Çdo vit prej aksidenteve rrugore në botë vdesin rreth 1.2 milionë vetë dhe plagosen 40 deri në 50 milionë të tjerë. OKB-ja ka nisur tani fushatën #MakeASafetyStatement. Aksidentet rrugore janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë për grup-moshat 5-29 vjeç. Prandaj OKB-ja ka nisur tani fushatën, e cila synon të rrisë sigurinë rrugore dhe ta përgjysmojë këtë shifër deri në vitin 2030. “Siguria rrugore nuk është kurrë e përfshirë sa duhet në agjendat politike në shumicën e vendeve. Pasojat e aksidenteve i njohim, por në lidhje me aksionet e ndërmarra për parandalimin, jemi shumë mbrapa tha, i dërguari i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për sigurinë rrugore. Ai vuri në dukje se çdo vit prej aksidenteve rrugore vdesin 1.2 milionë vetë dhe plagosen 40 deri në 50 milionë të tjerë, shumë prej tyre në gjendje të rëndë.(DW)
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …