Çedomir Jovanoviq

Çedomir Jovanoviq: Kosova është krejtësisht e pavarur nga Serbia, serbët e Kosovës janë pengje të pamundësisë së Beogradit

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq, deklaroi se është plotësisht i vetëdijshëm që Kosova është krejtësisht e pavarur nga Serbia tashmë me vite dhe se është i sigurt që serbët e Kosovës janë pengje të pamundësisë në Beograd, e që sot transmetohet në mënyrë tjetër, e gjatë viteve 90-të shfaqej ndryshe. “Sado që për dikë kjo pamje është e rëndë për t’u parë, ajo është reale dhe jeta nuk guxon të injorohet”, deklaroi ai gjatë një interviste.  Jovanoviq po ashtu u shpreh se nuk e di në çfarë gjuhe t’ia shpjegojë shoqërisë së tij që Serbia e para duhet ta njohë Kosovën dhe mbi faktin që mori pjesë në krijimin e shtetit të Kosovës, të ndërtojë të drejtën e saj në njëfarë jete normale të serbëve të Kosovës në të ardhmen e këtij vendi.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …