Çekia po përballet me pasojat e tornados vdekjeprurëse me një shpejtësi prej 300 deri në 400 kilometra në orë

Në Çeki kanë filluar aktivitetet për përballjen me pasojat e tornados shkatërruese e cila përshkoi një pjesë të vendit me një shpejtësi prej 300 deri në 400 kilometra në orë. Ushtarë dhe zjarrfikës kanë nisur pastrimin e rrënojave, që kanë mbetur pas një tornadoje tejet të rrallë dhe vdekjeprurëse në Republikën Çeke. Gjatë këtij aksioni është duke u bërë inspektimin e ndërtesave, për të kuptuar nëse ato duhet të rrëzohen. Deri tani është raportuar për 5 persona të mbytur dhe 200 të plagosur të cilët kanë kërkuar ndihmë shëndetësore. Shërbimi për motin në Republikën Çeke, ka thënë se tornadoja ka shkatërruar distancë prej 500 metrash gjerësi dhe 26 kilometrash gjatësi. Qeveria çeke ka thënë se planifikon të ndajë 19 milionë dollarë si ndihmë emergjente, pas shkatërrimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …