Lideri i Partisë Demokratike Liberale në Serbi, Çedomir Jovanoviq, ka deklaruar se kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, me paraqitje nacionaliste dhe me thirrje për konflikt të ri të armatosur me shqiptarët, seriozisht e ka rrezikuar sigurinë kombëtare të Serbisë dhe të gjithë qytetarët dhe serbët në Kosovë. Në reagimin me shkrim, me rastin e deklaratës së sotme të Nikoliqit, zoti Jovanoviq ka theksuar se zyrtarët e Serbisë e kanë obligim ta ruajnë paqen, “e jo të bëjnë thirrje për vuajtje dhe përfundime katastrofale, të cilat vështirë se do t’i kapërcenim”, ka thënë Jovanoviq, raporton agjencia Beta nga Beogradi.
