Duke folur për marrëdhëniet ekonomike në mes të Kosovës dhe Turqisë, krye diplomati turk, Mevlut Çavushoglu ka theksuar se duhet të ketë edhe eksport të prodhimeve të Kosovës në Turqi dhe ne duhet të angazhohemi për këtë. Gjithashtu duhet të rriten edhe investimet e Kosovës në Turqi. “Ne duhet t’i mbledhim edhe forumet biznesore dhe t’i takojmë biznesmenët tanë për këtë” theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushoglu. Ai paralajmëroi se shteti i tij është i gatshëm të investoj në fushën energjetike në Kosovë. “Në fushën e energjetikës, kompanitë tona janë të gatshme të investojnë dhe nuk duan garanci të blerjes. Financimin do ta bëjmë vetë dhe për një vit do ta kryejmë. Besoj që në investime të tilla kanë interesim firma të fuqishme në mënyrë që të prodhojnë elektricitet dhe Kosova të eksportojë rrymë në një të ardhme të afërt” deklaroi mes tjerash, ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushoglu.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …