Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se dorëzimi i një draft-statuti nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është synim për ta shpëtuar kryeministrin, Albin Kurti dhe për ta dëmtuar Kosovën. Këtë veprim të Edi Ramës Molliqaj është duke e parë si mënyrë për t’i riparuar marrëdhëniet e Kurtit me faktorin ndërkombëtar. Ai ka thënë se çdo veprim për themelimin e Asociacionit është shpëtim për Kurtin dhe në dëm të Kosovës. Parimisht duhet të dyja duke e ndihmuar e ndërhy për interesa të shteteve respektive sepse jemi një komb. Madje Shqipëria e ka obligim edhe kushtetues, në preambulë kujdesin për shqiptarët jashtë kufijve administrativ të saj. Mund të kesh motiv të mirë, por jo gjithmonë motivi të amniston prej rezultateve që i ke. Kurti sot nuk ka nevojë për me u shpëtuar, sot ka nevojë Kosova me u shpëtuar. Për me u shpëtuar Kosova duhet të shpëtohet edhe nga Asociacioni edhe nga Kurti”, ka thënë Molliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …