leoni

Çedomir Jovanoviq

Çedomir Jovanoviq: Beogradi dëshiron ta marrë Veriun në këmbim të njohjes së Kosovës

Duke folur për dialogun dhe marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë, kryetari i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë (LDP), Çedomir Jovanoviq ka thënë se Beogradi zyrtar dëshiron që në këmbim të njohjes së Kosovës ta marr pjesën veriore të saj. Gjatë fjalës së tij në tryezën me temën “Cila është e ardhmja e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”,ai ka theksuar më tutje se  Beogradi nuk po mund ta thotë publikisht kërkesën e tij për marrjen e veriut të Kosovës. Prishtina dhe Beogradi zyrtar duhet të vazhdojnë bisedimet dhe të ballafaqohen me problemet. Shpesh unë kam thënë se në Serbi se duhet biseduar me Kosovën dhe të ballafaqohemi me problemet. Është problem kur Serbia pranon Sheshelin dhe askujt nuk do i binte më keq dhe ky është një problem në shoqërinë time. Nuk jam i lumtur për këtë dhe ne sot s’mund të llogarisim që do të angazhohen të gjithë në probleme që vetë i kemi formuar, ka deklaruar kryetari i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …