Kryetari i Partisë Liberale Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq, ka thënë se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq është dashur të thotë se Serbia e njeh shtetin e Kosovës i definuar si shtet i qytetarëve që jetojnë në të, është i siguruar eksterritorialiteti për manastiret dhe trashëgimia kulturor serbe. “Kjo Kosovë me Serbinë do të realizojë qarkullimin të papenguar të njerëzve, mallrave, kapitalit e të shërbimeve dhe do t’i ketë kufijtë e hapur. Për mua kjo është fitore”, ka thënë Jovanoviq për televizionin sarajevas Face. Sa më përket mua, ka shtuar Jovanoviq, mendoj se Serbia është dashur të ishte shteti i parë që do t’iu drejtohej shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve të Kosovës e ta tregonte gatishmërinë për ndihmë që Kosova të jetë shtet normal. “Problemet mund të jenë të ndryshëm, porse nuk mund t’i zgjidhim marrëdhëniet me shqiptarët duke i lënë të hapur problemin e Maqedonisë e të Bosnjë e Hercegovinës”, ka përfunduar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti
Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …