Çedomir Jovanoviq

Çeda Jovanoviq kërkoi shkarkimin i ministrit serb të Mbrojtjes, Vulin sepse i mbron gjeneratët e dënuar për krime lufte

Partia opozitare Liberal-Demokratike e Çeda Jovanoviqit ka kërkuar shkarkimin i ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, për shkak të planit që të dënuarit për krime lufte në Kosovë të kthehen në ligjërues të Akademisë Ushtarake, transmetojnë  mediet e Beogradit. Në komunikatën e kësaj partie thuhet se Vulin duket se mandatin e tij të ministrit të Mbrojtjes e ka kuptuar si rast për amnestimin e atyre “që e kanë turpëruar emrin e Serbisë dhe që janë dënuar për veprat më të rënda penale”. “Pas marrjes pjesë në kremtim me gjeneralët të cilët janë dënuar nga Tribunali i Hagës me burgim për shkak të përgjegjësisë për krime në Kosovë, vazhdohet me provokimet e ministrit të Mbrojtjes i cili nuk e fsheh më dëshirën për relativizmin e përgjegjësisë së atyre fajësia e të cilëve është argumentuar”, thekson komunikata.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …