisje shtetit të tij, ndërsa Bashkimin Evropian e ka akuzuar se po e “turpëron” Turqinë. Në një intervistë të publikuar sot në gazetën gjermane, “Bild” Cavusoglu thotë se “ne duhet… të bashkëpunojmë me partnerët tjerë sa i përket blerjes dhe shitjes së sistemeve të armatimit. Ai ka nënvizuar megjithatë se Turqia mbetët një nga përkrahësit më të mëdhenj të NATO-s, ndërsa ka thënë se spekulimet që Ankaraja mund ta lë aleancën po qarkullojnë nga qarqe anti turke, jo nga ne”. Ai gjithashtu ka thënë se BE po e “turpëron” Turqinë duke mos ia dhënë liberalizimin e vizave për rolin e saj në parandalimin e krizës së migrantëve. Turqia ka bërë përpjekje të mëdha që të “përmbushë kushtet e afrimit me BE-në” gjatë viteve të fundit, por ndërkohë ka pranuar “vetëm kërcënime, ofendime dhe bllokim total, ka thënë mes tjerash,  Çavushoglu.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …