Kryetari i Partisë liberale Demokratike, Çedomir Jovanoviq ka vlerësuar se ideja për ndryshimin e kufijve në Ballkan përgjithësisht nuk është e mirë, por Kosova është rast special dhe se do të duhej lejuar që të paraqiten propozime për të cilët të bisedohet në mënyrë racionale.”Në përgjithësi, ndryshimi i kufijve nuk është i mirë. Ai është njëri nga parimet bazë e politikës së sigurisë. Megjithatë, ta lejojmë mundësinë që para nesh të dilet me sqarime racionale e për to të flasim”, ka thënë Joavanoviq për gazetën e Podgoricës Pobjeda. Ai ka shtuar se Kosova është rast specifik dhe rajoni duhet të jetë aleat më i madh në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sepse edhe pasoja për rajon pa dyshim se do të ketë, por në rajon duhet të pranohet se pa Serbi të qetë e stabile nuk ka paqe. “Pasi i gjithë rajoni të kuptojë se nuk ka çështje kombëtare që mund të zgjidhte pa pajtimin e shteteve dhe kombeve të tjera, atëherë mund të flasim për Ballkanin evropian”, ka vlerësuar Jovanoviq. Ai ka theksuar se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçqi“ e ka përforcuar pozicionin në raport me pjesën në Serbi që do ta kishte lënë çështjen e Kosovës që edhe me decenie të jetë kryesorja për zhvillim dhe për çfarëdo përparimi”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …