Gjykimi në mungesë i Çedomir Aksiqit, i akuzuar për krime lufte gjatë periudhës janar-maj të vitit 1999 në Kosovë, ka nisur një vit më parë dhe vazhdon të shoqërohet me sfida të mëdha për drejtësinë. Kjo është një praktikë e re për sistemin e drejtësisë në vend, e cila është bërë e mundur pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të cilat hynë në fuqi në shkurt të vitit 2023. Sipas këtyre ndryshimeve, është e mundur që të ngriten aktakuza dhe të zhvillohen gjykime pa prezencën e të akuzuarit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe përdhunime të kryera gjatë luftës.. Këto ndryshime ligjore kanë lehtësuar ndjekjen penale të krimeve të luftës, ndërsa Prokuroria Speciale ka ngritur dhjetëra aktakuza në mungesë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që nga viti 2023.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …